Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ciftet qe zgjasin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14552)


Postuar nga agata datë 22 Shtator 2007 - 19:35:

Ciftet qe zgjasin

Ne ditet tona, (flas per ne europe) çiftet qe zgjasin gjithe jeten e tyre, jane te rralle si ai soji ne zhdukje.

Me lindi pyetja.
Kush eshte sekreti i atyre çifteve, dashuria e te cileve zgjat gjith jeten?

E per te tjeret, qe ndahen ose tradhetohen, kush jane arsyet qe e zbehin ose transformojne ate pasjonin e tyre te fillimit?


Postuar nga Balerina datë 22 Shtator 2007 - 19:41:

Mendoj qe karakteri i forte dhe pranimi i faktit qe partneri ka te meta, dhe qe nuk jane te dy njesoj, ka te beje me ciftet qe zgjasin. Kam degjuar arsye te njerezve qe ndahen nga me qesharaket, deri tek me seriozet...dhe pyesja veten perse ndodhin ndarjet qesharake: nga pamundesia e personave qe te tolerojne, mbase? Apo nga fakti qe e filluan marredhenien pa dashuri? Apo nga fakti qe prisnin dicka tjeter nga jeta ne cift?
Nuk e di.


Postuar nga kotka datë 22 Shtator 2007 - 21:05:

Sekreti im personal eshte: Qe kur mbyllim deren e dhomes se gjumit, te gjitha qe jane lene jashte asaj dere, mbeten vetem jashte kesaj dere dhe nuk hyjne brenda kesaj dhome.

Ne kete dhome duhet hyre dore per dore.

Nuk do te thote qe ata qe dashurojme nuk kane dhe nuk bejne gabime dhe duhet te pajtohemi me gabimet e tyre, por keto gabime i takojne nje seance tjeter.


Postuar nga Deb* datë 23 Shtator 2007 - 01:05:

Ta pranosh partnerin,-en me te metat qe ka .Nuk ka njerez perfekt.Tolerimi ,mirekuptimi ,keto jane celsi per nje bashkejetese te gjate e te shendoshe.Kuptohet qe flasim per ''te meta  te pranueshme''.Nuk mund te tolerohet nje mashkull qe e ka per ves tradhetine,dhunen fizike,krimin etj veprime te patolerushme si keto.

 

 

 

 

 


Postuar nga amor alucius datë 23 Shtator 2007 - 01:20:

Suksesi i nje çifti fillon pa u njohur fare;njohje e thelle e vetes (qellime,principe,deshira....)Nje çift duhet te funksionoje ne te njejtin drejtim pra qellimet e perbashketa ne jete jane esenciale.
Nese ke te qarte çfare do,e ke me te lehte te kerkosh njeriun qe mund te te plotesoje ne kete prizem.
Dashuri do thote te zgjedhesh cdo dite per ate njeri: vete-disipline. Do kete perhere njerez rreth-e-rrotull qe do jene inteligjente,simpatike,ambicioze etj. por ne fund fare,mbasi te kaloje ajo marramendja fillestare mendon qe mund te kthehen ne "njeriun tend"?!
E ne fund fare,nje doze e mire durimi


Postuar nga kotka datë 23 Shtator 2007 - 07:03:

Nje anekdode e lezetshme ne lidhje me sa shkruan me siper Amour per durimin.

Plaka ishte ne momentet e fundit te vdekjes dhe ishte afer te nentedhjetave.  Plaku si shume i dashuruar tere jeten mbas saj, e pyet duke i sherbyer deri ne momentin e fundit.  "Kemi qene nje cift shume i dashur dhe e di qe me ke sherbyer e te kam sherbyer tere jeten, por para se te me lesh vetem te lutem me thuaj sekretin tend, cfare fsheh ne ate kutine me celes qe e mban gjithmone ne dollap, se nuk dua ta hap pa lejen tende".

"Ok", i thote plaka, "hape dhe do te them."  Kur plaku hap kutine sheh nja dy fustanka te vogla kukllash dhe paketa dyzinash me para.

"Nuk po kuptoj" i thote plaku, "c'jane keto fustanka kukllash" pyet me cudi...

"Keto fustanka une i qepja ne dhome kur mbyllesha vetem ne momentet kur kam qene e merzitur nga ty dhe nuk doja te debatonim, ndersa parate jane nga fustankat e kukllave, qe kam shitur tere kohen qe kemi jetuar bashke"

Ky ishte celesi i marteses afatgjete i plakes dhe i plakut, por jo i imi

Cdo cift mendoj une ka celesin e vet


Postuar nga briseide datë 30 Tetor 2007 - 20:56:

Hmmm ndoshta thelbesor eshte PRANIMI + pjekuria e sakrifica


Postuar nga erious datë 04 Maj 2009 - 00:55:

Re: Ciftet qe zgjasin

Citim:


Me lindi pyetja.
Kush eshte sekreti i atyre çifteve, dashuria e te cileve zgjat
Dashurohet me vegla e jo me fjale... fjalet i mer era


Postuar nga AngelDevil datë 04 Maj 2009 - 01:54:

dashuria me zemer shpirt e vegla :p perkushtimi dhe respekti per njeri tjetrin

futi e ca doza shejtanlliqesh neper te qe mos kaloje lidhja ne monotoni e nuk vdes kurre


Postuar nga erious datë 04 Maj 2009 - 02:00:

pse ju femrat keni bindjen qe egziston vertet Dashuaria...? megjithse s esht per tju von shum faj, ka njerez qe besojn ne Zot, pse ju te mos besoni ne Dashuri


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.