Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Në Maqedoni miratohet ligji i ri për arsimin e lartë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1461)


Postuar nga Fajtori datë 19 Korrik 2003 - 23:22:

Në Maqedoni miratohet ligji i ri për arsimin e lartë

Me shumicë votash në parlamentin e Maqedonisë u miratua ligji i ri për arsimin e lartë, apo sipëror. Me ndryshimet e këtij ligji u kapërcye problemi politik për zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës.

Deputetët e pozitës dhe të opozitës kanë zhvilluar një debat tejet polemizues. Deputetët e pozitës e kanë mbështetur ligjin në fjalë me arsyetimet se me këtë ligj realizohen dy dispozita nga Marrëveshja e Ohrit që kanë të bëjnë me financimin shtetror të arsimit të lartë në Gjuhën shqipe në Maqedoni dhe përdorimin zyrtar të shqipes në Universitet. Deputetët e opozitës maqedonase kanë vlerësuar se miratimi i ligjit për arsimin sipëror ka prapavijë politike. Sipas tyre, Maqedonia nuk do të ketë kapacitet që të financojë tre universitete shtetërore.

Universiteti i Tetovës është themeluar në vitin 1994 dhe gjatë nëntë viteve të kaluara nuk është njohur nga qeveritë maqedonase. Për momentin në këtë universitet studiojnë mbi 10 mijë studentë.


Postuar nga volter datë 27 Janar 2004 - 16:04:

Rrofsh!

Te lumte! Shume e ekzakte per ate qe the. Mendoj se gjithçka qe potencove eshte top fare. Zyrtarizimi i Universitetit te Tetoves ka ngjallur nje gezim te papershkruar ne te gjithe vendet shqiptare. Ne lidhje me kete ne Sheshin e Tetoves eshte mbajtur nje manifestim kulturor- artistik per te festuar me madheshti te plote endrren e tyre te kamotshme. Si thote nje fjale e urte "E verteta vonon, por nuk harron."
Ju pershendes nga shpirti!


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.