Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Shendeti mendor. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14671)


Postuar nga heathcliff datë 09 Tetor 2007 - 01:31:

Post Shendeti mendor.

Nje njeri ndodhet ne gjendje normale cilatdo qofshin problemet e tij te thella, kur ai arrin te bashkejetoje me to duke iu pershtatur vetvetes dhe te tjereve pa u paralizuar se brendshmi prej konflikteve personale si dhe kur nuk lihet menjane nga te tjeret, paveresisht nga divergjencat e paevitueshme me ta. Individ normal eshte ai qe e ndjen veten mire dhe jo ai qe deklarohet si i tille, as nje i semure qe nuk enjeh veten e tij, por nje person qe ruan ne veten e tij aq fiksime konfliktuale sa dhe pjesa tjeter e madhe e njerezve. Njeriu normal eshte ai qe nuk ka takuar gjate jetes se tij veshtiresi te jashtme ose te brendshme me te medha nga cmund te perballoje ekuilibri i tij i trasheguar ose i fituar, aftesite e tij personale mbrojtese ose pershtatese qe do te benin te mundur nje zhvilim elastik te nevojave te tij instiktive, te proceseve te tij primare dhe sekondare ne planet personale dhe sociale, duke patur nje sens te mire orientimi objektiv.

marre nga Psikologjia anormale: F. Osmanaga 2006

do te kisha pas deshire te sjellim materiale te ndryshme qofte edhe ne gjuhe te huaja qe japin informacion mbi shendetin/semundjet te ndryshme mendore...


Postuar nga kotka datë 15 Tetor 2007 - 21:12:

Si mund te sherohet dhe te vije ne jete normale perseri nje nene sa me shpejt nga humbja e nje femije 21 vjecar.

Ajo po humbet kile per dite e per dite, po plaket per dite e me shume, ka shenja te theksuara ankthi, anoreksie, pagjumesie dhe renje te theksuara flokesh ne pjesen e perparme te ballit, grindet me cdo njeri dhe sidomos me ata me te dashurit, qe i sherbejne dhe e ndihmojne me shume.

Nuk eshte fare ne gjendje pune edhe pse kane kaluar 40 dite te humbjes se djalit.

Kurajua nga njerezit nuk i ka munguar, por asgje nuk punon, as psikologu, as mjeket, as ilacet antidepresive, as shoqeria, as familja dhe te gjithe jane te shqetesuar tashme per shendetin e saj.

Per dite po tretet e me shume dhe te gjithe e dine qe kjo eshte nje mental situation......


Postuar nga kurt datë 23 Janar 2008 - 15:53:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Si mund te sherohet dhe te vije ne jete normale perseri nje nene sa me shpejt nga humbja e nje femije 21 vjecar.

Ajo po humbet kile per dite e per dite, po plaket per dite e me shume, ka shenja te theksuara ankthi, anoreksie, pagjumesie dhe renje te theksuara flokesh ne pjesen e perparme te ballit, grindet me cdo njeri dhe sidomos me ata me te dashurit, qe i sherbejne dhe e ndihmojne me shume.

Nuk eshte fare ne gjendje pune edhe pse kane kaluar 40 dite te humbjes se djalit.

Kurajua nga njerezit nuk i ka munguar, por asgje nuk punon, as psikologu, as mjeket, as ilacet antidepresive, as shoqeria, as familja dhe te gjithe jane te shqetesuar tashme per shendetin e saj.

Per dite po tretet e me shume dhe te gjithe e dine qe kjo eshte nje mental situation......

kjo eshte nje ceshtje e nje shpirti te madh, e nje shpirti te bukur, shpirt njeriu. kjo ndodh kur nje noble shpirt humb dichka kaq te madhe ne jete. shume filizofa thojne qe, sa me shpirt i mire dhe i bute te jene ky njeri aq ma e veshtire do te jete ta marrin veten ma. nuk asht e cuditshme qe ky njeri kurre most ta marrin veten. fatkeqesia e nje shpirtimiri.


Postuar nga daedal datë 05 Mars 2008 - 01:16:

ÇRREGULLIMI DEPRESIV MADHOR

I. KRITERET DIAGNOSTIKE SIPAS DSM-IV-ËS PËR ÇRREG. DEPRESIVE MADHORE

A. Anamnezë për një ose më shumë episode depressive madhore
B. Të mos ketë patur anamnezë për asnjë episod maniakal,hipomaniakal apo episod të përzier.

II. TIPARET KLINIKE TË ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Çrregullimi depresiv madhor ka nje mortalitet të larte ; rreth 15% .
Diagnozat bashkëekzistuese përfshijnë çrregullimin e panikut,çrregullimet e te ngrenit dhe çrregullimet që lidhen me substancat. Këta çrregullime duhet të perjashtohen me anamnezë
B. Çrregullimi depresiv madhor shpesh komplikon prezencën dhe trajtimin e të sëmurëve me sëmundje të tjera si infarkti i miokardit,insultet cerebrale dhe diabeti.
C. Çrregullimi shpesh shfaqet pas një stresi të rëndë si psh : humbja e një të afërmi.
D. Të gjithë pacientët duhen pyetur nëse kanë patur ndonjehere ide apo tentative qëllime suicidale .shtrimi në spital ështe i domosdoshëm sidomos në rastet akute.
Rreziku për suicid mund të rritet edhe në rastin kur pacienti fillon ti përgjigjet mjekimit. Mungesa e iniciativës dhe energjitë e ulura mund të përmisohen më përpara dhe më shpejt se se sa humori gjë që i bën shpesh pacientët të kryejnë tentativa suicidale
E. Rreziku për suicid është më shumë I lidhur me shkallen e humbjes së shpresës dhe jo se sa nga ashpërsia e depresionit.

III. EPIDEMIOLOGJIA E ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Prevalenca varion afeërsisht nga 3-6%, në raportin 2:1 femra meshkuj.
B. Afërsisht 50% e pacientëve të cilët kanë patur vetëm një episod depresiv madhor pësojnë rekurrencë. Rekurenca rritet në 70% pas dy episodeve dhe në 90% pas tre episodeve.
C. Dy të tretat e pacientëve rikthehen në nivelin premorbid të funksionimit në periudhat ndërmjet episodeve depressive madhorë.
D. Çrregullimi depresiv madhor haset dy herë më shumë në nivelin e kushërinjve të parë, në krahasim me popullatën e përgjithshme.

IV.KLASIFIKIMI I ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Çrregullimi depresiv madhor me tipare psikotike. Depresioni është I shoqëruar me halucinacione deluzione të cilat mund të jënë humor përputhëse (përmbajta është kryesisht e perputhur me temat tipike depresive) ose jo humor përputhëse (përmbajtja nuk përfshin temat tipike depresive).
B. Çrregullimi depresiv madhor,kronik. Plotëson të gjithë kriteret e çrregullimit depresiv nadhor së paku 2 vjet.
C. Çrregullimi depresiv madhor me tipare katatonike Shoqërohet së paku me dy nga kriteret e mëposhtme:
1. Palëvizshmëri motore ose stupor
2. Hiperaktivitet motor i paqëllimshëm.
3. negativizëm ekstrem ose mutizëm
4. postura bizarre ose te papërshtatshme ,lëvizje steriotipike, ose grimassa
5. Ekolali ose ekopraksi.
D. Çrregullimi depresiv madhor me tipare melankolike. Depresioni shoqërohet me anhedoni të ashpër ose mungesë reagimi dhe dëshire për aktivitete stimujve të këanqshëm që dikur I sillinin kënaqësi,dhe së paku së paku me tre nga të mëposhtmet:
1. Kualiteti i humorit ështe dukshëm i depresuar
2. Humor shumë të rënduar në mëngjes
3. Zgjim herët në mëngjes .
4. Ngadalësim psikomotor i dukshëm.
5. Rënje e theksuar në peshë.
6. Ndjenjë Fajësim ti tepruar ndaj vetes

E. Çrregullimi depresiv madhor me tipare atipike. Depression is accompanied by mood reactivity and at least tëo of the folloëing:
1. Shtim I rëndësishëm në peshë.
2. Hipersomni.
3. "ndjenje rëndimi" në ekstremitete (leaden paralysis - paraliza me gjymtyre si prej plumbi).
4. Chronic pattern of rejection sensitivity, që rezulton në disfunksion të rëndësisshëm social ose profesional.
5. Nuk plotëson kriteret për çrregulim depresiv madhor me melankoli ose tipare katatonike.

F. Çrregullimi depresiv madhor i paslindjes.
Fillimi i episodit brenda katër javëve të para, pas lindjes.
G. Çrregullimi depresiv madhor stinor
1. Episode të rikthyeshme të depresionit me një model fillimi në të njëjtën kohë të çdo viti.
2. Remisione të plota që vërehen në të njëjtën periudhe të vitit.
3. Mbi një periudhe dyvjeçare janë vërejtur të paktën dy episode sezonale por pa ndodhur episode jashtshtë stinore.
4. Episodet stinore janë në numër më tepër se ato jo stinore.

V. DIAGNOZA DIFERENCIALE E ÇRREGULLIMIT DEPRESIV MADHOR
A. Trishtimi,zija
1. Zija mund të shkaktojë shumë simptoma të episodit depresiv madhor .
2. Zija normale nuk duhet të paraqesë simptoma depressive të cilat të mund të shkaktojnë mosfunksion social që zgjasin më shumë se dy muaj.
B. Çrregullimi i përshtatjes me humor depresiv
1. Ngjarja stresante mund ti paraprijë may precede fillimit të episodit depresiv madhor, gjithësesi disforia që lidhet me stresorin nuk permbush kriteret për Episod depresiv madhor duhet të diagnostikohet si një çrregullim përshtatje.
C. Çrregullimet e ankthit
1. Simptoma të ankthit shpesh që shoqërojnë depresionin coexist bashkekzistuese
2.Kur simptomat e ankthit shoqërojnë simptomat e depresionit , depresioni duhet te jetë fokus I trajtimit sepse mund të mbartë nje sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë .Antidepresivët janë shpesh efektivë në trajtimin e çrregullimeve te ankthit.
D. Skizofrenia dhe çrregullimi skizoafektiv
1. Depresioni mund të shoqërojë psikozat akute.Depressioni I spikatur psikotik mund te bëhet I vështirë për tu dalluar mga një çrregullim I mirëfilltë psikotik.
2. ne përgjithësi në Depressioni psikotik ,simptomat e humorit munfd te paraprijnë fillimin e simptomave psikotike.
I3.Funksionimi premorbid dhe në periudhën ndërmjet episodeve ndërepisodik janë përgjithësisht të larta në pacientët me çrregullime të humorit,krahuasuar me pacientët me çrregullime psikotike.

E. Demenca
1. Demenca and depresioni mund të shfaqen me ankesa si apatia, koncentrim i pakët dhe kujtesë të dobët.
2. Deficitet konjitive nga çrregullimi i humorit mund te jetë e ngjashme me Demencën.. "Pseudodemenca" është përcaktuar si depression që imiton demencën .
3. Dallimi I Demencës nga depresioni mund të jetë shumë I vështirë në të moshuarit .
Kur diagnoza është e pasaktësuar e paqarte
prove testime I antidepresivëve mund të jetë I dobishëm sepse depresioni është I rikthyeshëm ndërsa demenca jo.
4. Anamneza dhe ekzaminimet janë të nevojshme për të saktësuar shkaqe organike ose medikamentoze të demencës .

F. Çrregullim humori si pasojë e një sëmundjeje mjekësore të pergjithshme
1. Anamneza dhe ekzaminimi mund të nxjerrin në pah nje gjëndje potenciale shendetësore që paraqitet me simptoma depressive.
2. Kjo diagnose aplikohet në rastin kur çrregullimi I humorit është rrjedhojë direkte psikologjike e nje çrregullimi mjekësor dhe jo nje përgjigje emocionale ndaj sëmundjes fizike.Për shembëll shpesh sëmundja e Parkinsonit shoqërohet me një sindrom depresiv,që nuk është thjesht një reaksion ndaj paaftësisë së sëmundjes .

G. Crregullim humori i shkaktuar nga substancat
1. Duhet kryher një ekzaminim kujdesshëm i të gjitha mjekimeve,abuzimit me droga ,ose ekspozimit ndaj toksinave
2. Alkooli, abuzimi me drogë ,qetësuesit,dhe kontraceptivët oralë mund të shkaktojnë simptoma depressive.
3.Ëithdraëal terheqja svjerdhja nga simpatomimetikët ose amfetaminat mund të shkaktojë një sindrom depresiv.


Postuar nga sguardo strano datë 31 Tetor 2008 - 19:17:

doja vetem te shkruaja dicka pas asaj qe kishte shkruar KOTKA


Eshte vertet e veshtire te flitet per humbjen e nje personi..
Jane ndjenja te cuditshme,ne dukje shume paradoksale,e megjithate bejne pjese tek natyra njerezore..
Ndjesite e pabesimit nderthuren me ato te ZEMERIMIT dhe aftesia "per te bere force" zhduket,dhunshem.
Mendja perqendrohet ne BOSHLLEQET,ne cdo gje te pakuptimte..
Vjen natyrshem qe te NDALOHESH,te mbyllesh ne guasken tende,ne trishtimin dhe ne paaftesine per te bere cdo gje e fjalet nuk tingellojne me...

me duket edhe me e veshtire te imagjinoj se si mund te ndjehet nje nene pas humbjes se femise...


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.