Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Leter shkruar Vetes!
A ju ka ndodhur valle ndonjehere qe te uleni dhe t'i shkruani nje leter vetes? Mund te duket qesharake dhe gati absurde,por edhe ndodh keshtu. Eshte nje katarsis shpirteror dhe psikologjik si nje lloj terapie mbas te ciles te ben te ndiehesh mire,ndryshe. Une kam letra te tilla drejtuar vetes, shkruar per Mua,personin tim,diten time,castet e mia dhe gjithcka tjeter timen.
Ndokush mund ta shohin edhe si shprehje te egoizmit apo te narcizmit,por ta shohesh me thelle eshte Ndryshe eshte thjeshte nje leter shkruar Vetes.
Shpresoj te lexoj te tilla ne kete teme.
Ju pershendes.
Tetor 15, 1975
Sa shume te dua vetja ime
Nentor 30, 1998
Sa xheloze je vetja ime
Mars 25, 2007
Sot ishe shume dembele vetja ime
Shtator 15, 2007
Sot ndjeva cmendurine brenda teje vetja ime
Dhjetor 29, 2007
Kete dite duhet te jesh shume e bukur
:p
Kurre nuk i kam shkruar leter vetes
vjeshte 79
ja ia dolem mbane,,, tani u nisem & nbsp))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))
)))(((((((((((((((((()))))))))))))))))))))))))))))
)))((((((((((((((((((((((((())))))))))))))))))))))
))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))((((
((((((((((((((((((((((((((((((((()))))))))))))))))
)))))))))))))))))(((((((((())))))((((())))))(((())
)))()()()()()()()()()()()()()()((((((((((((((((((
E dashur Une...
Sa e ftohte dhe e larget behesh ndonjehere.
Te kerkova sot ne hapsiren reflektuese te pasqyres, ne tiparet e mia por fatkeqesisht nuk te gjeta aty. Ndonjehere nuk te njoh as une,as mendja ime qe ne "kazanin" e saj te perpunon dhe te servir me pas ne pjaten e realitetit..........
Shpesh here tregohesh ndryshe nga c'je ne te vertete.
Pse e ben kete?
Ku kerkon te arrish?!
nentor 2006
ps: Kotka dhe heath....faleminderit per pjesmarrjen tuaj...
..........Hej.........
Si u ndjeve sot kur e kishe para syve dhe ishte aty vetem per ty??
Mire ...konfuze apo e gjithe kjo te la indiferente si gjithmone per gjithcka ?
Pse nuk pergjigjesh,pse i fshihesh shikimit tim ne pasqyre,pse mundohesh ta fshehesh shkelqimin rrezatues te syve dhe buzeqeshjen ta ndrydhesh ne "zgerdhimje"...??
Pse vazhdon te qash xhanem?
Pusho , gelltiti lotet , vazhdo "avazin" tend, por neser mos u pendo!!
nentor 2006
Si nuk kupton qe duhet te ndjekesh sinjalet e trupit dhe te shpirtit, dhe te mendjes bashke? Si nuk i degjon alarmet e kuqe qe ulerasin brenda teje dhe qe thone dicka shume e rendesishme nuk shkon si duhet?
Kur do vesh mend qe kur kenaq egon e te tjereve,kur shprehesh, hedh gure larg ne liqen dhe i largon personat ne vend qe t'i besh te vijne prane bregut.
Thirri mendjes dhe meso te kuptosh vetveten, ndryshe do nevrikosem shume me ty.
nuk i shkruaj letra dhe as nuk i flas me ze vetes,,, por tani po i them vetes,,, no time is left...
Alo.
U lodha duke te kujtuar se jam ketu. Ngreje receptorin e shpirtit tend dhe degjo ate se c'ka per te te thene ai. Mos u bej e shurdhet ndaj vetvetes! Mos u bej e verber ndaj ndjenjave te tua! Me lodhe me kokfortesine tende. Me dermoi krenari e jotja. Kjo deshire e "dhunshme" per t'iu permbajtur parimeve te pashkruara.
Nuk di me se ku te te kerkoj. Ti me shmangesh. Edhe ne takimet e here pas hershme me pasqyren ti me fshihesh.
Kush te largoi nga une??
06 nentor 2007
18:30
just shut up and do not write anymore
it's stupid.........
E dashur...!
Jam mesuar keshtu t'i filloj letrat,por nuk e di a shkon: e dashur vetja ime! hahaha.Por jo,po tingelloka bukur dhe pse duket qesharake.me e dashur se vetja,nuk besoj se kemi dic tjeter.
Vetja eshte ajo qe ekziston ne shtartin e kenaqesise se paprekshme.
Sa shpesh e burgosim me prangat e realitetit!Sa shpesh e nisin me pushime ,kur duam te jemi kameleon dhe te dukemi te bukur ne ditet e zymta qe jetojme!
Sa shpesh ne e gjykojme ne seancat e gjyqit dhe po aq shpesh e mbojme!
Sa shpesh e leme te fluturoje kur pranvera e shpirtit lulezon me mijera aroma manushaqesh!
sa shpesh i themi :"Mjaft ti nuk di asgje!" dhe po aq shpesh i themi :"Ku je? Ku ke humbur?Perse/"
ndaj qenka mire t'i shkruash vetes,qofte dhe nje leter dashurie.T'i tregosh se ajo eshte dashuria e madhe e jetes tende.te zgjohesh ne mengjes dhe asaj te pares t'i japesh nje lule mirmengjesi,ta shtrengosh fort ne krahe dhe t'i japesh bekimin e dites se re.
T'i thuash :"TE DUA" cdo cast dhe ne fund te mos harrosh ta falenderosh pse ekziston,pse frymon ne ty, pse eshte ajo qe te kthjell e te tregon rrugen kur humbet labirinteve te zhurmshem te mozaikut, pjese te se cilit jemi.
Te dua shume!!!
Gjithsej 45 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.