Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Imazhe ne Mjeksine Klinike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14844)
Imazhe ne Mjeksine Klinike
ideja e marre nga revista "New England Journal of Medicine"!
ideja eshte qe ne kete teme te vendosen imazhe te ndryshme qe kane te bejne me semundjet e ndryshme: radiografi,CT,RM,fotografi qe tregojne shenja te ndryshme,ekografi,pamje anatomie,etj etj etj...per secilen prej tyre mund te jepet ndonje shpjegim i vogel per te shpjeguar figuren!me pak fjale te formojme nje galeri imazhesh qe te mund te na sherbejne te gjitheve ne te ardhmen!
me kalimin e kohes do behet cdo gje me e qarte keshtu qe mund te fillojme pak e nga pak
kafshim merimange
Cod. A25112007
imazhi ketu paraqet nje kafshim merimange. zona me ngjyre kafe eshte zona ku ka kafshuar merimanga dhe ka pesuar nje demtim me vdekje qelizash (nekroze). perreth saj mund te vini re nje zone te kuqe (eriteme)!
CT pazienti ne faze terminale
Cod. A27032008
ky eshte imazh i nje tomografie te kompjuterizuar te bere mbi nje pacienteje ne moshen 37 vjec ne fazen terminale te semundjes se saj ku kishte zhvilluar bronkopneumopati kronike te rende. ajo ishte futur ne listen e trapiantit ne kohen kur ka kryer kete tomografi dhe para 1 muaji e gjysem u trapiantua.
kjo tomografi tregon mjaft mire se ne cfare gjendje ishte: mund te shihni ne menyre te qarte bronkiektazite qe kishte (imazhin ne te djathten tuaj,ne pjesen e pasme shihni disa forma si tuba,forma me e thjeshte e nje bronkiektazie). bronkiektazite jane zgjerime te bronkeve ne mushkeri si pasoje e humbjes se elasticitetit te faqeve te tyre. ne bronkiektazite e tjera mund te shihni material te bardhe qe jane sekrecione te ndryshme mbi te cilat jane rritur bakterie qe kane ndihmuar ne formimin e bronkiektazive. po ashtu ne te djathten tuaj,pak me siper atyre formave tubulare mund te shihni nje vije disi me te trashe...ajo eshte kufiri ndermjet lobeve te mushkerise se majte e cila ndahet ne 2 lobe (dhe ketu eshte e infiamuar prandaj duket me teper se c'duhet) dhe nje formacion te vogel qe merr emrin lingule. ne te djathte lobet jane 3.
pamja ketu ka kaluar ndarjen e trakese ne 2 bronket qendrore (2 rrathet qe shihni brenda pjeses se bardhe) dhe bronku i majte eshte gati duke u bashkuar me nje ndarje tjeter me te vogel te tijen.pak a shume ne kete lartesi ndodhen edhe arteriet polmonare qe cojne gjakun per tu pastruar ne mushkeri (ne kete imazh nuk dallohen mire sepse teknika perqendrohet ne analizen e parenkimes pulmonare duke lene menjane pjeset e tjera si kocka qe me zor dallohen sic mund ta vini re tek kockat e shtylles kurrizore dhe materialin dhjamor sic mund te jete tek gjiri i femres qe ne figure mund ta dalloni shume zbehte).
pacientja ishte ne terapi me oksigjen dhe ajo qe shihni ne pjesen e perparme te ndare nga trupi eshte tubi i qe lidh masken e oksigjenit me aparaturen portative qe pacienti kishte.
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.