Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A duhet lene Bakshish Kamariereve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14845)
A Duhet Lan Bakshish Te Kamariereve
SI NDIEHENI E KENI SPONTANIO APO DETYRIM PER TI NDIHMUAR
Une i le gjithmone bakshish kamarjereve...Se di po ashtu e kam per zakon...
Disa thone qe mos i le gje ata e kane per detyre te na sherbejne...por une asnjehere s'dale pa i lene bakshish...
Vlera e nje mashkulli shihet ne tavoline ke bakshishi thone keto ketu 20%- 30% eshte e pranueshme :p
Kamarieret paguhen shume pak, keshtu qe pagesa e tyre duhet te kompesohet me borbuar.
Duhet lene ne varesi nga vendi ku jeton. Cdo vend ose shtet ka statistikat e veta dhe kerceje vallen njelloj me te tjeret, por as me kuvarllinjte e medhej dhe as me cingunet e medhej.
Ne Americe 15% eshte normal per Dinner dhe 10% per lunch, po qe se ulesh ne trapeze. Ne buffet $2.00 per person eshte normal, por edhe ketu varet nga buffet.
Edhe une le bakshish,sidomos kur eshte lokali qe frekuentoj me shume .E kam si per mbaresi.
Ne Europe nuk lihet bakshish dhe nqse le ndonje ,le shume pak sa per te krujt xhepat.
Ktu ne USA eshte detyrim moral dhe eshte bere edukate lenja e bakshishit. Zakonisht porosis cary out ,gjithmone ne te njejtin restorant, i lej bakshish 5 ose 10 % duke supozuar se do ngelem e kenaqur nga c'me kane pregatit.
Ne Shqiperi kam len bakshish vetem ne restorantin ku kam vajt me shpesh.Ne vendet e tjera gjithcka mvarej nga sherbimi. Atje kamarjeret duhet te edukohen me pare.Akoma nuk e kane ate konceptin qe jane sherbyes te parase qe marrin. Gjithmone mvaret nga vendi se ku shkon kuptohet.
Pa dyshim, kamarieret e quajne dite me fat kur kane kliente te tille.:p
Bakshishi eshte nje nga gjerat qe urrej me shume, per mua ska kuptim. Te jap dicka me shume per nje pune qe paguhet dhe po qe e ulet rroga e kamarierit s'eshte puna ime. Ne vende te ndryshme sillen ndryshe, po amerikanet siduket jane shume te pasur meqe e paskan dhe si kulture mua sinqerisht me duket gje tjeter.
Preferoj tia jap dikujt tjeter qe mbase ka me shume nevoje se sa te ndjehem e detyruar sa here qe shkoj ne nje bar apo restorant.
SA KORRONACE TI O TULIPANI.. PO SIKUR HERES TJETER QE TE VESH.. TE PESHTY NE USHQIM KAMARJERI.. SI I BEHET.. SI DO NDIHESHE TI..? :p
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Bakshishi eshte nje nga gjerat qe urrej me shume, per mua ska kuptim. Te jap dicka me shume per nje pune qe paguhet dhe po qe e ulet rroga e kamarierit s'eshte puna ime. Ne vende te ndryshme sillen ndryshe, po amerikanet siduket jane shume te pasur meqe e paskan dhe si kulturemua sinqerisht me duket gje tjeter.
Preferoj tia jap dikujt tjeter qe mbase ka me shume nevoje se sa te ndjehem e detyruar sa here qe shkoj ne nje bar apo restorant.
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.