Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Okulistika dhe ORL (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14981)


Postuar nga klasa datë 01 Dhjetor 2007 - 12:18:

c'mund te bej per miopine

Jam e shokuar, pasi nga nje vizite e rastesishme tek mjeku okulist rezultoi qe femija im (12 vjec) del me miopi (-3).

ju lutem, me jepni ndonje mendim, ide apo cfare tjeter mund te bej per ta ndihmuar, kuruar apo cfaredo tjeter.

thank you


Postuar nga NS-6 datë 02 Dhjetor 2007 - 00:08:

trajtimi i miopise

i vetmi trajtim qe di me siguri ne kete rast jane syzet qe ne kete rast behen edhe te detyrueshme duke marre parasysh edhe moshen e femijes dhe graden e miopise. kam degjuar ne menyre siperfaqsore mbi mundesi nderhyrjesh kirurgjikale per te ndryshuar graden e miopise por nuk kam informacione te mjaftueshme mbi kete gje keshtu qe nuk mund tu them dot me teper!per kete eshte me mire te pyesni nje specialist.

me habit pak fakti qe eshte bere nje vizite e rastesishme dhe kjo grade miopie nuk paska sjelle asnje problem tek femija (nuk eshte ankuar ndonjehere qe ka probleme me shikimin ne shkolle?)!


Postuar nga daedal datë 02 Dhjetor 2007 - 01:25:

Nje shoku im ka bere operacion ne Rusi para 7 vjetesh dhe tashme nuk ka asnje problem. me kujtohet se xhamat e syzeve te tij dikur ishin shume te trashe


Postuar nga klasa datë 02 Dhjetor 2007 - 22:45:

faleminderit per pergjigjet tuaja,

ne fakt femija ne pergjithesi nuk ka patur probleme shendetesore dhe ka nje zhvillim norma, i shkelqyer ne mesime, i talentuar ne pikture, i mireinformuar ne gjuhe te huaja, i dalluar ne muzike, aerobi e basket.
mbase ndonjehere eshte ankuar per pozicion ne banke por kjo ankese nuk ka qene shume e forte dhe eshte anashkaluar.

problemi tani qendron si do ta trajtoj, ne cfare klinike ta coj, ne cilin shtet te botes mund te ndjehem me e sigurte per llojin e syzeve apo dhe per cilesine e xhamit
dhe ajo qe me intereson a mund te disponoj ushtrime per te ndihmuar shikimin qe te shkoje drejt permiresimit?

ju falenderoj perseri


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.