Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Rinia shqiptare VS tranzicionit te tejzgjatur (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15021)


Postuar nga cancer datë 09 Dhjetor 2007 - 02:22:

Rinia shqiptare VS tranzicionit te tejzgjatur

Pershendetje te gjitheve.Dua te hap kete teme per te diskutuar veshtiresite e te rinjve shqiptare per te care ne jete ketu ne Shqiperi.Une mbarova shkollen e larte kete vit dhe e pata shume te veshtire per te gjetur nje pune.Dhe te mendosh qe un jetoj ne Tirane ku gjithsesi ka levizje.Po ne rrethe?Po nuk fute miq nuk ke shanse te gjesh nje vend pune.Eshte e pamundur.Dhe situata sa vjen e perkeqesohet.Te vjen te largohesh sa me pare nga ky vend sepse nuk ke mundesi te shprehesh aftesite e tua, te vleresohesh financiarisht sic e meriton.Eshte nje gjendje aq e degraduar sa te merr frymen.Nuk pyet me njeri nqs je i shkelqyer ne punen qe ben.Rendesi ka a ke ndonje njeri tendin qe ka pushtet te te ndihmoje.Ndihesh i pafuqishem dhe komplet i pamotivuar.Vetem e shtyn se ske ca ben.Nuk e di po do te doja qe te jepnit eksperiencat dhe mendimet tuaja


Postuar nga kurt datë 17 Janar 2008 - 15:03:

ah!!! rinia ne shqiperi!!?!!!?!!!?!!

per nje dichka jam shume dakord me ty. ne shqiperi e ndjen veten shume te pafuqishem, kjo eshte shume e vertet. kam me shume se 13 vjet pa vizituar shqiperin por shume here kjo gje me shkon ndermend. te pakten ti mbarove shkollen, une mora rruget e botes ne moshen shume te re dhe kurr nuk u ktheva me ne shkolle. ta them te drejten nqfse ti gjen pune ne tirane, rri aty. une kalova moshen me te bukur te jetes time larg vendit tim, larg vajzave shqiptare, larg popullit tim, ndoshta kam patur nje liri te bredh kudo ne amerike dhe evrope, po cha nuk do jepja te isha 17 vjech edhe njehere, mosha kur i thashe lamtumire vendit tim. kam kaluar kohe shume te mira ne perendim,dhe ndjej veten me fat per shume gjera, po kur mendoj thelle kto mbeten thjeshte vetem ca kujtime. shpirti im nuk eshte i kenaqur. po te isha 17 edhe njehere do rrisha ne vendin tim, aty kur te filloj te plakem do me njhin njerezit, aty ku do te bija ne dashuri me nje vajze shqiptare,aty ku do rriteshim bashke, vendi im. ktu ne amerike edhe kta amerikanet jane te humbur si ne. edhe kta qe jane rritur ktu, eshte jeta e tille qe i ben njerezit shpirta te humbur ktu. dhe pastaj mesohesh me ket jet pa shije. kur shikoj njerezit e plakur ktu me hyn njne frike, se ata jane te gjithe te vetmuar. me hyne frika se jeta me ndavi nga prinderit e mi, se nuk jam atje qe ata te plaken me mua prane, se edhe une u mesova ne vetmi sikur kta njerz te ftoht te perendimit. nuk penohem per shume gjera ne jete dhe nuk e ndjej veten fatkeq po per nje gje e ndjej veten fat keq, kalova rinine large nje shoqerie te bukur shqiptare,larg gocave te bukura te vendit tim, kur mendoj thelle i tham vetes qe zoti me paska mallkuar. good luck


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.