Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- SOFRA REFIMESH (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15146)


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Dhjetor 2007 - 06:46:

Post SOFRA REFIMESH

Ne kete teme le te kete nje diskutim te lire, pyetje qe do te shtrohen nga pjestaret e forumit.

Mqs jemi ne kohe festash, ku shpenzimet jane te shumta do ta filloj temen me pyetjen:

Ne c'menyre "pasuroheni" .....menyra qe paraja nuk i ble dot?


Postuar nga ESHI datë 31 Dhjetor 2007 - 08:07:

Pershendetje Enigme. Teme shume e bukur.

Pasurine me te madhe do quaja Familjen dhe shendetin. Familjen, qe me mbush me jete dhe me pasurojne cdo dite te jetes.
Shendeti te cilin nuk mund ta blesh sikurse edhe gjithe parate e botes te kesh.


Postuar nga sarandaebukur datë 31 Dhjetor 2007 - 17:17:

Eshi.. ke thene nje fjale te madhe.. zemra e nje nene te uron gjithe te mirat

Enigma..te falenderoje per temen.. suksese ne jete

saranda


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Dhjetor 2007 - 18:38:

Eshi dhe saranda flm per pjesmarjen.
Jam shume dakord me komentin e Eshit familja dhe shendeti jane te rendesishme ne jete..... nga pergjigjia kuptoj se duke shpenzuar kohe familjes dhe duke i dedikuar mirembajties te shendetit sjell dicka te cmueshme e cila nuk blihet me para.

Nje gje qe me vjen ne mendje ne lidhje me pyetjen qe ngrita eshte se shpesh e ve veten te veshtroje ne hapesire e kur them kete eshte se bej nje hap per te mesuar nga ajo qe shikoj ne natyre duke perfshire dhe njerzit, nuk e di po ndjej qe me ushtron dhembshuri dhe ndjeshmeri per te tjeret pse jo dhe per veten....


Postuar nga ~Enigme~ datë 09 Janar 2008 - 08:14:

Sa te vetedijshem jeni? Pranoni kritiken konstruktive?

Po lexoja nje studim reth inteligjences emocionale dhe se si funksionon ne rolin e nje drejtuesi ne pune.  U bera kurioze te dija me teper reth tipareve qe perbejne kete gjendje.  Te qenit i vetedijshem eshte nje nga ato. Ne kete studim ku ishte llogaritur proporcioni e aftesise teknike, IQ, dhe inteligjenca emocionale per te matur efektshmerine e perkryer, inteligjenca emocionale dominonte.


Postuar nga kotka datë 09 Janar 2008 - 20:24:

Vitet e fundit kam vene re se po pasurohem shume me teper, se sa e mendoja vite me pare.

Cdo mengjes pregatitem per nje dite te qete, duke larguar panikun, ankthin dhe cdo mendim negativ qe mund te vije pa dashje.

Cdo mbasdite pregatitem per nje darke te qete, se si te shpenzoj sa me shume kohe me familjen time.

Cdo shok apo shoqe te ri apo te vjeter, qe takoj pregatitem se si ta inkurajoj dhe jo ta kritikoj.

Cdo dite shoh se sa me shume njerez adhuroj, aq me e adhuruar behem.

Thjeshtesia mbi te gjitha, me pasuron cdo dite e me shume.

 


Postuar nga ~Enigme~ datë 30 Janar 2008 - 10:30:

Mendoni se gjithcka eshte e rastesishme?
Apo mendoni se jeta eshte e mbushur me shenja?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 30 Janar 2008 - 20:45:

Une do te thoja... perkundrazi... asgje nuk eshte e rastesishme!

Dua te besoj se gjithcka e ka nje kuptim!!!

Vasco Rossi - Un Senso (YouTube)


Postuar nga daedal datë 31 Janar 2008 - 00:17:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Mendoni se gjithcka eshte e rastesishme?
Apo mendoni se jeta eshte e mbushur me shenja?



I think...bukuria e jetes eshte pikerisht te misteret e saje. pergjigja ime eshte si nick name qe ke ti. E rastesishme ose jo ne mund vetem te hamendesojme. Thone se kur e gjen pergjigjen individi nderron jete...klithma e fundit...


Postuar nga doli datë 03 Shkurt 2008 - 03:43:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Mendoni se gjithcka eshte e rastesishme?
Apo mendoni se jeta eshte e mbushur me shenja?




sipas nje studimi themelor qe i kam ushtruar jetes time 99% tregonte qe jeta eshte e mbushur me shenja,
shume shenja qe kam injoruar ose nuk i kam vleresuar me jane kthyer kundra dhe shume te tjera qe i kam pare me kujde me kan cuar ajte ku deshiroja.
gjithsesi
une nuk besoj ne rastesi
i besoj vetem shenjave


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.