Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letërsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=5)
-- Ne proze apo ne poezi ndjeheni me mire? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1524)


Postuar nga Pog_jani datë 24 Korrik 2003 - 19:21:

Ne proze apo ne poezi ndjeheni me mire?

Sa per veten time ndjehem mire ne poezi.Por do te rezervohem dhe do te pres pergjigjjen tuaj.




NA SHKRUANI


Postuar nga ^AngeL^ datë 06 Gusht 2003 - 21:42:

poezi eshte me mire

un shkruaj poezi sa her ndihem keq dhe shum her i perziej germat dhe me lot.


kjo poezia e shkruar nga une ne nje nat me shi nga ora 1 e nates

NATE ME SHI
Ah sonte ky shi
e shtojne lotet e mi
se ty ste kam prane
te puth,te them nje fjale

Ah sonte kto re
yjet i mbuluan
me kend te kaloj naten
apo me shiun duke vajtuar

Perse o perendi
kerko lote nga une
apo me fatin tim te hidhur
ti nuk ngopesh kurr

Perse o nate e erret
qiellin e mbulove
yjet mi rrembeve
zemren ma shkaterrove

Cfare te mbaj mend syt e mi
nje erresir te shkretuar
apo vetem lotin qe kullon
dhe doren duke shkruar.


Postuar nga ^AngeL^ datë 08 Gusht 2003 - 21:23:

E URREJ SHIUN KUR BIE

Ne kete nate qaj si femi
ne cdo cast te mendoj ty
t'kujtoj me mall e deshperim
se nuk je me fati im
e urrej sonte kte shi
sepse jane lotet e mi
te urrej ty me shum
se cdo gje ne bote
se nga zemra sme del dot.


Postuar nga ^AngeL^ datë 08 Gusht 2003 - 21:26:

Ne Ferr E Strehuar
Thash qe me vertet me do
por isha gabuar
se zemra e shpirti im
ne ferr u strehuan
ne erresir qendroj
ku vec lotet e mi
qe vizellojne shikoj
ku ndjej mungesen e dashuris
ku dhimbjet me pushtojne
ku zemra e shpirti im vajtojne.


Postuar nga Lakanderi datë 09 Gusht 2003 - 05:22:

Une ndihem me mire ne proze.Besoj se te pakten 80% e gjerave qe lexoj ( hiq revista dhe gazeta) jane proze.Por kjo s`do te thote se poezia nuk me pelqen fare.Ja tani lexova perseri poezite e Migjenit dhe mbeta i shokuar nga talenti,realizmi dhe intensiteti i vargjeve te tij.Te tilla perjetime,dhe te tille talent nuk ka cdo njeri.Dhe ne kete cast mua nje poezi e tij me mbush me shume se nje gjysem romani.
Mbase une nuk di ti lexoj si duhet poezite.Une i lexoj ne menyre pakez egoiste dhe feminore d.m.th. tani,ne kete cast,une dua qe filan poezi te me shkunde,ta kuptoj,te me jape nje mesazh te forte ose te me hape rrugen qe te kuptoj dicka (s´ka rendesi,mund te jete edhe teme e thjeshte).Para ca kohesh lexova 4-5 poezi te Zhak Preverit dhe mu duken thjesht fantastike.Lexova dhe disa poezi te Kadarese,poezi te cilat dikur me pelqenin shume dhe (te me ndjeni) mu duken kot.Pra tek mua ka rendesi casti kur i lexoj dhe gjendja ose nevoja ime momentale.
Ne leximin e prozes kem me shume pervoje dhe nuk me ndodh keshtu.
Naten !


Postuar nga lorie datë 09 Gusht 2003 - 06:42:

ndjehem me mire ne proze .me pelqen me shume te lexoj ne proze.gjithmone kam patur pershtypjen qe poezia eshte e nje shkalle me te larte si art ne krahasim me prozen dhe duhet te lexosh shume per te kuptuar nje poezi moderne psh.po lexoja nje dite poezi te dylan thomas dhe kishte perdorur kaq shume figura letrare dhe ngjyra dhe analogjira sa u ngaterrova dhe s'po e gjeja fillin se cili ishte mesazhi qe donte te percillte me ate poezi.poezia eshte e mbrekullueshme por art i veshtire.

edhe kur shkruaj ndjehem me mire ne proze, me vjen me natyrshem sesa ne poezi.situatat ,personazhet ,fjalet i gjej me lehte por per fat te keq kam pak durim ne mbarimin e novelave .shume kam filluar por pak kam perfunduar.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.