Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Aqshf - Arkivi Qendror Shtetëror I Filmit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15396)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 08 Shkurt 2008 - 01:11:

Aqshf - Arkivi Qendror Shtetëror I Filmit

Xhirimet mbi Shqipërinë datojnë që në vitin 1906 nga Vëllezërit Manaki dhe u pasuan me xhirime nga kompani kinematografike te huaja me aspekte nga jeta sociale dhe peisazhet e natyrës shqiptare për të vazhduar më vonë me xhirime në vitet ’30 ku paraqitet Shqipëria në kohën e mbretit Zog. Materialet kanë qarkulluar në Shqipëri nëpërmjet kinemave private dhe pronarëve të tyre deri në vitin 1947 ku u vendos ligji mbi shtetëzimin e kinemave. Ai që sot quhet Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ka qenë thjesht një depo, trashëguar nga lufta dhe e vendosur pranë kullës së Sahatit në Tiranë. Funksionet e tij ishin ato të një Kinemateke.
Më vonë, nevoja që Arkivi të shkëputej nga prodhimi filmik që dhe të luante rolin e vet bëri që Arkivi i Filmit sot të funksionojë si institucion i pavarur shtetëror.
Në 110 vjet kinema shqiptarët kanë rreth 11.000.000 metra memorje të pasur filmike të depozituar në AQSHF. Kjo pronë është e të gjithë shqiptarëve dhe nëpërmjet adresës sonë në internet www.aqshf.gov.al ju ofrohet të gjithëve, sepse kinemaja është një gjuhë jashtëzakonisht e hapur dhe e kuptueshme për të gjithë. Në fondin e AQSHF ruhen dy fonde filmike kryesore:
fondi i prodhimit shqiptar dhe fondi i prodhimit të huaj.
- Fondi shqiptar përmban 4297 tituj filmash, nga të cilët 251 janë filma artistikë shqiptarë, 1173 janë filma dokumentarë, 1006 kronika, 1677 xhirime arkivale të pa montuara, 190 filma vizatimorë.
- Fondi i huaj filloi të krijohej gjatë Luftës së I Botërore. Përmban 2127 tituj filmash nga të cilat 742 filma artistikë, 602 dokumentarë dhe 702 kronika dhe 75 vizatimorë
I gjithë koleksioni ruhet në ambjentet e AQSHF në kushte optimale teknologjike të temperaturës dhe lagështisë, sipas standarteve të FIAF.

Pak Histori

- Në 1947, në bazë të vendimit 160 të Këshillit Ministerjal, me dekret Nr. 314 të ligjit Nr. 422 “Mbi shtetëzimin e kinemave”, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private.
- Në prill të vitit 1963, Federata Ndërkomëtare e Arkivave të Filmit (FIAF) me qendër në Paris, propozon anëtarësimin e Filmotekës në këtë Federatë.
- Në vitin 1970 Arkivi i Filmit u pranua në FIAF si anëtare me të drejta të plota.
- Nga viti 1947–1996, Arkivi funksionoi si një nga degët e Kinostudios “Shqipëria e re”.
- Në vitin 1989 filloi ndërtimi i ri i godinës së Arkivit, i cili përfundoi në fund të vitit 1990, kur filloi edhe transferimi i fondit.
- Në 1 prill të vitit 1997, AQSHF shkëputet nga Alba Filmi, ish Kinostudio “Shqipëria e re”, dhe hyn në rradhën e Institucioneve të tjera kulturore me përgjegjësinë që krahas librit, pikturës, muzikës e folklorit, shoqëria shqipare të ruajë dhe të mbrojë edhe veprat e artit të shtatë, si të konstitucionit të saj shpirtëror historik ashtu edhe të huaj.
- Në vitin 1998 AQSHF kthehet në një institucion të hapur dhe fillon programet e veta të shfaqjeve në fillim në salla të tjera dhe pastaj brenda ambjenteve të veta.
- Në vitin 1999 hapet salla “Kolë Idromeno” me 40 vende.
- Në vitin 2000 inagurohet “Salla 2000” e shfaqjeve të filmit me 120 vende, ku funsionojnë aparatet optike të projeksionit të dhuruara nga Televizioni Shqiptar.
- Në vitit 2001 fillon hedhja e informacionit arkival në sistemin databazë.
- Në 2002 krijohet fondi i seleksionuar i hedhur në SVHS me qëllim të organizimit të shfaqjeve publike edhe jashtë Tiranës.
- Në vitin 2003 AQSHF pasurohet me negativa të fotove nga historia e kinematografisë shqiptare.



www.aqshf.gov.al


Postuar nga Fajtori datë 10 Shkurt 2008 - 16:17:

Thumbs up Shikoni arkiven online

AQSHF ka venen e dispozicion tere arkiven e saj per ta pare online. Mund te shikoni te gjithe historine e Shqiperise qysh nga vitet vitet 40, vizitat e ministrit italian Ciano kur u martua mbreti Zog, etj. Per te mos folur pastaj per periudhen e komunizmit.

Ish-drejtoresha Natasha Lako ka bere nje pune fenomenale duke bashkepunuar me Archivio Luce. Te gjitha filmimet e vjetra i gjeni tek http://albania.archivioluce.com/arc...ce/albania/ita/

Fatkeqesisht nese i kerkoni arkives ndonje nga filmat ne DVD do ju kerkojne 2000 leke (te reja) per minut. Pra rreth 1500 euro per DVD !

P.s. Nese keni kuriozitet si ka qene Tirana ne vitet '20 e '30 do i gjeni ne arkiven qendrore Luce www.archivioluce.it (kerko "albania"). Ja psh http://www.archivioluce.com/archivi...e&section=/ 
Username: webmaster@fajtori.com
Pass: forumihorizont


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 06 Mars 2008 - 00:48:

Re: Shikoni arkiven online

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
AQSHF ka venen e dispozicion tere arkiven e saj per ta pare online. Mund te shikoni te gjithe historine e Shqiperise qysh nga vitet vitet 40, vizitat e ministrit italian Ciano kur u martua mbreti Zog, etj. Per te mos folur pastaj per periudhen e komunizmit.

Ish-drejtoresha Natasha Lako ka bere nje pune fenomenale duke bashkepunuar me Archivio Luce. Te gjitha filmimet e vjetra i gjeni tek http://albania.archivioluce.com/arc...ce/albania/ita/

Fatkeqesisht nese i kerkoni arkives ndonje nga filmat ne DVD do ju kerkojne 2000 leke (te reja) per minut. Pra rreth 1500 euro per DVD !

P.s. Nese keni kuriozitet si ka qene Tirana ne vitet '20 e '30 do i gjeni ne arkiven qendrore Luce www.archivioluce.it (kerko "albania"). Ja psh http://www.archivioluce.com/archivi...e&section=/ 
Username: webmaster@fajtori.com
Pass: forumihorizont





nuk e kisha vene re me perpara pergjigjen tende!!!

Shume faleminderit


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 06 Mars 2008 - 01:01:

Interesante ...
i hodha nje sy "Luce" dhe kishte materiale " te lezetshme " !


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.