Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Të dashuruar brenda zyrës! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15402)
Të dashuruar brenda zyrës!
Shekulli
Të kesh një lidhje me një koleg të zyrës nuk të tërheq vëmendjen nga puna, madje përmirëson rendimentin e punës. Pasi duke qëndruar pranë partnerit tuaj, kaloni më shumë kohë në tavolinën e punës, duke qëndruar me dëshirë edhe jashtë orarit.
Ai që hedh poshtë paragjykimet kundër flirtimeve në zyrë, është një studim i bërë në Norvegji nga seksologia Elsa Aalmas. Por jo vetëm kaq, ky lloj fenomeni është parë me interes dhe në vende të tjera, ku janë bërë studime për të kuptuar më shumë. Kështu për shembull, një studim tjetër është ai i bërë në Itali nga shoqata "Gra", në të cilin janë përfshirë 480 individë të moshës nga 25-55-vjeç.
Nga kërkimi norvegjez del se 1 i punësuar në 5, ka pranuar që ka pasur të paktën një lidhje me një kolege dhe 1 çift në 10, pranon se janë njohur dhe dashuruar në vendet e punës. Zakonisht, pjesa më e madhe e të pyeturve mbron idenë se të kesh një histori në zyrë të jep më shumë lumturi dhe energji dhe kështu, të bën ta duash më shumë punën që bën. Njerëzit që lidhen me kolegët e tyre i njohin mirë ndjenjat e tyre dhe kjo prodhon më shumë energji dhe kapacitet pune. Ky efekt favorizon dhe një sjellje më profesionale dhe zhduk mundësinë e krijimit të problemeve me shefin, apo me kolegë të tjerë.
Në përfundime analoge doli dhe studimi italian: njerëzit, më shumë femrat, të cilat janë të dashuruar me dikë që është pjesëtar i zyrës, janë më produktive në 65% të rasteve. 1 i intervistuar në 3, pohon se e tejkalon me kënaqësi orarin e punës, vetëm e vetëm që të rrijë pranë partnerit të tij, dhe 1 në 2 persona, pohon se shkon në punë me më shumë kënaqësi. 1 i intervistuar në 7, tregon se ka refuzuar oferta pune me një rrogë më të lartë apo ngritje në detyrë, vetëm e vetëm për të qëndruar pranë njeriut që dashuron.
Studimet theksojnë përqindjen e lartë të grave, 65 për qind, që kanë një lidhje me një burrë në pozicion hierarkik të lartë. Në 20% të rasteve, lidhja është me njerëz të cilët kanë të njëjtat pozicione pune dhe 15% të kampioneve ka një histori dashurie me një burrë që ka një pozicion inferior. Ato gra që kanë një lidhje me burra që janë superiorë në pozicionet e punës, janë të gatshme të pranojnë (1 në tre) se ndër objektivat e tyre është se kanë mundësi të bëjnë karrierë. Megjithatë 15% e grave e përkufizon lidhjen brenda zyrës "instrument" promocioni, pra si një shtysë.
Është domethënës dhe numri i grave që nuk i gjykonin negativisht ato që kanë një lidhje e cila i ndihmon për të përmirësuar pozicionin social. 24% e grave pranon se i kupton, ndërsa 12% nuk i gjykojnë fare. Por ama mbetet një pjesë goxha domethënëse, 43%, e cila i quan "joserioze" këto gra.
33% e të pyeturve pranojnë se e kanë njohur partnerin e tyre në vendin e punës. 43% nuk pendohen që kanë patur një lidhje në vendin e punës. Dhe për një grup optimist, 34% një "zjarr" mes tavolinave të punës përmirëson stilin e jetës. Ndërsa 23% të të pyeturve një lidhje e tillë i bënte më optimistë. Burrat mbi të gjitha, sidomos ata më lart në shkallë hierarkike, mohojnë faktin që seksi në zyrë të jetë një mjet që tregon fuqi. Për 87% të të intervistuarve, gratë u kanë besuar dhe kanë rënë në grackën e dashurisë me burra që janë më lart në shkallë hierarkike, pa u varur fare nga roli social i tyre.
Të dyja kërkimet, nuk marrin në konsideratë një detaj: mundësinë që lidhja të mbarojë në mënyrë të dhimbshme për të paktën një nga partnerët, me pasoja katastrofike në planin personal dhe profesional, duke influencuar negativisht jo vetëm mbi rendimentin, por edhe tek raportet me kolegët e tjerë.
Kërkimi i "Gallup"
Marrëdhëniet me shefin apo me kolegët, janë zakonisht problemet kryesore që hasen në ambientin e punës. Këtë e thotë një kërkim i "Gallup".
Doktor John Gottman, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Njerëzore, studiues dhe terapist i çiftit në më shumë se 30 vjet, pohon se mund të thotë, duke qenë 90% i sigurt, se nëse një lidhje do të zgjasë, zgjat pasi çifti ka parë njëri-tjetrin për një periudhë të konsiderueshme kohe. Në një artikull të dhjetorit 2007, në një revistë biznesi, profesori mbështet idenë se marrëdhëniet në punë janë shumë të ngjashme me ato të jetës private. Për shembull, nëse përfitojmë nga të tjerët, nëse jemi agresivë në punë, ka shumë mundësi që të jemi të tillë edhe në shtëpi. Dhe natyrisht edhe e kundërta.
Gottman thotë që për të shkuar mirë me kolegët, duhet të shohim anën pozitive dhe të sillemi sa më mirë, duke thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur. Për t'u ndier mirë me të tjerët në punë nuk mjafton vetëm të kemi një komunikim të mirë, por edhe të kemi dashuri, bashkëpunim, gjëra që kërkojnë një sforco të vogël nga të gjithë. Kur jemi në punë, mos harrojmë që kolegët para së gjithash janë qenie njerëzore. Dhe të vendosësh një marrëdhënie të mirë mes kolegëve, të ndihmon të punosh më mirë.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Kërkimi i "Gallup"
për të shkuar mirë me kolegët, duhet thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur. Për t'u ndier mirë me të tjerët në punë nuk mjafton vetëm të kemi një komunikim të mirë, por edhe të kemi dashuri, bashkëpunim, gjëra që kërkojnë një sforco të vogël nga të gjithë. Kur jemi në punë, mos harrojmë që kolegët para së gjithash janë qenie njerëzore.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Kërkimi i "Gallup"
Gottman thotë që për të shkuar mirë me kolegët, duhet të shohim anën pozitive dhe të sillemi sa më mirë, duke thënë "po" çdo herë që të jetë e mundur
- vetem kur e don puna ................. per te miren e punes
:lol: :lol:
Ti Glak s'besoj se ke thene ndonjehere jo, per te miren e punes , kuptohet.
- shefja ka gjithmon te drejte
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
![]()
- shefja ka gjithmon te drejte
kam e une ketu ne zyre 1 cift te "dashuruar" ti shofesh sa te zellshem jane ne pune bile punojne dhe jashte orarit pa problem fare deri darke vone
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.