Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shperthim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15563)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 17 Mars 2008 - 20:27:

Post Shperthim

Shperthejne municionet!
Shperthejne trupat e shqiptareve...
Shperthen vaji...
Shperthejne banesa...
Shperthejne endrrat...
Shperthejne vlerat...
Shperthen shteti...

Shperthen durimi!!!


Postuar nga Tulipani datë 18 Mars 2008 - 01:38:

Kjo eshte me te vertete nje tragjedi. Jo vec per ata qe humben jeten por dhe per ata qe lane pas, per familjet qe tani nuk kane me te dashurit e tyre. Eshte nje tragjedi per ne si popull sepse dita dites kemi deshmine qe jetojme ne nje shtet fantazme, ne nje sistem shoqeror qe korrupsioni e ka brejtur deri ne palce e ne emer te interesit e parave eshte gati te sakrifikoje dhe jete njerezish.
Nese eshte e vertete qe per cmontimin e ketyre armeve eshte perdorur personel i pa trajnuar, bile dhe i nje moshe fare te re eshte me te vertete nje paturpesi .

Ku eshte pare e degjuar qe procesi i çmilitarizimit e çmontimit të kryhet pa mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave të Armatosura?
Doreheqja e ministrit Mediu eshte minimumi, ajo qe prisja ishte ajo e Berishes sepse ai si kryeminister ka drejtperdrejt pergjegjesi per keq funksionimin e aparatit te tij qeverises e kjo ngjarje eshte me te vertete dicka e rende.

Kjo eshte Shqiperia qe do te hyje ne Nato, qe do te ndertoje centralet nukleare ? Jemi me te vertete per te ardhur keq, kemi nje Don kishot qe na drejton e derisa te arrije dita qe te na fshijne te gjithe nga faqja e dheut per kete njeri gjithcka shkon mire. Dhe ne kemi pjesen tone te fajit, nuk mundet te vazhdohet me keshtu.


Postuar nga briseide datë 18 Mars 2008 - 03:27:

Duhej nje "shperthim" i tille per te hapur syte "specialisteve"?Te na zere semundja me kembe per toke pastaj te shkojme te vizitohemi.Ne Shqiperi Pesojne e Harrojne,duke lejuar qe te shnderrohen ne normale disa ndodhi qe shkaterrojne psiken e shqiptareve,qe ulin ne menyre esponenciale mundesine e nje te drejte te njeriut te jetoje nen garancine e nje shteti qe nese s'garanton drita e uje,te pakten te drejten e nje jete dinjitoze edhe pse precare per nje numer te konsiderueshem qytetaresh.


Postuar nga Eria datë 18 Mars 2008 - 14:53:

Jam dakort me Brisin kur thote pesojme dhe harrojme.Ne nuk dime si te mesojme nga gabimet tona,ne i perserisim ato ne menyre periodike.Si nuk jemi te zotet dreqin te kerkojme te drejtat tona me minimale...
Si nuk ngrihet ky dreq populli per te kerkuar drita e uje...Si nuk ngrihet tani per te kerkuar fajtoret....Si i lejojme te na neperkembin si nje loder ne duart e serbeve dhe grekeve...
U tmerrova dje kur lexova ne nje site shqiptar,listen me depo armatimi ne Shqiperiii.
O gazetar,o popull a e dini se keto jane sekret shteteror, a e dini se keto materialen te bien ne duar te gabuara i bejne gjemen Shqiperise,ama ceshte e zonja te mbrohet Shqiperia me ata 15000 ushtare qe ka.
Zot na ruaj,Zot na ruaj.....


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 18 Mars 2008 - 20:39:

c'do dy jave dite zie kombetare!

Edhe sot nje tjeter dite zie kombetare i shtohet kalendarit shqiptar!

ABSURDE!

Edhe sa anije te tjera duhet te mbyten ne Adriatik?!
Edhe sa varka duhet te mbyten ne liqene?!
Edhe sa minatore duhet te vdesin neper gropa minjsh te quajtura miniera?!
Edhe sa 1997 duhet te plasin?!
Edhe sa shperthime si ai i Gerdecit duhet te pesojme?!

Edhe sa neperkembje duhet te shohim nga grekerit ... qe rrahin, tallin e vrasin gjakun tone?!
Edhe sa genocide duhet te perballojme ... si ata te Kosoves?!

Edhe sa here te tjera Kombetarja Shqiptare e Futbollit duhet te perjashtohet nga FIFA?!

Edhe sa kohe pa uje e drita?!

Edhe sa kohe duhet te shohim surreterit e shpifur dhe ngerdheshjet prej hienash te politikaneve tane analfabete, mizore dhe anti-shqiptare?!!!


Kesaj i thone te jesh mazokist!!!!!!!!


Shqiptar mos rri por duku SHQIPTAR!


Postuar nga Fajtori datë 18 Mars 2008 - 20:54:

Re: c'do dy jave dite zie kombetare!

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Edhe sa anije te tjera duhet te mbyten ne Adriatik?!
Edhe sa varka duhet te mbyten ne liqene?!
Edhe sa minatore duhet te vdesin neper gropa minjsh te quajtura miniera?!
Edhe sa 1997 duhet te plasin?!
Edhe sa shperthime si ai i Gerdecit duhet te pesojme?!

Kesaj i thone te jesh mazokist!!!!!!!!



Dmth pergjigjia eshte: Deri kur shqipet te dalin nga mazokizmi dhe te ndjekin norma morale te nje komuniteti modern.

Mendoj se edhe tragjedia e Gerdecit integrohet mire ne teorine time, sipas te ciles perqendrimi i shqiptareve nuk mund te jete shume i larte. Ngado te rrotullohen do e gjejne menyren te rrallohen. Me bomba, kallashe, mbytje, varje, therje apo emigrime shqiptaret avullojne aq sa ata qe jetojne aty te arrijne stabilitetin. Dhe prape... kur behen shume veta afer njeri tjetrit nje gje do plasi qe te rrallohen prape.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 18 Mars 2008 - 21:04:

Fajtor... think positive!


Postuar nga kurt datë 19 Mars 2008 - 19:01:

Re: Re: c'do dy jave dite zie kombetare!

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Dmth pergjigjia eshte: Deri kur shqipet te dalin nga mazokizmi dhe te ndjekin norma morale te nje komuniteti modern.

Mendoj se edhe tragjedia e Gerdecit integrohet mire ne teorine time, sipas te ciles perqendrimi i shqiptareve nuk mund te jete shume i larte. Ngado te rrotullohen do e gjejne menyren te rrallohen. Me bomba, kallashe, mbytje, varje, therje apo emigrime shqiptaret avullojne aq sa ata qe jetojne aty te arrijne stabilitetin. Dhe prape... kur behen shume veta afer njeri tjetrit nje gje do plasi qe te rrallohen prape.

eshte pak e frikshme kjo teoria jote o fajtor. t'eshte qepur kjo ide ty, se e kam lexuar mepare se kishe thene dica kshtu. shpresoj ta kesh gabim se eshte pak e frikshme rrealiteti i ksaj ideje.

se jemi  popull i pafat jam ma se i bindur.  vuajtje shpirtrore sa existojne ne popullin shqiptar ne pergjithesi nuk ka asnje popull ne evrope, ndoshta as ne bote. mos na ka malku ai madhi?!?! ose ndoshta e kunderta!! shpresoj kjo e fundit.


Postuar nga Fajtori datë 19 Mars 2008 - 21:45:

Eshte normale ama. Popujt jane si rrobat. Po i fute shuk ne valixhe nxe me pak, po i palose nxe me shume. Shqiptaret nuk duan te palosen me rregulla te perbashketa, keshtu qe shukat e krijuar nga pakujdesite ose aferet e nje qeverie perfundojne te nxjerrin jashte loje (pra "jashte jete") nja 20 veta dhe shume milione dollare investime.

Ne dac quaje teoria e shukut, por kam kohe qe e verej. Madje po te kthehesh ne Shqiperi ti si emigrant nuk do jesh i mirepritur. Kjo sepse i rrit konkurrencen atyre qe jane aty, pra do preferonin nje ambjent te rralluar ku emigrantet mundesisht mos kthehen kurre !


Postuar nga kurt datë 19 Mars 2008 - 22:50:

uau!!! ato fjalet e fundit jane shume me vend dhe  prekese. po ta tregoj nje history personale. kurre nuk jam kthyer ne shqiperi. motra ime iku atje per nje vizit, ajo i ka dokumentat si kosovare ktu, the kur arriti ne rinas i dhane shume probleme, nga kjo ajo mbeti atje per 3 muaj se ia moren dokumetat se donin para. qe atehere aq shume me ka marre madhi por aq me shume jam friksuar, me ka ikur besimi ne shqiptar, ka shume te korruptuar, se po t'me ndolli nje gje e tille nuk di se ca do beja!!!


une nuk njoh shume shqiptar se nuk me lidhe jeta me ndonje, me merr malli, kam takuar shqiptar qe te betohem kam folur me vete, valle serbet ndoshta kane takuar shqiptar si kta qe na urrejne aq shume!! kam njohur tipa qe nuk lejn gja pa bere po te mundeshin ta benin. por nuk duhet te perqendrohemi vetem tek ato o fajtor. ne e dime qe ka shume njerz te mire dhe zemerbardhe, sidomos ato qe nuk jane ne power qe jane te gezuar te hajne nje kafshate buke me familjet tyre. ishalla brezi i ri do bejn dicka me mire. shpresoj!!!


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.