Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Si ta luash mendsh personin që është ulur afër teje në aeroplan: (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15598)


Postuar nga NoThInG datë 22 Mars 2008 - 16:30:

Si ta luash mendsh personin që është ulur afër teje në aeroplan:

1. Nxjerr laptopin nga çanta;
2. Hape ngadalë dhe qetë;
3. Ndize (turn it on);
4. Sigurohu që personi afër teje është duke shikuar në ekranin tënd;
5. Pastaj hape internetin
6. Mbylli sytë dhe ngrije kokën në drejtim të qiellit
7. Merr frymë thellë dhe kliko në këtë link

http://www.thecleverest.com/countdown.swf

8. Përcjelle shprehjen e fytyrës së personit!


Postuar nga SmoKer datë 22 Mars 2008 - 22:23:

Un kujtova se na vure bombe dhe ketu ne forum e jo me te jesh ne avion dhe te shohesh kete ne ekranin e nje lap-top

Very funny


Postuar nga daedal datë 23 Mars 2008 - 01:10:

ishalla nuk ke ne krah nje amerikan kardiopatik...


Postuar nga amor alucius datë 24 Mars 2008 - 04:54:

Si te acarosh nje njeri ne nje tren internacional:

1. Ver gazeten, celularin, revisten ne vendin e posatcem mbrapa karriges tjeter.
2.Rri 1min. me sy mbyllur.
3.Ngrehu prape, vendose qe ke ftohte, merr xhupin e vendosur ne hapesiren e bagazheve.Ulu ndenjur.
4. Merr gazeten. Lexo 3min.
5. Ver gazeten ne mbajtese.
6. Merr celularin. Syte e mi naaa ngjit aty. Shkruaji sms-e seksualisht te nuancuara.
7. Hapet vagoni bar i trenit. Ngrehu per te marre kafe.
8. Ulesh. Lexon The Financial Times dhe ca.
9. Mbaron kafene. Shtyp goten plastike. Me kerkon leje ta ngaterrosh nga sedilja ime qe ta hedhe tek vendi.
10.E ne fund fare"Where are you from, miss?"
11. Nga jam? Nga nervat-kaçurrel-land.

Duhet te ju refuzonin biletat njerezve me ADHD(Attention Deficit/Hyperactivity Disorder).


Postuar nga Deb* datë 24 Mars 2008 - 05:15:

Kurse une po tregoj se si e beme nje djale i ri amerikan te nderronte vend.E kush do duronte?

Ishte ulur i shkreti midis meje dhe nje femre tjeter.Do te thoni ju cfare ka deri ketu.Une me djalin nje vjec ,qe s'pushonte se gricuri,se qari dhe tjetra nje grua shtatzane ne muajin e 7 ,qe donte hapersire te shtrinte kembet.Prapa  kishte femije, qe su mbyllej goja.Mos flasim pastaj per majtas ,djathta nesh.Ja kishin dhene vendin prane nenave me femije.Po rrinte i shkreti si neper gjemba dhe nuk harroj pa e thene sa me'' fat'' ishte.Shyqyr qe kishte nja dy vende bosh nga fundi dhe iku.Na beri nder dhe neve .


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 08 Prill 2008 - 15:31:

OK, por nuk e kuptova se si ja bet ju qe iku se ti e nise duke thene se si ja bet nje djali qe te ndrronte vend... dhe faktikisht ne fund del qe ai iku vet dhe ju nuk bet asgje.


Postuar nga NS-6 datë 08 Prill 2008 - 15:53:

heren e fundit qe isha duke shkuar per ne shqiperi, isha me nje shok timin qe kur flet e ka pak zerin e larte...rruges ky qe filloi te pyeste:
-po te filloje te bie avioni tani,ca ndodh? po sikur te kapesh ket leven e portave anesore te emergjences ca do te ndodhte?
njerezit perqark qe e shihnin,une qe ktheva koken nga dritarja edhe si flisja fare dhe ndonjehere i thoja me zo te ulet:
-ule mer zonin se na felliqe

diku nga fundi shtova edhe une nje statistike qe kisha degjuar mbi momentet e renieve te avionave (shumica e aksidenteve ndodh ne fazen e uljes) edhe ky qe pyeste pse eshte keshtu? une koken prap nga dritarja!


Postuar nga AndreaPirelli datë 08 Prill 2008 - 16:52:

Heren e fundit ne avion kisha ngjitur do rednecks nga ata qe u kuq qafa fare, 100kg secili kuptohet, qe ndoshta ishte hera e pare qe kishin hyp ne avion. Kur u ngrit ....... uauu, te degjoje ekzaltimet e tyre....., shikonin qytetin poshte.... sa te lumtur qe ishin.... . Po fakti qe nuk e di se kur mund te kishin bere dush apo lare rrobat heren e fundit .... me beri qe te nderroj vendin..... (shyqyr qe kishte te lira).


Postuar nga Piktor datë 09 Prill 2008 - 00:30:

Un e kam shume siklet aeroplanin keshtu qe kam hipur vetem dy here.
megjithse je pak ne siklet prej udhtimit po ti shtosh edhe
debatin qe ben stuardesa me ca lloj robsh qe ndezin celluaret sapo ndizet avioni dhe dun me fol ne telefon ose kur bajn sikurse nuk kuptojne kur u thot te lidhin rrypat e sigurimit. Ma e forta se disa ngrihen ne kembe si trima kur po behet ulja e aeroplanit.


Postuar nga amor alucius datë 11 Prill 2008 - 12:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Un e kam shume siklet aeroplanin keshtu qe kam hipur vetem dy here.
megjithse je pak ne siklet prej udhtimit po ti shtosh edhe
debatin qe ben stuardesa me ca lloj robsh qe ndezin celluaret sapo ndizet avioni dhe dun me fol ne telefon ose kur bajn sikurse nuk kuptojne kur u thot te lidhin rrypat e sigurimit. Ma e forta se disa ngrihen ne kembe si trima kur po behet ulja e aeroplanit.


Ok, dukshem ke udhetuar me Alitalian se aty gjen shqipo me kosh

Ali Qepen me mire se me sherbime te qelbura se ofron ajo kompani ajerore s'ofron kush. Nje here udhetova me kete kompani dhe jo vetem qe me humben bagazhet per ca dite por kam pritur afersisht 6 ore ne Fiumicino ngaqe anulluan fluturimin. Qe atehere e tutje, rrofte Austrian Airlines.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.