Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Fotografit HDR (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15689)


Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2008 - 15:14:

Fotografit HDR

Tek po kerkoja ne internet hasa me disa fotografi te tipit HDR (High Dinamyc Range). ishin me te vertete fantastike per sa i perket detajeve dhe ngjyrave...dicka qe nuk arrpor nuk arrij ta kupton ne menyre te plote konceptin e tyre dhe menyren se si mund te beheshin! ka ndonje qe ka informacione me te detajuara per kete gje dhe nese mund te shpjegoje se si mund te arrihen ato imazhe? plus,nese gjeni imazhe te tilla,vendosini ne kete teme:




Postuar nga tolstoy86 datë 10 Prill 2008 - 17:49:

Si mund te behen? Po pse, gjithkush do mund ti beje ato foto..o pune talenti,
ja ckam shkrepur para ca ditesh me kameren time tip premiere e 73-shit:


Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2008 - 18:51:

flmn per pergjigjen!
tani pyes serish te tjeret :
a mundet ndonjeri qe di dicka me teper per kete gje,tia shpjegoj atyre qe nuk e dine se per cfare behet fjale dhe se si mund te behen keto fotografi?


Postuar nga Tulipani datë 10 Prill 2008 - 19:06:

Une nuk e kam bere ndonjehere por njehere nje shoku im qe ben ing. ndertimi ma shpjegoi por se dija qe e kishte emrin keshtu.

nga sa mbaj mend me duket se perdoret shume kur kemi te bejme me peisazhe ose me objekte te permasave te medha ... behen disa fotografi ne kende te caktuara e pastaj me nje program me duket bashkohen dhe rezultati eshte sikur te ishte nje e vetme .


Postuar nga NS-6 datë 14 Prill 2008 - 03:29:

ngjyrat jane origjinale...eshte thjesht perpunimi i fotos qe nxjerr ne pah detajet deri ne minimum


Postuar nga kujta1 datë 14 Prill 2008 - 04:38:

shum foto te mira


Postuar nga BvizioN datë 12 Korrik 2008 - 18:08:

Citim:
Si mund te behen? Po pse, gjithkush do mund ti beje ato foto..o pune talenti,


Jam Bardhok Ndoji. U regjistrova ne kete forum vetem per te komentuar ne kete teme pasi fotografine HDR e kam cjef, dhe fotografine e kam pasion.

Ka dy menyra per te krijuar HDR.

1- Duke perdorur skedare JPEG
2- Duke perdorur skedare RAW.

Nese perdorni JPEG mund te jete pakez me i komplikuar is proces, mire po eshte me efektiv dhe cilesia eshte me e larte.

Fillimisht duhet te keni dicka parasysh. Per aparatin duhet trekembesh pasi u duhet te krijoni 3 deri ne 5 fotografi me ekspozura te ndryshme...nga -3, 0, +3 apo -5, -3, 0, +3, +5. Ata qe fotografojne me SLR e dine fare mire se si ta kompozojne eksopzuren ne aparat.

Fjala vjen...don te krijosh fotografi HDR te pallatit te kongreseve. Vendos aparatin ne trekembesh ne kendin ku deshiron te besh foton. Krijo 3 apo 5 fotografi me eksopzura te ndryshme siq thashe me siper. Trekembeshi ne kete rast duhet per te bere te mundur qe te gjitha fotografite te jene egzakte...mundesish evito objektet ne levizje (makinat, kalimtaret) Per ti konvertuar keto 3 apo 5 ekspozura ne HDR perdor photoshop, apo nje program tjeter mjaft te mire qe perdori edhe vete, photomatix.http://www.hdrsoft.com/index.html

Menyra tjeter eshte duke perdorur skedare RAW. Kjo eshte me e thjeshte, por fotografite jane me teper pseudo HDR sesa HDR. Permbajne me shume noise po ashtu.

Po hedh tre fotografi qe i kam konvertuar ne HDR duke perdorur RAW






Postuar nga Fajtori datë 12 Korrik 2008 - 19:01:

Faleminderit Bardhok, nuk e dija se ekzistonin fotografi te tilla dhe aq me teper qe behen kaq kollaj. Fotografite e postuara jane goxha te bukura. Tani po vras mendjen si behet e njejta gje me film te xhiruar. Besoj se kinematografet e perdorin kete teknike sepse kam vene re se disa filma kane nje fotografi te tille spektakolare.


Postuar nga BvizioN datë 12 Korrik 2008 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Faleminderit Bardhok, nuk e dija se ekzistonin fotografi te tilla dhe aq me teper qe behen kaq kollaj. Fotografite e postuara jane goxha te bukura. Tani po vras mendjen si behet e njejta gje me film te xhiruar. Besoj se kinematografet e perdorin kete teknike sepse kam vene re se disa filma kane nje fotografi te tille spektakolare.


Faleminderit.

Konematografia dhe videot jane komplet dicka tjeter dhe pakez me e komplikuar. Une i kam te dyja pasion, si videon dhe fotografine. Me shume jam marre me fotografi, por nga fundi i ketij viti do hedh ne youtube filmat e mij te pare me te cilat kam filluar te merrem qe tani, te cilet do jene artistike dhe te shkurter. 3-5 minutesh. Te keshilloj ti hedhesh nje sy programeve After effects CS3, Final Cut Express dhe Final Cut Pro. Aty ke gjithcka per ta kthyer videon ne nje film hollywoody te vertete. Une sapo kam nisur te punoj me after effects dhe eshte mrekulli gjerat qe arrish te besh me te.

E mira eshte qe videot te behet me camera HD, per kualitet me te mire dhe per tu pershtatur me mire efekteve me te cilat pasurohet nga keto programe.


Postuar nga Fajtori datë 12 Korrik 2008 - 20:11:

Final Cut eshte per Macintosh mesa di. Sidoqofte i jam futur me shume Avid Liquid, e cila shkon perfekt me kompjuterin qe kam dhe ka boll kollajtesira po te mesohet. Gjithashtu efektet jane goxha imediate ne krahasim me Adobe Premiere Pro. Megjithate shume efekte behen vetem me Adobe After Effects, te cilen e kam. Puna eshte vetem se ketyre programeve nuk mjafton ti hedhesh nje sy por duhet dedikuar nje cope jete qe te mesohen.

Ti cfare filmash ben, ke bere ndonje shkolle, i ben teresisht vete? Nese eshte keshtu mund te flasim privatisht per ndonje ide te kendshme.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.