Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Më shumë se 160 milionë ueb-faqe në internet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15736)


Postuar nga NoThInG datë 18 Prill 2008 - 02:14:

Më shumë se 160 milionë ueb-faqe në internet

Në muajin mars të këtij viti në internet janë regjistruar rreth 163 milionë ueb-faqe, respektivisht 4.5 milionë më shumë se një muaj më herët, thuhet në një analizë të internetit të realizuar nga kompania Netcraft.
Kjo rritje e shpejtë, sipas Netcraftit, shpjegohet me popullaritetin e shtuar të shërbimit blog dhe të shërbimeve shoqërore online. Për shembull, në bllogjet e Google-t, numri i ueb-faqeve personale, brenda vetëm një muaji, është shtuar për 842.000, ndërsa në rrjetin e shoqërimit “MySpace”, 200.000 sosh.

Serveri më i popullarizuar, sipas statistikave të Netcraftit, mbetet “Apache”, që përfshinë mbi 50% të ueb-faqeve botërore. Vendi i dytë për nga shtrirja i takon Microsoftit, që merr pjesë me 35% në tregun e serverëve (57.7 milionë ueb-faqe), ndërsa pason Google, me 5.5 % (9 milionë ueb-faqe), Lighttpd me 0.95% (1.5 mln. faqe) dhe Sun, me 0.34, respektivisht (550.000 ueb-faqe).


Postuar nga belga datë 19 Prill 2008 - 00:13:

Re: Më shumë se 160 milionë ueb-faqe në internet

Citim:
Po citoj ato që tha NoThInG
Në muajin mars të këtij viti në internet janë regjistruar rreth 163 milionë ueb-faqe, respektivisht 4.5 milionë më shumë se një muaj më herët, thuhet në një analizë të internetit të realizuar nga kompania Netcraft.
Kjo rritje e shpejtë, sipas Netcraftit, shpjegohet me popullaritetin e shtuar të shërbimit blog dhe të shërbimeve shoqërore online. Për shembull, në bllogjet e Google-t, numri i ueb-faqeve personale, brenda vetëm një muaji, është shtuar për 842.000, ndërsa në rrjetin e shoqërimit “MySpace”, 200.000 sosh.

Serveri më i popullarizuar, sipas statistikave të Netcraftit, mbetet “Apache”, që përfshinë mbi 50% të ueb-faqeve botërore. Vendi i dytë për nga shtrirja i takon Microsoftit, që merr pjesë me 35% në tregun e serverëve (57.7 milionë ueb-faqe), ndërsa pason Google, me 5.5 % (9 milionë ueb-faqe), Lighttpd me 0.95% (1.5 mln. faqe) dhe Sun, me 0.34, respektivisht (550.000 ueb-faqe).


pershendetje dhe urime ne fushen e internetit
respekte nga belga


Postuar nga Dr_Devil datë 19 Prill 2008 - 03:13:

Kaq pak faqe paska?

medoja se ishiin shume me shume faqet e webit!


Postuar nga nissy datë 06 Shtator 2008 - 15:37:

mir de
bota virtuale po perpron gjdo dit e me shum


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.