Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sofrat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=342)
-- Sofra Lezhjane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15905)


Postuar nga Franka datë 23 Maj 2008 - 03:38:

Sofra Lezhjane

E shoh qe paska ardhur koha te hapet dhe sofra lezhjane!!!!
Dhe vend me te bukur qe te mblidhemi tek Hoteli i gjuetise....nje vend gjithe mozaik dhe tradicionale dhe ushqim te mire.....Dhe duhet te hapej me kohe se kemi dhe lezhjanin modetator ...nuk harrohet kjo teme lezha.....


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Maj 2008 - 03:44:

Pershnetje franka.....urime per temen.
Kam dashur ta hap une me kohe por meqe nuk ka shume Lezhjane ne forum e kam lene pas dore.

Aty tek hoteli i gjuetise, meqe ma kujtove, ka akoma nga ai konjaku skenderbeg i vjetri qe shijon shkelqyeshem. Ky asht per mu :p

Ty po te ofroj nje margherita meqe meqe me jep pershtypjen se te pelqejne.

Pershndetje,
para Lezha


Postuar nga Franka datë 23 Maj 2008 - 22:40:

pershendetje lezha ........

konjaku eshte i mrekullueshem dhe do me qerasesh dhe mua nje skenderbeg se margarita eshte pije e lehte ......xaxaxaxax


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Maj 2008 - 23:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Franka
pershendetje lezha ........

konjaku eshte i mrekullueshem dhe do me qerasesh dhe mua nje skenderbeg se margarita eshte pije e lehte ......xaxaxaxax


Si moj s'do te qeras?
Do marrim nje shishe skenderbeg e do e pime vetem une e ti. Edhe ca peshk te sapo nxjerre nga deti e pjekim mire e mire e kenaqemi tu hanger e tu pi.
Coje nje dolli per te gjithe Lezhjanet!

Gezuar!!!!


Postuar nga Franka datë 23 Maj 2008 - 23:21:

Gezuar Lezha..........
ej mos e maro te gjithe shishen se e morem me mik hhahahaha


Postuar nga Zhylien Sorel datë 23 Maj 2008 - 23:31:

Smile opa njehere

Na qerasni njhere ne miqte ore lezha

Per mua lezha eshte qytet i vogel por mjaft i lezecem,pozita gjeografike si shpirt...

Ajo qe me pelqen te lezhjanet eshte sidomos fakti qe jane tipa gazmor *hardhek thone ata Ne pergjithesi me duken tipa te qete....

ah se desha harrova Jane te mire ne Hip Hop


ps,Me vjen keq qe shengjini avash avash po behet si golemi.


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Maj 2008 - 23:39:

Re: opa njehere

Citim:
Po citoj ato që tha Trendafili i Kuq
Na qerasni njhere ne miqte ore lezha

Per mua lezha eshte qytet i vogel por mjaft i lezecem,pozita gjeografike si shpirt...

Ajo qe me pelqen te lezhjanet eshte sidomos fakti qe jane tipa gazmor *hardhek thone ata Ne pergjithesi me duken tipa te qete....

ah se desha harrova Jane te mire ne Hip Hop


ps,Me vjen keq qe shengjini avash avash po behet si golemi.


Trendafil, mire se vjen dhe urdhero cfare te duash se kte rralle i ke te paguara nga une.
Sa per Lezhen, arsyeja qeshte qytet i vogel eshte shume pozitive se po zhvillohet shume shpejt dhe infrastruktura tashme eshte moderne. Kane investuar shume firma te huaja dhe tashme Lezha eshte bere lule, por edhe shume shtrenjte per te jetuar!
Ndersa shengjini keto 3-4 vjetet e fundit mbahet me paster dhe jane hapur shume hotele qendra kercimi, disko etj ne plazh dhe bejn jete nate si i thojne.
Edhe ne hip-hop kemi nja dy tre grupe te mire qe na kan nderu, gjithashtu mos te harrojme Djemte e detit te cilet kan fitu cmimin e pare para ca vitesh si grupi me i mire rock ne Shqiperi me kengen e Jakup Ferrit.

Gzuar Trendafil edhe je gjithmone i mirepritur ne kete sofer!


Postuar nga Piktor datë 23 Maj 2008 - 23:56:

Pershendetje te perzemerta "sofres lezhjane".
Kam nji cd te Gjeto Luces, perveç asaj te vellezrit Lleshi.


Postuar nga lezhjani-82 datë 24 Maj 2008 - 00:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Pershendetje te perzemerta "sofres lezhjane".
Kam nji cd te Gjeto Luces, perveç asaj te vellezrit Lleshi.


Aahahaha....pershendetje piktor, mire se erdhe ne kyt sofer .
Qe ta dish Gjeto Lucen e kam daje....edhe kta vellezerit Lleshi kane pasur nje dyqan muzikor jo larg pallatit ku jetoja dhe bleja shpesh kaseta. Po ta shikosh nga njera ane Lezha nuk eshte se ka nxjerre pak figura, ktu mund te permendesh, Nikoll Lesi, Aleksander Frangaj, Prec Zogaj.....etj

Te pershendes Puntor edhe mos na mungo...


Postuar nga Piktor datë 24 Maj 2008 - 00:12:

Lezhjani po jam nip ne Shenkoll lol.
Peshk kam gjujt ne Tale
Grosh Kallmeti kam hanger.
Bostan torovicet me grushta kam hap, apo nuk asht i famshem ai bostan.
nuk po vazhdoj ma se njoh dhe une shume figura te Lezhes qe nga poete te vjeter e te rinj e politikane.
Ah se mos harroj pa permend "Gurrat e Begut".


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.