Forumi Horizont
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Heronjte E Heshtur! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15950)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 29 Maj 2008 - 20:36:

Heronjte E Heshtur!

Me ka fasionuar gjithmone kjo pjese e erret e komunizmit...!
Kisha degjuar me pare ne menyre terthore mbi keta persona enigmatike qe i sherbenin sigurise se Shqiperise!
Me bente cudi fakti qe nuk tregonin asgje... misionet e tyre jashte (me teper ne ish - Jugosllavi, por edhe ne shume shtete te tjera).

Une sot rastesisht kam takuar njerin prej tyre

Ate person e njihja qe me pare, por vetem sot e kam mar vesh qe ai ka qene nje nder (dhe vazhdon te jete) "Heronjte e Heshtur"...
... kur e mora vesh kete lajm sikur... pata nje ekzaltim te brendshem... dhe me kuriozitetin tim naiv po mundohesha ne menyre diskrete te nxirrja ndonje histori, ndonje tregim ... te fshehte apo ... dicka

Per qamet se fliste
Me beri shume cudi... une duke qeshur "Hajt mo se ato kohe kane ik... nuk ka ndonje problem sikur te konsumojme ndonje bisede edhe ne nivel tregimi..."
Hic
Asnje gje!!!!!!!

Me beri shume cudi... edhe sepse une kisha njefare konfidence duke qene se e kisha njohur qe me pare...


Jam kurioz te di nese ju dini ndonje gje rreth ketyre personave!
Nqs keni info mbi ta ose nga ata drejtperdrejt!

Jam shume kurioz




Peace!


Postuar nga lost_soul datë 29 Maj 2008 - 21:06:

Re: Heronjte E Heshtur!

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
..fasionuar..

magjepsur


Postuar nga IQVLORA datë 29 Maj 2008 - 21:50:

Gjergj,a e ke lexuar romanin ''Mergata e qyqeve'' te N Jorgaqit?Nqse po personazhi kryesor i atij romani eshte gjalle dhe Blendi i TVKlan,para 3 muajsh zhvilloi nje bisede me te rreth misionit te tij ne Bruksel.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 29 Maj 2008 - 22:03:

lost_soul ok, ke te drejte "magjepsur" do te ishte me mire!

IQ nuk e kam pare ate emision!!!
A mund te me tregosh ndonje gje rreth emisionit... per cfare flisnin?!


Postuar nga Piktor datë 30 Maj 2008 - 00:38:

Gjergj more ç'na hape pune .
Ata i sherbyen me besnikeri , partise dhe xhaxhit. Per kohen ishin dhe heronj, tani nuk e di sesa heronj mund te jene.
Nje miku im me tha se shume nga njerzit e humbur te asaj kohe kane qene heronj te heshtur. biles dhe sot i kerkojne te afermit e tyre neper emisione.
Apo siç thote dhe miku im Iqvlora na japin dhe intervista ne Tv.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 30 Maj 2008 - 01:16:

Mire pra... mund te jete interesante te dime dicka rreth detyres qe ata kane pasur ne kohen e xhaxhit!
Apo jo?! :p


Postuar nga IQVLORA datë 30 Maj 2008 - 17:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
lost_soul ok, ke te drejte "magjepsur" do te ishte me mire!

IQ nuk e kam pare ate emision!!!
A mund te me tregosh ndonje gje rreth emisionit... per cfare flisnin?!




Si gjithmone keta njerez jane te rezervuar te flasin hapur.Burri ishte rreth te 80-ve,trupmadh dhe shume i mbajtur.Ishte nga nje fshat i Gjirokastres,pinjol i nje familje te pasur ,ku i jati njihej me ish mbretin Zog..Kish mare pjese edhe ne LNCl. U pergatit nga Sig Shtetit per misionin qe do te kryente,mesoi te fliste french dhe u vendos ne Bruksel.Atje merrej me organizimin e levizjes per partine e mbretit,ku u be lider kryesor i saj.Zbuloi simbas tij shume per emigracionin antikomunist.Arriti te takohej,pervec me Abas Kupin edhe me mbretin zog.Bile u prit ne audience nga familja mbreterore ne France me te gjitha nderet. Per mbretin foli fjale te mira.Midis te tjerash ai kish deklaruar:''Nqse Shqiperia sulmohet nga greket ai do te ish dakord te merrte pjese ne lufte si ushtar i thjeshte nen drejtimin e E Hoxhes''.Kur u zbulua se kush ish,simbas tij ,ai ne nje nate me rrebesh u kthye ne Parise me makine,ku kish marre me vete edhe gjithe dokumentacionin.Patjeter ne ato vite,fundi viteve 50 fillimi i viteve 60 ,ata kishin edhe ndihmen e agjentve te KGB-s.E strehuan ne ambasaden tone dhe e sollen ne Shqiperi.
Kur ai ish gjoja ne arrati familja ju'' interrnua'' nga fshati.Se cfare pislleqesh ka bere me vone nuk i dihet.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 30 Maj 2008 - 19:33:

Interesante IQVLORA, faleminderit qe ndave me ne keto rreshta


 
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.