Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A eshte e drejte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16040)


Postuar nga sjara datë 09 Qershor 2008 - 23:15:

A eshte e drejte?

Si do te vepronit nese dikush do tju perdorte per qellime te tij? Nese do ta zbulonit kete klan cfar do te benit me te? do ta falnit apo do te ndiheshit teper te fyer?


Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Qershor 2008 - 23:18:

Nuk e di se si mund te shkoje muhabeti deri ne ate pike ....... per cfare lloj perdorimi behet fjale ..... po qe normalisht nuk do ndihesha mire.... madje i ofenduar.
Jep ndonje sqarim me teper, mos e li kaq enigme historine ...... .


Postuar nga sjara datë 09 Qershor 2008 - 23:28:

Nese do te doja ta beja me te qarte do ta beja prej heres se pare.


Postuar nga Lela_Dr datë 09 Qershor 2008 - 23:48:

Une per vete do ja kepusja veshin, dhe do i thoja....
Shoku/shoqe.....vazhdo jeten tende, se ne timen nuk ke me vend.


Postuar nga ESHI datë 10 Qershor 2008 - 04:10:

Nqse do me ndodhte mua ,,,, kuptohet qe do ta beja horr nje here ne turrinje,,, pastaj te tjerat do ja leja kohes ,,,, me mundesine e pare qe do mu jepte do hakmerresha keqmas.

:kallash


Postuar nga ~Enigme~ datë 10 Qershor 2008 - 07:20:

Kam mesuar te mbroj veten nga te tilla raste.  Mqs kam parasysh se secili, gjate procesit te njohies kur zbulon se ekziston nje afrimitet apo ekzistojne interesa te perbashketa etj, ne nje fare menyre po "shfrytezon" njeri tjetrin pasi ne vazhdimesi mer dicka te re, pra secili behet me i ditur. Deri ne kete pike, niveli i lendimit eshte shume pak dhe toleranca e larte.  Nese kjo marrdhenie mbetet nje njohuri praktike atehere ngacmimet e te tilla llojeve pak pershtypje me lene por ne momentin qe kjo kthehet ne nje miqesi te forte dhe natyra e situates kthehet si ne pyetja qe ngriti sjara atehere me gjuan perqeshja e genjeshtres dhe me gryen perbrenda.  Ke vetem nje zgjidhje te kanalizosh talljen dhe te ecesh ne drejtim te kundert!


Postuar nga lost_soul datë 10 Qershor 2008 - 10:26:

Citim:
Po citoj ato që tha sjara
Nese do te doja ta beja me te qarte do ta beja prej heres se pare.

Nese pyetja eshte e paqarte, po ashtu do te jene edhe pergjigjet.

Shpresojme qe perdorimi te mos jete ezaurues. Perndryshe eshte thjesht nje eksperience me shume.


Postuar nga IQVLORA datë 10 Qershor 2008 - 14:51:

Re: A eshte e drejte?

Citim:
Po citoj ato që tha sjara
Si do te vepronit nese dikush do tju perdorte per qellime te tij? Nese do ta zbulonit kete klan cfar do te benit me te? do ta falnit apo do te ndiheshit teper te fyer?



Ju vajzat mbaheni per inteligjente,por ka meshkuj teper te sofistikuar qe do te ishte e veshtire per ju te dyshoni ne qellimet e tyre.Jo ju qe jeni te reja e pa shume eksperience,por jane mashtruar edhe gra me shume vite pervoje jetesore.
Eshte e vertete qe rreziku me i madh ekziston qe nje mashkull t'ju perdor,por edhe e kunderta ekziston.
Ku ka falje ketu moj sjara .Nje vaffanculo do te ishte pak.Nuk ka fyerje me te madhe se sa kur dikush te perdor per qellime te pasinqerta.Miu mund te kaloj njehere ne mustaqet e burrit,por heren e dyte jo,sepse e bene rruge,thote populli.


Postuar nga amor alucius datë 10 Qershor 2008 - 17:22:

Kurre mos ver ne loje aq sa s'mund t'i lejosh vetes te humbasesh, sjara! Persa i perket talljeve a di une, mah, njeriu i ve vetes ca objektiva ne jete. Aq me teper kur behet fjale per nje lidhje. Ai qe do te talle prapanicen me ty mundohet t'ju beje bisht qe te arrije objetivat e veta...ne ate rast duhet te gjesh forcen dhe te ndalosh nje veprim te tille duke iu qendruar besnike objetivave te tua. Ai qe e sheh qe s'po ben progres ne ate fushe, iken vete.
S'jane perhere te tjeret qe "tallen", jemi ne qe i lejojme t'a bejne.


Postuar nga Deb* datë 30 Dhjetor 2009 - 21:41:

Re: A eshte e drejte?

Citim:
Po citoj ato që tha sjara
Si do te vepronit nese dikush do tju perdorte per qellime te tij? Nese do ta zbulonit kete klan cfar do te benit me te? do ta falnit apo do te ndiheshit teper te fyer?

Kuptohet nje peson kur te perdor per interesat e veta. Me ka ndodhur dhe e kam lejuar per aq kohe sa nuk me cenonte, ashtu sic mund ta kem perdorur dhe une per dicka, por ne heshtje te le te kuptosh qe'' ti e di cfare kerkoj prej teje''. P.sh Ti kerkon te futesh ne nje vend pune dhe e di qe filani punon atje. Vete i afrohesh tregohesh e dashur e fton dhe e qeras. Kur e ke arritur qellimin e humbet interesin ndaj saj/tij. Megjithate edhe ajo/ai e ka te qarte interesin qe ke ti ndaj saj, dhe e shikon si te pranueshme. Jane ca gjera qe nuk kane nevoje te behen hapur te kuptohet qellimi. Keto lloj situatash jane te tolerueshme per mua. Ndryshon puna kur te shfrytezon nje njeri shume i afert per ty. Por prape mendoj se ne nje menyre apo tjetren ata e tradhetojne veten dhe te lene te kuptosh qe po te shfrytezojne. Problemi eshte se sa u kushton ti rendesi ketyre sinjaleve qe ata dergojne ne situata te ndryshme.. Ne te shumten e rasteve na leverdis ta justifikojme sjelljen lenduese te njerezve qe ne i konsiderojme te afert, sepse jemi ne denial. E leme deri ne ate faze ku nuk mund ta genjejme dot veten. Ketu kemi pjese dhe ne. Ne nje fare menyre e bejme veten viktime te neglizhences sone, apo sepse keshtu na leverdisi deri ne kete pike. Edhe ti qe e toleron ke njefare interesi se ndryshe nuk do e coje veten deri ne ate pike. Keshtu mendoj une. Nuk ka interes te njeanshem.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.