| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16575)
kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise
Thone qe kujtimet e femijerise mbahen mend duke filluar nga mosha 3-5 vjec.
Re: kush eshte kujtimi juaj me i hershem i femijerise
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Thone qe kujtimet e femijerise mbahen mend duke filluar nga mosha 3-5 vjec.
Kujtimi im me i kendshem i femijerise ishte kur festonim Vitin e Ri ne shtepine e gjyshit dhe te gjyshes, te gjithe bashke dhe ne oren dymbedhjete te mesnates babai im shkonte fshehurazi tek sahati electric dhe fikte dritat e gjithe shtepise. Mbas pese minutash i hapte prape dhe mua me dukej nje dite e re, nje shekull i ri, mbas atyre pese minutave ne erresire.
Po ashtu nje nga kujtimet e mija te bukura te femijerise eshte qe ne behar, mbas vaditjes se baces tek shtepia e gjyshit, cdo mbasdite uleshim te gjithe tek shkallet e pragut te shtepise. Kerciste muhabeti, shakate dhe kunjat dhe ne nje cep te baces piqeshin misrat, nen driten e zbehte te verandes te mbushur plot me miskonja dhe miza te vogla, nen aromen e trendafilave, qe mbeshtillnin kollonat e verandes.
Ne dimer me kujtohet trahanaja e gjyshes plot me vaj ulliri e djath te bardhe ne nje tepsi te madhe ne mengjes te djelave dhe pjekja e geshtenjave ne darke.
Kujtimi me i bukur besoj dhe qe kam me shume te fiksuar eshte hera e pare e kam pare Durresin kam qene e vogel nuk mbaj mendi mire 4 o 5 vjece kur kam shkuar per here te pare ne lazh me dhome tek plepat .Ne mengjes kur kam shkuar ne det se di as vete dhe tani qe e kujtoj sesi me vjen nje ndienje te papershkruar ndonjeher nje pafundesi blu dhe mendoja se dhe uji ishte i tille .Kam kalur 15 dite dhe me duket sikur i kam jetuar dje mbaj mend cdo gje me imtesi keshtjellat ne rere mesimi i notit darka dhe deri vone ne oborrin e kesaj shtepi duke loz me femijet e saj qe kishin moshen time kur u ktheva ne elbasan di qe kam lene nje pjese e zemres time ne ate qytet ....
Nuk e di se kush eshte me i kahershmi kujtim, por ngaqe po me pelqen kjo teme po shkruaj nje kujtim qe me ra ndermend ndersa po lexoja shkrimin e Kotkes.
Ne mengjesin e dites se vitit te Ri afer jastekut gjenim nje qese me nje potokalle, nje molle, ca kokrra arrra, geshtenja nje veze te zier dhe nje embelsire qe ndoshta ishte edhe karamele "zana". Ajo qe ishte me e bukura se gjithmone mendonim se i kishte sjelle babagjyshi ... .
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
kur u ktheva ne elbasan di qe kam lene nje pjese e zemres time ne ate qytet ....
- dhe unë vrisja mëndjen se e kujt ishte zemra që gjeta në breg të detit ( kujtova se ishte e jashme ) ......
sa kohë kisha pa e kujtu kët ndodhi 
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
![]()
- dhe unë vrisja mëndjen se e kujt ishte zemra që gjeta në breg të detit ( kujtova se ishte e jashme ) ......
- për vete kujtoj kur më hudhi në det vëllai nga anija " Puntori " ....
Ka pas qen 5 lek të vjetra më duket bileta , hypnin kalamojt dhe kur vinte ai që priste biletat u hudhshin në det ........
![]()
sa kohë kisha pa e kujtu kët ndodhi
![]()

Kujtime...
Jam la ne kanal vadites, -hahahahahaha- ca kujtese kam. 
Keni inat ju?!:D
dhe i dyti kujtim eshte kur shkova tek dajat isha nja 6 vjece me duket, daja po mbillte kallamoq ne aren e tij , dhe kishte "fole" qe mbillte. Une mezi mbaja veten , ja mora "folene" dajes dhe bera sikur mbolla dy kokrra kallamoq. Mire ca ndodhi pastaj? kur takova dajen pas shum vitesh me thote :" e di cfare mbese? vetem kokrrat e kallamoqit qe ke mbjell ti me kan pas mbi ne are.!"
Une kujtoja se megjithemend po.
Eh kujtime Shqiperie.
Edhe nji tj, per her tpar kam hanger cimcakiz grunit. Ju betohem! Ata cimcakizat jugosllav me arom pjepnit i runim mu krenu tek shoqet e lagjes.
Me kujtohet si tani nje kujtim i larget kur isha five,i cili ilustrohet edhe me nje foto.Kisha dale me babain tek Sheshi i Flamurit.Im ate me bleu nje akullore tek nje pasticeri qe ndodhej aty ku sot eshte e ashtuquajtura nga vlonjatet ''Kapelja''.Mbasi e mbarova ate kerkova edhe nje tjeter,por im ate me tha bolle se do te semuresh nga gryket.(Sa here haja nje akullore ne mbremje isha me temp. nga bajamet).Une u zemerova me tim ate e i thashe dua te shkoj ne shtepi.Mire me tha ai,por me pare do te te beje nje foto e me kapi perdore.Shkuan ne lulishte dhe diku afer varrit te I Qemalit i foli nje fotografi te me bente nje resme
,por une i zemeruar nuk qendroja ne nje vend e fotografi u vu ne siklet.Beja ne levizje i tha im ate se po na merzit.Afer meje ishte nje stol betoni ku ishte nje gabel i vogel.Ne momentin qe une po kthehesha te ulesha ishte shkrepur aparati.Keshtu qe e kam nje foto me nje gabel.Kam pase veshur nje kostum te kohes;pantallona te shkurtera e xhakete.Kur mblidhemi te gjithe e diskutojme per bemat tona te femijerise i miri baba me kujton shume momente te vegjelise e midis tyre edhe kete qe sapo tregova.
| Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.