Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cfare beni mbas vdekjes se nje te afermi tuaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16586)


Postuar nga kotka datë 15 Nëntor 2008 - 01:44:

Cfare beni mbas vdekjes se nje te afermi tuaj

Une vete mendoj se sa i rendesishem qenka shendeti, lutem per shpirtin e te vdekurit dhe i premtoj se do te ruaj si syte e ballit shendetin tim dhe te gjitheve atyre qe kam perreth.

Mbajtja e ketij premtimi me ben te kujtoj gjithmone te afermit e mij qe kane ikur dhe ti respektoj ata edhe pas vdekjes se tyre.


Postuar nga Enya datë 15 Nëntor 2008 - 03:37:

Me ka vdek Daja i madh para 10 ditesh( drite paste), ishte i ri i shkreti, gjynaf.

Gjithmon kur nij vdekje, bahem keq. Me shkon mendja vetem tek prindrit e mi. dhe mendoj sesa e shkurt asht jeta.

Sa per lutjet, cdo te diele jam ne kishe, lutem per te gjithe pa perjashtim, te gjalle e te vdekun.

Vdekja asht e rande faktikisht, por do shtoja qe mjer aj qe vdes, pa te tjeret qe jan gjalle jan rehat.


Postuar nga Endri datë 15 Nëntor 2008 - 04:28:

Vdekja eshte pjese e jetes. Une kujtoj memorite e bukura qe kam nga ai i aferm. Ne ato memori mallengjohem, qesh edhe qaj.


Postuar nga Niqua datë 23 Nëntor 2008 - 08:26:

there is nothing you could do


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Nëntor 2008 - 09:58:

Pjes qe ka zene ne jeten time vdes me te, ndersa ne mendje kujtimi forcohet!


Postuar nga sguardo strano datë 23 Nëntor 2008 - 14:25:

akoma nuk e kam gjetur forcen ta perballoj,mendimet e mia jane fikse e nuk largohen.....


Postuar nga Deb* datë 23 Nëntor 2008 - 20:04:

Sa e shkurter eshte jeta!Ato momente qe kalon me nje te aferm te duken akoma me te cmueshme kur e ke humbur.Me vdiq gjyshja para nje viti dhe nuk munda te shkoj ne Shqiperi.Ajo ka jetuar me ne.Mua akoma me duket sikur ajo eshte gjalle dhe kur te shkoj ne shtepine time , ajo do jete aty ne qoshen e saj duke veshtruar nga dritarja.Gjyshes time nuk i pelqente erresirra dhe i hapte perdet tej e tej .Thoshte,'' Ne erresire do jetojme kur te vdesim.Lereni  driten e diellit te hyje brenda!'' Ne nuk i pelqenim dhe i mbyllnim perdet perseri.Tani sa here hap dritaret apo ngre grilat te hyj dielli me kujtohet nena e shkrete.


Postuar nga matrian datë 23 Nëntor 2008 - 22:17:

Pershendetje!

Kur isha e vogel,dukurine e vdekjes nuk e "pranoja" dot.Nuk e imagjinoja dot qe do te vdiste ndonje njeri jo vetem i afert,por edhe qe thjesht e njihja.(preferoja qe te vdisja une ne fillim)Tani qe kane kaluar vitet dhe qe derisa vdekja nuk evitohet,(keshtu eshte jeta),mundohem qe mos t'i lendoj dhe t'iu kushtoj sa me shume vemendjen!Cdo dite ta bej sa me te gezuar qe ka mundesi!Sigurisht qe eshte shume gje e dhimbshme te humbesh nje njeri,dhe e kujtoj ne menyra te ndryshme,por thjesht s'bej gje!


Postuar nga BIONDIA datë 24 Nëntor 2008 - 02:18:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Sa e shkurter eshte jeta!Ato momente qe kalon me nje te aferm te duken akoma me te cmueshme kur e ke humbur.Me vdiq gjyshja para nje viti dhe nuk munda te shkoj ne Shqiperi.Ajo ka jetuar me ne.Mua akoma me duket sikur ajo eshte gjalle dhe kur te shkoj ne shtepine time , ajo do jete aty ne qoshen e saj duke veshtruar nga dritarja.Gjyshes time nuk i pelqente erresirra dhe i hapte perdet tej e tej .Thoshte,'' Ne erresire do jetojme kur te vdesim.Lereni  driten e diellit te hyje brenda!'' Ne nuk i pelqenim dhe i mbyllnim perdet perseri.Tani sa here hap dritaret apo ngre grilat te hyj dielli me kujtohet nena e shkrete.


 

ah kundershtuese me bere te lotoj se me kujtove nanen time dhe ajo jetonte me ne flinte me dhome me mua dhe e kam gjithmon parasysh me fustanin e saj te zi dhe me napen e saj te bardhe qe rri ul ne divan ...kur shkova heren e fundit ne shqiperi ne momentin qe po ikja dhe e takova me tha "eshte hera e fundit qe te shof " dhe une ne shpirt e ndieva qe me te vertet ishte hera e fundit  mbas 1 muaji vdiq .Gjeja qe me kujton ate eshte kafja qe pi cdo mengjes se gjithmon qe kur isha e vogel dhe derisa sa u largova e pinim bashke dhe darkave kur para se te shkonte te flinte i ferkoja kurrizin dhe ajo me jepte 100 urata .Kujtoj gjithe ate dashuri qe ajo na ka dhene ne ne gjithe ato vite dhe qe smunda ti hudh nje dore dhe mbi varr ..sdua te mendoj qe ka vdekur .


Postuar nga Deb* datë 24 Nëntor 2008 - 21:48:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


 

ah kundershtuese me bere te lotoj se me kujtove nanen time dhe ajo jetonte me ne flinte me dhome me mua dhe e kam gjithmon parasysh me fustanin e saj te zi dhe me napen e saj te bardhe qe rri ul ne divan ...kur shkova heren e fundit ne shqiperi ne momentin qe po ikja dhe e takova me tha "eshte hera e fundit qe te shof " dhe une ne shpirt e ndieva qe me te vertet ishte hera e fundit  mbas 1 muaji vdiq .Gjeja qe me kujton ate eshte kafja qe pi cdo mengjes se gjithmon qe kur isha e vogel dhe derisa sa u largova e pinim bashke dhe darkave kur para se te shkonte te flinte i ferkoja kurrizin dhe ajo me jepte 100 urata .Kujtoj gjithe ate dashuri qe ajo na ka dhene ne ne gjithe ato vite dhe qe smunda ti hudh nje dore dhe mbi varr ..sdua te mendoj qe ka vdekur .



Me duket se ne qe kemi jetuar me gjyshe ndajme te njejtat kujtime.Me sa kenaqesi na e bente gjyshja kafene!Si flutur behej kur ja kerkonim.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.