| Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16817)
Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin?
Te dashur miq, para pak ditesh po diskutoja me nje miken time per datat e skadences qe na jan informuar mbi amballazhin e cdo artikulli qe blejme.
Un i respektoj me shume perpikmeri keto data, perveç gjalpit dhe kosit qe mund t'ja kaloj dy ose tre dite afatin e skadences, artikujt e tjere nese jane te skaduara i hedh...
Doja te dija nga ju, a i respektoni ju me perpikmeri data e skadimit, nese jo, cilat jan artikujt qe nuk ju shqetesojne t'i perdorni te skaduara?
Mendoni se ushqimet e skaduata mund te na sjellin shqetesime...
E se fundi per sa kohe mund ta konservojme Bakllavane?
shume e rendesishme kjo e fundit
.
Re: Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin?
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Te dashur miq, para pak ditesh po diskutoja me nje miken time per datat e skadences qe na jan informuar mbi amballazhin e cdo artikulli qe blejme.
Un i respektoj me shume perpikmeri keto data, perveç gjalpit dhe kosit qe mund t'ja kaloj dy ose tre dite afatin e skadences, artikujt e tjere nese jane te skaduara i hedh...
Doja te dija nga ju, a i respektoni ju me perpikmeri data e skadimit, nese jo, cilat jan artikujt qe nuk ju shqetesojne t'i perdorni te skaduara?
Mendoni se ushqimet e skaduata mund te na sjellin shqetesime...
E se fundi per sa kohe mund ta konservojme Bakllavane?shume e rendesishme kjo e fundit
.

pacim
Po lexoja kete temen e mu kujtua qe 2 here me kane dhene gjera te skaduara per te ngrene por e kam vene re me pas dhe e vemja gje ka qene te akuzoja te poshtrit qe ma kishin bere kete gje dhe pse pa dashje, gjithsesi skam perfunduar ne spital :p
tani ka nje interpretim te datave dhe te shkruajturave neper ushqime.
Ne rastin: TE KONSUMOHET BRENDA DATES x do te thote qe pertej asaj date nuk duhet te hahet me sepse ushqimi eshte alteruar e mund te perbeje rrezik, kjo vlen ne pergjithesi per bulmetet.
ndersa ne rastin PREFEROHET TE KONSUMOHET BRENDA DATES x do te thote qe ushqimi ka humbur disa vlera ushqimore por mund te hahet dhe pas njefare kohe te shkurter.
tani secili ka eksperiencat e veta e mund ti hedhi poshte keto rregulla por duhet kujtuar qe jo te gjithe njerezit jane njesoj e si pasoje nuk reagojne njelloj si sistem imunitar prandaj besoj jane marre afatet me te sigurta per jeten e individeve.
Data e skadences nuk eshte bombe me sahat. Eshte vetem nje tregues i perafert i sigurise. Para 1 muaji bleva djathe te paskaduar qe kur e hapa ishte mykur i gjithi. Me siguri per shkak te konservimit ne ambjente te nxehta ne dyqan. Pra ushqimet skadojne edhe para dates se skadences. Dhe varet shume nga konservimi, sepse fundja edhe mollet prishen, por nuk kane date skadence. Po i fute ne frigorifer durojne me gjate, po i le ne diell prishen per 2 dite. Data e skadences nuk mund te merret kaq strikte sa mos hahet asgje (si Tulipani). Personalisht mozzarellat 2-3 dite pas dates i ha akoma. Kur behen 7-10 dite, ama, mendohem mire, ne varesi se cfare ka tjeter per te ngrene. Fundja jemi kafshe si gjithe te tjerat qe dikur hanim levore pemesh dhe te brendshme kafshesh te gjalla. Te behemi steril me zor sikur nuk shkon. Aq me teper qe mund te qellojme ne situata luftrash apo emergjence qe duhet te mbijetojme.
Nga ana tjeter data e skadences vihet me ligj. Ka ilace farmaceutike qe nuk skadojne kurren e kurres, sepse jane minerale, por shteti detyron te kete nje skadence maksimum 5 vjecare, keshtu qe edhe ato kane nje date skadence te shkruar.
P.s. Mu kujtua nje dokumentar qe pashe keto dite. Behet fjale per nje pilot amerikan qe ra ne toke serbe gjate luftes ne Bosnje. Ai u fshesh gjithe kohes nga forcat paraushtarake qe e kerkonin pellembe me pellembe ta kapnin. Per te mbijetuar hante bar, milingona dhe gjethe, dhe kur i mbaroi uji arriti te shtrydhte corapet qull qe te pinte uje.
Juve mund t'ju duket rast i veçante, por duke menduar veten ne ate pozicion besoj se nuk do kisha pire kurre ujin e corapeve. Por ai mbijetoi, nderkohe qe une dhe shumica prej jush do kishte vdekur nga parimet e teperta higjenike. Mendojini keto raste kur shikoni ushqimet qe (obobo) i ka kaluar data e stampuar se prapthi.
Vendosja e dt se skadences per ushqimet e detyruar nga ligji sikurse e theksuan edhe mesiper eshte nje detyrim, ne kete pike jemi shume dakort.
Une kam pare nje njeri qe pinte suko frutash te dy viteve e kusur te skaduara, kur e pyeta se a nuk kishte frike se mos helmatisej mu kthye, po ushtria amerikane qe ha ushqim te konservuar 40 vjet me pare.
sa per kulture te pergjithshme demokratike
meqe e zuri ne goje fajtori per pune e djathit.Djathi kur ze krimba dhe myk behet me i mire..(qe ta dini kete)
Ari per cdo lloj djathi vlen kjo? Une e dija qe ishte nje teknike qe perdorej per lloje te vecanta sic eshte gorgonzola psh e jo ne pergjithesi.
Tani qe Tulipani mos dali si e fiksuar pas skadencave, ai i imi ishte interpretim i ligjit mbi skadencen e jo ajo qe praktikoj une. Cdo njeri qe gatuan e di shume mire si funksionon puna e ushqimeve dhe pertej dates se skadences prandaj mos na merrni per maniake, max s'do semuret njeri nga kujdesi im.
ky argument po me pelqenka, nese do njeri mund te them si interpretohen etiketat e perberesit e tyre por mos me pyesni pse i di 
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
ky argument po me pelqenka, nese do njeri mund te them si interpretohen etiketat e perberesit e tyre por mos me pyesni pse i di![]()
Puna e "shelf life" eshte e lidhur me shume faktore. Psh me Nutrition Fact Table ........ Nje ushqim kur kalon nje kohe e caktuar mund te mos ofroje te njejtat cilesi e vlera ushqimore qe paraqiten ne tabele. ka shume ushqime qe shiten neper supermerkato qe kane kaluar skadencen. Dhe per sa kohe aty qendron nje tabele qe thote "jane te skaduara" nje gje e tille mund te behet.
Por shelf life ka te beje edhe me faktin se pas nje kohe te caktuar nje produkt (mishi psh) eshte i predispozuar te kete nje rritje te mikroorganizmave te demshme per shendetin, qe i prishin shijen, pamjen etj.Per Frozen Product psh eshte nje vit ..... ndryshon pastaj per fresh products, cooked products, varet nga menyra e paketimit, nga ingredientet etj.
Nuk do te thote qe consumove nje product te "skaduar" dhe "vdiqe"
Per productet e mishit p.sh, e rendesishme eshte qe te gatuhen ne nje temperature te brendshme te caktuar (ideale 70 grade celcius) pasi ne temperature te tille shkaterrohen Listeria M, E. Coli apo Salmonella ...... qe jane nga me te rrezikshmet per organizmin e njeriut.
Tuli nuk e di te sakt per cilin lloj djathi behet fjale
lope,dhie,delje
nuk e di te drejten di qe kur ze krimba behet me i mire
doja te thosha nje fjale lidhur per ate pilotin "shtaze" "moster"
qe solli fajtori..
ne vitet 90-te shqipetaret kan bere sakrifica te papara...
p.sh pinin ujrat e zeza me myshk (une kam qene nje i tille dhe 9-te ne kembe deri ne Agrinjo)po kam pare akoma gjera me ekzemlare qe eshte shume e pabesushme ..te bera nga shqipetaret...po dhe ky piloti paskaqene dreqi vet
tani problemi i ushqimeve te skaduara eshte qe te mos i perdorim sistematikisht pa se i perdorim 4here ne muaj apo 10here nuk eshte kaq e katastrofike...
pastaj varet nga personat..kush eshte alergjik,dhe e jep efektin menjeher
| Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.