Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Lirika popullore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16883)


Postuar nga shelgu datë 02 Mars 2009 - 17:37:

Lirika popullore

Moooj, ne te zenca une.

Moooj do te vras me gure.


Postuar nga shelgu datë 02 Mars 2009 - 20:12:

Por edhe malsia, paska disa kenge dasmash qe efektin emocional e shprehin ne menyre paksa te quditshme:

Kecovare:

 

Mos mendo o babai nuses se ta djegim shpijen,
jo, jo babai nuses sot ta marrim bijen,
sot ta marrim bijen- o.

Mos mendo o vellau nuses se ta djegim porten,
jo, jo vellau nuses sot ta marrim motren
sot ta marrim motren-o.


Postuar nga shelgu datë 02 Mars 2009 - 20:16:

Ja edhe nje nga Saranda qe perseri me elemente qe duken te cuditshme por qe kane shume efekt srtistik.

Ma ben-o shoqet ma bene
qe rraha burrine preme
i keputa nje masha
e vertita nene shkalle.



Plaka briti: - O mehalle
Nusia qe kemi marre
Me isht' bere si e marre
dhe me vrau te zine djale


Postuar nga shelgu datë 11 Mars 2009 - 17:16:










Bota zunë e flasin
Keq për ne të dy. 

 Nuk mendoj për vehten moj gocë
Më vjen keq për ty! 
Ref.:
Qoftë mallku sahat i shkretë!
Që ne u morëm vesh.
Unë ta shkela kambën moj gocë
Ti zure me qeshë.

O erdh me gaz o ky behar
E n’a u ndez o shpirti zjarr
Vetë n’a zu maraku moj gocë
S’më ke, s’të kam faj!
Ti nuk je fajtore
S’të vjen keq për mu’.
S’deshta unë i mjeri moj gocë
Me ty me u ngatrru’.


Postuar nga shelgu datë 11 Mars 2009 - 17:17:

Hypi Hoxha né minare,
Na diftoj se kush ka vdeké.
Paska vdeké nji vajzé me halle,
ajo vajzé qé m'ka deshté mu.

Bjermi nané teshat e zeza,
bjermi nané se du me i veshé.
Du me i veshé me dalé te dera,
e me u ulé njat gur té shkreté.

Ç'po mur'mron ç'po bubullon,
paska mendjen me ra shi.
Pash njat zog qe fluturon-e
kérkush hallin s'po ma di.


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.