Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- 17 vjecari nga Dibra shpik tastieren qe prodhon energji! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16933)

Postuar nga lezhjani-82 datë 27 Mars 2009 - 19:54:

17 vjecari nga Dibra shpik tastieren qe prodhon energji!

Ky esht nji lajm i mrekullushem qe lexova sot tek shekulli! Nje i ri nga dibra ben nje shpikje te paprecedent duke gjetur nje menyre per te krijuar energji vetem duke shtypur ne tastiere!

Lajmi marre nga shekulli!

Bledi, 17-vjeçari dibran shpik tastierën që prodhon energji

Nëse shpikjet më të mëdha të njerëzimit kanë ardhur "nga halli", e tillë është edhe kjo që do t'ju tregojmë sot. Bledar Kazia është vetëm 17 vjeç dhe është nxënës në Medresenë e Kavajës në vitin e tretë. Ai ka menduar t'i shërbejë vetes dhe komunitetit me diçka që fillimisht iu duk të gjithëve e pabesueshme, por tashmë është realitet.
Ka të bëjë me një energji alternative për të ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
Bledi e shpjegon kështu, krijimin e tij; "Poshtë butonave të tastierës vendoset një bobinë dhe një magnet. Në kohën kur ne e shtypim butonin krijohet një shkëndijë magnetike vlera e së cilës rritet me shtypjen e butonave dhe energjia mekanike kthehet në energji elektrike. Më pas bëjmë lidhjen me një multi metër që tregon se me të vërtetë prodhohet energji".
Por nuk mbaron këtu. Bledi shpjegon më tej se "Këtë energji ne e depozitojmë në një bateri të rikarikueshme. Bateria e merr energjinë duke shtypur tastat e tastierës. Ngjitur me baterinë është një llampë dhe kur ajo ndizet do të thotë që po karikohet. Në qoftë se në një lapë top shtypim një mijë herë tastat e kompjuterit do të karikonim një bateri 19 voltësh, pasi kjo është më e madhja. Në qoftë se jemi në rrugë ose në autobus dhe na duhet patjetër ta përdorim kompjuterin duke përdorur këtë projekt për 10 ose 15 minuta ne e karikojmë baterinë e lapë topit e cila mban 6 orë punë në të. Kur një bateri kompjuteri zgjatë dy ose tre orë, me këtë projekt ajo shkon në 6 orë. Është një projekt që kursen dhe prodhon energji".
Energjia që prodhohet në këtë rast është energji alternative, pra nuk është korrent direkt, është alternativë. "Na duhet ta mbledhim njëherë energjinë pastaj ta përdorim". Ideja ka lindur verën e kaluar në kushtet e shtëpisë, më pas më fillimin e shkollës me ndihmën e profesorit të informatikës Salih Dede.
Në fillim ka marrë çmimin e parë, në olimpiadën e Fizikës në Tiranë. Më pas është bërë e mundur që ky projekt të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar në Turkmenistan. Këtu Bledar Kazia është vlerësuar me medaljen e argjendit kjo i ka dhënë mundësin që po me këtë projekt të përfaqësojë Shqipërinë në Nevada të Amerikës.
Kur e pyesim Bledin çfarë kanë menduar personat që kanë dëgjuar për shpikjen e tij!? Në fillim janë treguar mosbesues thotë ai, po kur juria ndërkombëtare e vlerësoi këtë projekt, atëherë gjithçka ishte më e qartë dhe shumë ndërruan mendim.
Familja e tij jeton në Peshkopi ndërsa Bledari në Kavajë, fundjavave shkon në familje të prindërit të cilët nuk kanë ndonjë "dell" shkencëtari në fis por që janë të lumtur për djalin e tyre.
Suksesi i shpikësit tonë nuk mbaron me kaq, gjatë kohës së qëndrimit në Turkmenistan, përfaqësuesit e Indisë kanë treguar interes për projektin e djaloshit shqiptar.
Ajo që do ta bënte të lumtur është shpikësin është të bëhej i mundur prodhimi i tastierave të tilla që do i shërbenin shumë njerëzve, dhe për një gjë duket i lumtur Bledari që i ka shërbyer njerëzimit për diçka.

Postuar nga shelgu datë 28 Mars 2009 - 00:07:

Re: 17 vjecari nga Dibra shpik tastieren qe qe prodhon energji!

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82

Ua, po dalkan shkencetare keta te medresese ore!

Sidomos ne Kavaje e di si mesohet?

Bir Selman i nenes, thuaj

Postuar nga ~Enigme~ datë 28 Mars 2009 - 20:57:

U, shume interesante, nje projekt novator...edhe perkrah anen sociale edhe perfitim ka.

Po ne Nevada cfare behet, konkurs tjeter? Ky djaloshi te filloje te kerkoje grante kur te vije ne Amerike e te nise kete biznes.

O Cedi ky do t'ja kaloje Billit te Mikrosoftit po fillo gjei fondacione te behesh partner :p ...me mire se te rish i cuditur de....

Postuar nga shelgu datë 28 Mars 2009 - 21:08:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
U, shume interesante, nje projekt novator...edhe perkrah anen sociale edhe perfitim ka.

Po ne Nevada cfare behet, konkurs tjeter? Ky djaloshi te filloje te kerkoje grante kur te vije ne Amerike e te nise kete biznes.

O Cedi ky do t'ja kaloje Billit te Mikrosoftit po fillo gjei fondacione te behesh partner :p ...me mire se te rish i cuditur de....

Pse te vjen cudi? Eshte edhe nga Dibra. Edhe Kastriotet thone nga Dibra e kishin origjinen.

Partner? Hm. Sa % kerkon ti? Ja ta nisim per se mbari punen. ,

se ty te takon ideja pa jo per gje.

Postuar nga ~Enigme~ datë 28 Mars 2009 - 21:49:

Cudia per bir selmanin mund te shprehet edhe ne menyre pozitive jo vetem me sarkazem. Me vjen keq po s'kisha qellim te kaloja ne keto lloj bashkebisedime. Flm per mirekuptimin!

Postuar nga shelgu datë 29 Mars 2009 - 00:29:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Cudia per bir selmanin mund te shprehet edhe ne menyre pozitive jo vetem me sarkazem. Me vjen keq po s'kisha qellim te kaloja ne keto lloj bashkebisedime. Flm per mirekuptimin!

Sarkazem? Larg qofte.

Ai ka mesuar ne Kavaje te beje shpikje, ti sec po thua.

Postuar nga kiss-kiss datë 30 Mars 2009 - 17:23:

urime bledit ene per hajer shpikjen.

Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.