Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Canonical lancon UBUNTU 9.04 (”Jaunty Jackalope”), versioni beta. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16940)


Postuar nga Pitkini datë 31 Mars 2009 - 01:58:

Canonical lancon UBUNTU 9.04 (”Jaunty Jackalope”), versioni beta.



Ubuntu 9.04 me nickname-in “Jaunty Jackalope” është lancuar tashmë. Bëhet fjalë për versionin beta, sepse versioni përfundimtar do të lancohet më 23 prill 2009 (pas vetëm 25 ditësh). Ubuntu 9.04 niset më shpejt(në më pak se 20 sekonda), ka një sistem të ri lajmërimi, ka boot splash dhe login screen të ridizenjuar, tre theme të reja, dy wallpaper të rinj etj.

Tek Jaunty ndodhet GNOME 2.26.0, versioni më i ri, i cili ka shumë përmirësime të dukshme. Kjo është lista kryesore e programeve të update-uar në Ubuntu 9.04: OpenOffice.org 3.0.1, Compiz 0.8.2, Pidgin 2.5.5, The GIMP 2.6.6, Transmission 1.51, Mozilla Firefox 3.0.7, F-Spot 0.5.0.3, Rhythmbox 0.12.0. etj. Gjithashtu, kerneli u update-ua në versionin 2.6.28-11.37 i cili është bazuar në Linux kernel 2.6.28.

Ja dhe një screenshot i versionit të ri:


Shënim: RSS readeri që ndodhet në screenshot është pjesë e Google Gadgets, dhe nuk ben pjesë në Ubuntu 9.04. Pra duhet të downloadohet manualisht.

Lexoni më tepër njoftimin zyrtar të lancimit të Ubuntu 9.04: http://www.ubuntu.com/testing/jaunty/beta


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 15 Maj 2009 - 02:24:

Edhe pse jam vone, jam duke e azhornuar sepse sapo e instalova ne laptop. Ndryshimi i pare qe shoh eshte lidhja me ADSL tim qe me 8.10 nuk e beja dot... BTW, tani po shkruaj nga 9.04


Postuar nga Pitkini datë 20 Maj 2009 - 04:53:

plako, nqs nuk e ke instalu akoma. gnome DO

shko http://do.davebsd.com/

Aty do e NDJESH fuqine e linuxit (se ka lancuar akoma per windows)

sipas mendimit tim, ky eshte nje nga aplikacionet me te fuqishme (nga ana e Userit) ne bote.

Pasi ta instalosh mos harro ti aktivizosh pluginet, se ne default ska shum opsione.

klm


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 21 Maj 2009 - 19:32:

Do ta provoj me te vajtur ne shtepi se tani jam ne pune. Duket interesante sidoqofte...


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.