Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Shqiptaret dhe genjeshtra... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16979)


Postuar nga agata datë 22 Prill 2009 - 21:06:

Shqiptaret dhe genjeshtra...

Para pak ditesh ndoqa me vemendje te madhe nje emision I drejtuar nga Blendi Fejziu, qe titullohej Shqiptaret dhe Genjeshtrat

Nga debati qe behej ne kete emision, ku ishin te ftuar Fatos Lubonja, Ledia Lazri ( Mjeke Psikiatre), Andi Tela - (Kryeredaktor i "Panorama"), Andis Harasani - (Deputet), etj.. Nenkuptova qe Kultura e vendit tone e lejonte me teper dhe me lehte genjeshtren se kultura e disa vendeve te tjera...
Pse ndodh kjo?
A jeni edhe ju dakort te pranoni se Shqiptaret genjejne me shume se vendet e tjera?


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Prill 2009 - 22:13:

:dukemendu :dukemendu Jovan Bregu sikur ka patur nje shprehje per genjeshtren???????


Postuar nga Piktor datë 22 Prill 2009 - 23:40:

Po ti moj Agata si thua. Jepe mendimin tend.
Po te degjosh e ti besosh te gjitha atyre qe thote tv dhe analistet e deputetet neper emisione ne ate perfundim do te dalesh.
Degjo mua futi ndonje muzikAL apo Folk+ dhe i harron rrenat.


Postuar nga Tulipani datë 23 Prill 2009 - 04:01:

Se kam pare emisionin por une them qe prioritet kemi mburrjen, tani se per tu mburrur dhe genjejme kjo eshte ana tjeter e medaljes. Problemi eshte se harrojme e besojme dhe genjeshtrat qe themi e behemi nje rrjet genjeshtaresh e te mashtruarish e keshtu me rradhe.


Postuar nga Katilesha datë 23 Prill 2009 - 04:47:

Re: Shqiptaret dhe genjeshtra...

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Para pak ditesh ndoqa me vemendje te madhe nje emision I drejtuar nga Blendi Fejziu, qe titullohej Shqiptaret dhe Genjeshtrat

Nga debati qe behej ne kete emision, ku ishin te ftuar Fatos Lubonja, Ledia Lazri ( Mjeke Psikiatre), Andi Tela - (Kryeredaktor i "Panorama"), Andis Harasani - (Deputet), etj.. Nenkuptova qe Kultura e vendit tone e lejonte me teper dhe me lehte genjeshtren se kultura e disa vendeve te tjera...
Pse ndodh kjo?
A jeni edhe ju dakort te pranoni se Shqiptaret genjejne me shume se vendet e tjera?



..................

Nuk e kam pare emisionin dhe nuk e di se si e kane shtruar ata problemin, gjykuar e komentuar. Por se e thote 1 analist,apo deputet apo ca di une nje gje te tille, nuk do te thote qe domosdorshmerisht eshte e vertete. Te gjithe popujt jane te predispozuar relativisht ne te njejtat nivele per fenomene te ndryshme. Pastaj mos te harrojme se ka edhe genjeshtra te bardha,qe nuk kane pasoja - dhe qe jane et pafajshme. Thua per keto tipe genjeshtrash e kane pasur ato?


Postuar nga agata datë 26 Prill 2009 - 01:16:

Kjo lloj teme ka nje spektre shume te gjere, por le te debatojme ne menyre pragmatike.
Secili nga ne e din mire qe qeniet njerzore genjejne, te cilido kombi apo nenshtetesie qofshin ato. Nuk do te egzistonte e verteta nese nuk do kishte genjeshter dhe anasjelltas.

Ne teme qe kam hapur kam deshire te flasim sinqerisht, dhe pyetja eshte, e mendoni qe kultura e vendit tone e pranon dhe e justifikon me lehte genjeshtren se sa kultura e disa vendeve te tjera perendimore?
Mendimi im eshte Po.
Pse eshte po? Sepse shoqeria Shqiptare genjen shume shpesh femijet, kultura edukohet qe ne moshen me te re. Nuk ka femije shqiptar te mos kete degjuar; "ha shpejt ose rri urte se erdhi gogoli". Mjeku shiqiptar nuk te thote kurre nese vuan ose rrezikon nje kancer. Politikanet tone, genjejne ne menyre shume qesharake. Edhe politikanet e vendeve perendimore genjejne, se fundja sipas statistikave, jane ato qe genjejne me teper, por jo ne cdo fjale qe thone. Shoqeria jone i bie gjithmone per shkurt, normal se te thuash te verteten kerkon sipas momentit dhe rastit , dipllomaci, pergjegjesi, force, kurajo, por edhe respekt. Nje moto e Lubonjes e cila eshte edhe e imja thote "Me e ngushta rruge e jetes eshte rruga e te vertetes"
A jemi sa duhet te pergjegjshem? a kemi sa duhet kurajo? A kemi respekt per njeri tjetrin?


Talesofadream, me lart permendi fjalen "mburrje", jam mese dakort, qe Shqiptaret genjejme per t'u mburrur, Nje tjeter fjali qe me beri peshtypje ne emisjon ishte "genjeshtra eshte art i skllavit". A eshte shtypja e tmershme e kohes se dulles qe na skllaveroj!!!?

Me kujtohet ne moshe te vogel, mbas nje katastrofe qe i ndoshi familjes time. Nje kushurire u afrua dhe kerkonte te me shpjegonte se cfare kishte ndodhur, im ate vjen drejt nesh dhe i drejtohet personit ne fjale, duke i thene; "te lutem mos e genje si do qe te jete, ne nje moment apo tjeter do e degjoj te verteten". Nga ajo dite edhe pse cfare mora vesh me hidheroj, si asnje here tjeter, e vleresoj shume qe njerzit te jene te sinqerte. Fundja nje femije eshte sikurse cdo person, eshte nje qenie qe duhet ta respektosh njesoj, pak rendesi ka cfare kupton ose jo ne mementin qe ne i themi te verteten. Kultura mesohet sikurse gjuha.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.