Forumi Horizont | Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Tito dhe Enveri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17037)
Tito dhe Enveri
A është e vërtetë që në shkollat e Shqipërisë ,pas luftes u kënduan këngë për Titon ( me detyrim)?
a është e vërtetë që shqiptarët ishin denuar me burg sepse kishin sharë Milladin Popoviqin ?!
A është e vërtetë që kishte të denuar sepse
e kishin sharë Hrushovin?!
(po të doni mund t'i merni edhe si pyetje retorike)
A është e vërtetë që per Kosoven dhe autorët kosovar kishte vetem një dispencë prej 30 faqesh?!
A është e vërtetë që shqiptarët e Kosoves të internuar në kampin e Qermes së Lushnjes detyroheshin të paraqiteshin çdo mbrëmje për apel para shefit që ishte serb ?!
Dhe në fud (se ka pyetje pa fund) A është e vërtetë që ishte e ndaluar sikurse programet e tjera të huaja të ndëgjohej RADIO PRISHTINA ????!!!!
Re: Tito dhe Enveri
Citim:
Po citoj ato që tha profesor59
A është e vërtetë që shqiptarët e Kosoves të internuar në kampin e Qermes së Lushnjes detyroheshin të paraqiteshin çdo mbrëmje për apel para shefit që ishte serb ?!
Dhe në fud (se ka pyetje pa fund) A është e vërtetë që ishte e ndaluar sikurse programet e tjera të huaja të ndëgjohej RADIO PRISHTINA ????!!!!
Meqenëse paske njerëz tëaferm që kanë jetuar në Lushnje; pikrisht disa kan kaluar më vonë në Elbasan
Disa kan vdekur e disa janë, një prej tyre është në ish lagjen Q. guranjaku Afer shkolles Qamil Guranjaku ndersa sa per kënget për Titon në shkollat në Shqipëri mund ta takosh profesorin e nderuar të Elbasanit Hyjni Ceka (i familjes së Neritan Cekes )nëqoftëse është gjallë ta shpjegon më gjesisht , Ai është një nga shum deshmitaret e pasluftes Që ishte i detyruar tu mësonte nxënësve këngë për Titon
Citim:
Po citoj ato që tha profesor59
Afer shkolles Qamil Guranjaku ndersa sa per kënget për Titon në shkollat në Shqipëri mund ta takosh profesorin e nderuar të Elbasanit Hyjni Ceka (i familjes së Neritan Cekes )nëqoftëse është gjallë ta shpjegon më gjesisht , Ai është një nga shum deshmitaret e pasluftes Që ishte i detyruar tu mësonte nxënësve këngë për Titon
Hyjni Ceka ishte i përndjekur , se perndryshe do të rezervohesha të them diçka per te .Të mos krijosh idenë se ishte i familjes Ceka dhe mund të gëzonte privilegje . Nga familja Ceka kishte të përndjekur ( mjaftonte të distancoheshe dhe do të gëzoje privilegje ( siç i gëzonte Neritani pasi u distancua nga pjestaret e familjes së vet)
Ai gjithësesi mbeti mësues i nderuar sepse nuk u përul si të tjsrët edhe pse e pagoi shtrejtë
Sa per Enverin mos e pafsha as ne enderr se mjaft kemi vuajtur per 45 vjet me radhe nen diktaturen socialiste;
Tito e Enveri dy figura politike te kohes se komunizmit
pershendetje belga
Profesori mendoj se ju dhe une nuk i keni jetuar ato kohe,prindrit tane po.Ata na kane treguar.
Im ate me ka treguar, se kur ndertohej hekurudha per ne Elbasan,tekniket ishin te gjithe serb(jugosllav).Kur i raportohej komandatit te brigades per prezencen apo dicka tjeter,nuk thuhej brigada ndodhet e rreshtuar,por ne serbisht''dionica''.Ose ne mitingjet qe organizonte PKSH para 1948-s,populli brohoriste ''Tito-Enver'' dhe jo anasjelltas dhe servili i Miladineve,Mugosheve,Tempove etj e pranonte pa bere ze.
Profesor distancim do te thoshte shume gjera.Ne te dy e dime shume mire te verteten e distancimit.Distancim do te thoshte bashkpunim me org e sig shtetit ne dem te njerezve te familjes e fisit.Ju jeni disa vite me i madh se une,por mendoj se une kam te dhena nga ngjarje e fakte reale.Eshte mire qe ketyre djemve dhe vajzave ,qe nga mosha jane femijet tane,t'ju themi realitetin e mos te bejme retushim faktesh.
respekte
Keto jane te verteta po ku qendron cudia? Ne shyqyr qe nuk u cliruam nga ruset se ato vende qe i kane pasur brenda e dine se c'kane hequr, si Cekia, Hungaria, dhe te tjera republika Socialiste ku midis tyre nuk duhet harruar Polonia.
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.