Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Eshte nje urgjence e diteve te "sotme" se si te edukojme FEMIJET tane? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17190)
Eshte nje urgjence e diteve te "sotme" se si te edukojme FEMIJET tane?
Mora shkas te hap kete teme nga arsye personale dhe nga nje liber mbi edukimin e femijve.
Kur femijet "rreshkasin",duhet ti bejme pyetjet e verteta vetes?
Per mendimin tim shoqeria, kondicionet sociale nuk jane pergjegjese dhe nuk kane nje shpjegim per te gjitha keto...dhe dashuria e prinderve nuk mjafton!
Po sikurse e keqja te "banonte" ne nje dificit total reflektimi,se si duhet te jete edukimi i FEMIJEVE tane?
Mendoj qe jeta ne shoqeri kerkon qe secili nga NE te disiplinohet nga nje numer rregullash dhe ti beje te tijat.Eshte principi i gjithe edukimit.
Por perpara te gjithave duhet te dime çfare eshte nje FEMIJE, çfare i duhet vertet per tu bere i rritur,si te sillemi ne si prinder e sidomos vitet e para te jetes te tij jane vendimtare...te ushtrosh sa me mire kete zanat kaq te veshtire qe quhet PRINDER.
Cfare do te thote te jesh PRINDER?
Sillni eksperiencat tuaja ne kete teme.
Cili eshte vizioni dhe keshillat tuaja per shoqerine e ardhshme...
Ju mirepres te gjitheve.
Te jesh prind i mire nuk eshte aq e lehte. Per mua eshte nje nga detyrat me te veshtira. Personaliteti i femijes percaktohet qe dy vjec, prandaj shume heret fillon dhe edukimi i femijes. Kam lexuar diku per nje prind e coi femijen diku(nuk me kujtohet ku konkretisht). Femija ishte 4 vjec apo me pak. I kerkoi ta ndihmonte me femijen, dhe ai i tha qe ke ardhur shume vone.
Ne Shqiptaret i perkedhelim shume femijet. Mundohemi ti mbajme sa me afer dhe mos i mundojme shume se na dhimbsen. Ketu qendron gabimi yne. I bejme te paafte per te perballuar jeten vetem ne te ardhmen. I mesojme te jene te varur nga prinderit. Sa te rinj ne moshe te pjekur, pse jo dhe mbi 30 ke akoma qe jetojne me prinderit ne Shqiperi?! Pjesa me e madhe pothuajse.
Kjo eshte teme ku ka shume per te diskutuar.
Re: Eshte nje urgjence e diteve te "sotme" se si te edukojme FEMIJET tane?
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia2006
Cfare do te thote te jesh PRINDER?
.
Te jesh prind do te thote te mos vesh asnje para femijes tend. Vetja kalon ne plan te dyte. Duhet te mendosh c'eshte e mire per familjen tende dhe jo vetem per ty. Femijet e vegjel te hane shume kohe. Aq kohe sa per veten tende duhet te kujdesesh kur ke mundesi dhe jo kur do ti. Femija nuk ka nevoje vetem per veshmbathje, ushqim , lodra, por edhe per edukim. Sa me pak perkedhelira, se ndryshe do vuash vet ti si prind, por edhe femija.
P.sh Djali im u perkedhel jashtezakonisht nga gjysherit e tij gjate qendrimit ne Shqiperi. Ndryshoi komplet. Akoma pas tre vjetesh une i vuaj ato perkedhelira. Eshte shume qaraman. Qan pothuajse per gjithcka qe nuk pelqen, apo nuk ben dot. Shume torturuese dhe lodhese. Kujton se gjithcka eshte per te, dhe vetem per te. Nuk do te ndaje gjerat e tij me asnje, por i do lodrat e te tjereve me cdo kusht. Ndonjehere te flasesh me te eshte si te flasesh me muret.
Juve prinderve te ardhshem. Edukojini vet femijet tuaj, mos i lini shume dore me dore, dhe sa me pak perkedhelira aq me mire per femijen tuaj dhe per ju.
Une i kam rritur vete femijet ne cerdhe dhe ne kopshte, nuk i perkedhela, mesuan te bejne cdo gje, qe 6 vjec lanin pjata dhe kishin celsin ne qafe. Nuk kam frike te vdes, por i ngopa me kulu kulu dhe mucu mucu, se me vinte keq qe benin kaq pune dhe ishin te pavaruru qe ne moshe te njome.
Mos u flisni femijeve me gjuhe femijesh, trajtojini si te rritur edhe kur jane 1 vjec, se ndryshe rriten me ngadale psikollogjikisht.
une kete nuk e dija kur isha e re dhe vetem zemra dhe shpirti mamit u therras, por jashte nuk i therret kush keshtu......
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia2006
Cfare do te thote te jesh PRINDER?
Sillni eksperiencat tuaja ne kete teme.
Cili eshte vizioni dhe keshillat tuaja per shoqerine e ardhshme...
Ju mirepres te gjitheve.
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Por.., per mua te jesh prind, nenkuptoj te jesh e afte te edukosh nje brez te ri... Te kesh plot dashuri per te dhene... Ti vesh detyre vetesh ti shkollosh, dhe t'i krijosh kushte sa me te peshtatshme per te gjitha keto.
Mendoj se kjo eshte detyra e nje prindi, per te krijuar, individe, te cilet do dine ti pershtaten sa me mire shoqerise ku jetojne e perballimeve te jetes se tyre.
Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Hemmmmm .......... sa bukur duket me llafe ....... thjesht fare ....... c'pret atehere ??????? Ta ma menderja???????? Do thuash ti kur u bera une ..... ca ka te mos behesh ti ............. hemmm ...... maybe ... .
Shi Hey me paska gjetur temen
Hey ke ndonje sygjerim per temen
Sygjerim? Te ishte puna me sygjerime ehuhaaa ku do ishim sot.. po vetem ne keto pune qe s'jep dot mend. Te jesh prind nuk do te thote vetem te kontribuosh ne sjelljen ne bote te nje krijese te re. Nuk thashe ndonje te re, e di. Po i kam bezdi ata njerez qe e hedhin (me nder muhabetit) shurren perpjete sepse kane arritur te bejne nje apo dy ciliminj kur ne te vertete i kalojne apo s'i kalojne 3 ore ne dite me ta. Ceshtje teper delikate Cec.. do jem ne gjendje te jap sygjerime vetem kur te arrij te pesedhjetat.. per te mos thene pesedhjetepesat.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.