Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Si e mendoni kete gje ...nuk eshte shaka !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17204)


Postuar nga BIONDIA datë 30 Korrik 2009 - 21:52:

Si e mendoni kete gje ...nuk eshte shaka !!!

Maxhoranca e re parlamentare do të votojë në Kuvend një ligj pdiskriminimin, ku përfshihen edhe martesat e homoseksualëve.
Gjashtë vjet pasi një variant i këtij ligji u rrëzua në komisionet parlamentare si pasojë e presionit të madh publik,kryeministri Sali Berisha shprehet pro miratimit të këtij ligj kundër diskriminimit. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin, ku u miratua plani për liberalizimin e
vizave, një prej problemeve që kanë të bëjnë me këtë proces, sipas kreut të qeverisë, është edhe sjellja ndaj të drejtave të pakicave të caktuara. “Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile. Duhet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe sa do të mund të favorizohen ato. Unë mendoj se, pavarësishtnga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i
papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese,të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane”, u shpreh kreu i qeverisë. “Këtu nuk ka një qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë. Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat në të cilat aderon dhe është e detyruar t’i respektojë. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni.
Më mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin”, vijoi më tej kreu i qeverisë, teksa në mbledhje nuk munguan as të qeshurat e anëtarëve të KNI-së. Gjashtë vjet më parë opinioni publik dhe klasa politike u përfshinë nga debati nëse duheshin
lejuar martesat e personave të së njëjtës gjini në Shqipëri. Debati erdhi pikërisht gjatë kohës që Komisioni i Ligjeve në Parlament po diskutonte disa ndryshime në Kodin e Familjes. Në Kod, në asnjë rast nuk përcaktohej
ndalimi i martesave të homoseksualëve. Ligji në pamje të parë dukej pak evaziv, por nuk e pengonte ndonjë çift që do të guxonin dhe t paraqiteshin në gjendje civile për tëvendosur kurorë. Megjithatë si pasojë e debatit të madh dhe presionit që shkaktoi ky ligj, Parlamenti nuk e miratoi kapitullin
për martesat, duke e lënë këtë një çështje të hapur, pavarësisht
se në atë kohë u asistua nga Këshilli i Evropës

them se eshte gje e mire nga njera ane... por ne nje vend si i joni akoma me 100 probleme ky do ishte i 101...


Postuar nga shelgu datë 30 Korrik 2009 - 22:14:

Bjonde, asgje kunder martesave te se njejtes gjinie, por problemi nuk mbaron me kaq.

Imagjino nje femije qe rritet nga ne nje ambient te tille, se keta ose keto, do kerkojne qe te adaptojne edhe femije.

Nuk eshte e lehte dhe madje une mendoj qe eshte masakruese per nje femije qe rritet ndryshe nga sa natyra i ka dhene njeriut.

Nje i rritur, e ka buten e tij dhe e ben si te doje, por STOP kur del perpara femija. Ai eshte i parritur dhe kerkon normalitet.

Keto jane maskaralleqe ne fund te fundit, megjithse ketyre ua rekomandojne keta perendimoret e zhvilluar.

Varja, pune muti


Postuar nga BIONDIA datë 30 Korrik 2009 - 22:21:

Cedrus ky lajm ka cudit dhe mediat e huaja por me cudit me shume se ta kishte thene Edi ne do e besoja po then da Sala me duket cudi...ketu ka tradheti burra....


Postuar nga Eria datë 30 Korrik 2009 - 22:23:

Nuk kam dhe une asgje kundra Homoseksualeve,por ne Shqiperi kjo eshte ende nje teme Tabu...Nuk besoj se do dali dikush hapur te thoje une dua nje si vetja...per me teper te martohet me ate...
Shume pak vende ne Europe i pranojne keto lloj martesash,dhe aty ka jo pak probleme..
Pasi sic tha cedrus,ata mendojne tani te adoptojne femije...por per femijen kjo do ishte traume e vertete..te kete vetem dy babi apo vetem dy mami.. ...
Pastaj edhe ky ligj na paskerka ngelur pa u miratuar ne Al,se me tjeret e ndrime ne ne fakt...
Mua me duket si nje tentative,per te terhequr vemendjen nga zgjedhjet..


Postuar nga AndreaPirelli datë 30 Korrik 2009 - 22:30:

Citim:
Po citoj ato që tha EAK

Mua me duket si nje tentative,per te terhequr vemendjen nga zgjedhjet..



:aha :aha :aha


Postuar nga Eria datë 30 Korrik 2009 - 22:31:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


:aha :aha :aha




Levizje tipike,taktike e krieministrit...Si nuk ndryshoi mer aman?...Tani ja parashikon levizjet,pa e marre Topin fare ai..(jo presidentin :p)


Postuar nga BIONDIA datë 30 Korrik 2009 - 22:40:

Ne te gjitha vendet e europes eshte miratuar nje ligj i tille por cudia me e madhe qe qeka miratuar dhe ne Kosove,Serbi dhe Maqedoni ....ky projektligj eshte bere nga "Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut" me kryetare Eliza Ballauri ..nder te tjera ajo thote e rendesishme mos diskriminohen por per martesen te vendosin vete...


Postuar nga Fajtori datë 30 Korrik 2009 - 23:56:

Kur e kane lene ndonjehere shqiptaret njeri-tjetrin te lire qe ta lene sot. Shqiptari nuk eshte mesuar te respektoje zgjedhjet e tjetrit dhe kjo duket nga postimet e kesaj teme. Bota eshte vite drite larg nesh dhe prape shqiptaret nuk i vijne as te maja e thoit revolucionit shoqeror te '68-es.

Vete martesa eshte nje utopi, nje pengmarrje me ligj e nje personi tjeter, nje akt legal qe forcon nje partner te mbaje me zor tjetrin kur do te largohet. Por kjo nuk mjafton, heteroseksualet e shqipes duan ta ruajne per vete kete utopi, ne menyre qe fshati shqiptar te rrije edhe disa vite drite larg respektit civil.

Per ti thene gjerat drejt, mendoj se frike nga zgjedhja e te tjereve kane pabythesit, ashtu si disa meshkuj sillen si manjake per te mbuluar impulset homoseksuale (njoh njerin nga afer). Malesori qe fitoi zgjedhjet po ben veprim te gabuar. Mossss... Si nuk e kuptoi qe ne ia dhame votem pikerisht qe te mbetemi vend fshataresk. Ketu me siguri ka tradheti. C'jane keto grupe pastaj qe kerkojne te drejta. Ky eshte skandal. Ne shqiperi te drejtat mund t'i kerkojne vetem ata qe kapin sekretaren, si Ylli Pango apo Sabit Broka. Ato mund ti pranoje fshati socialist, ndersa nje fryme tolerante ne shoqeri nuk e pranon dot. Ashtu siç nuk pranon dot jevgjit e zezaket. Populli yne i kulluar gjenetikisht nuk mund te pranoje keto gjera. Jo me kot kemi mbetur 3 milione, sepse duam te ruajme racen. Jemi popull trim, trap dhe liridashes... Opssss, domethene heteroseksualisht liridashes, ndryshe s'ka liri.

Vraponi njerez... Vraponi te gjeni 100 problemet e tjera qe te justifikoni padrejtesite ne ato gjysma homoseksualesh e jevgjish qe kane mbetur tek fshati shqiptar.


Postuar nga Deb* datë 31 Korrik 2009 - 00:09:

Duke patur parasysh sa konservatore jane Shqiptaret, miratimi i nje ligji te tille me duket pa lidhje.
:lexim


Postuar nga AngelDevil datë 31 Korrik 2009 - 00:41:

me shume kenaqsi do shkoja ne ndonje dasem homoseksualesh do jete interesante mendoj une


  Gjithsej 18 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 176 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.