Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Te jetosh per ç'fare sherben?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17251)


Postuar nga cecilia datë 02 Shtator 2009 - 21:43:

Te jetosh per ç'fare sherben?!

Kam kaluar edhe une ne rruge pa dalje.Kam njohur shume njerez qe jetojne cdo dite ne pasiguri, ne shqetesim dhe jo rralle ne agoni...Sa mire i kuptoj keta njerez!

Mbas shume reflektimesh dhe netve pa pergjigje,doja ta ndaja kete shqetesim bashke me ju.

Ky shqetesim per te kuptuar perse sherben humanizmi.Vit mbas viti po keqesohet, NE mendojme se po ecim perpara...

Ne epoken qe jetojme nuk ka masa per tu pergjigjur konkretisht ketyreve pyetjeve qe duken kaq te thjeshta ne aparence.

Shume njerez shkojne ne kundra- sensin e asaj qe duhet realisht.

NJerzit jane humbur neper boten e konsumimit,neper festa,neper punera, pa pare kurre se cpo ndodh me synimin qe duhet vertet te kene ne jeten reale.

Jam perpjekur shume te kuptoj humanizmin per ca sherben por vetem s'ja kam arritur dot...nje gje kam arritur vetem,Lirine e mendimeve te mija.

Pikerisht keto mendime te lira erdha ti ndaj me ju ne forum.

Shpresoj qe kjo teme te kete nje perpjekje sadopak pozitive, ndoshta fillojme e mendojme ndryshe.


Postuar nga SmoKer datë 03 Shtator 2009 - 00:17:

Shume e komplikuar si teme !!

dhe me sa kam lexuar eshte dhe nje teme tjeter e ngjashme

anyway ... mos ji kaq pensimiste


Postuar nga cecilia datë 03 Shtator 2009 - 00:51:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Shume e komplikuar si teme !!

dhe me sa kam lexuar eshte dhe nje teme tjeter e ngjashme

anyway ... mos ji kaq pensimiste





E di qe eshte e komplikuar por kjo sna pengon te shprehemi ate cka quhet jetese...dhe per cfare sherben kjo jetese...apo sex,droges and rock&rolls...

S'jam aq pesimiste sa mendon,thjeshte kerkoj pergjigjet e verteta,se s'paskan rendesi pyetjet e verteta me sa shoh...

PS: Kur hap nje teme nuk shikoj asnjehere a ka teme te ngjashme me timen. Se ngatarrohem pastaj.


Postuar nga SmoKer datë 03 Shtator 2009 - 01:02:

Shpresoj qe te marresh ndonje pergjigje qe kerkon per kete teme.

Mendoj se te gjithe ne kemi shume per te dhene para se te themi qe jetojme kot.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shtator 2009 - 01:32:

eh Cec sja gjejme dot fundin kesaj teme...

Ca mund te te them une ... jetojme sepse vijme ne kete bote qe te egzistojme dhe qe te kuptojme egzistencen tone duhet te jemi te vetedijshem per arsyet se pse duhet te egzistojme ... cilat jane ato jane nga me te thjeshtat duke filluar nga nje pune qe na jep kenaqesi ,apo martesa femijet etj etj jane pikerisht keto disa arsye te cilat na japin si te thuash force mendimit per te jetuar.

E rendesishme eshte ti japesh kuptim jetes tende. Per mua eshte lufte, lufte vuajtjesh e gezimesh ne te njejten kohe; kur me vjen hidherimi e perballoj e gjej arsyen ne mes te atij hidherimi qe do me lumturoje ne te ardhmen si ka thene kot e ai Floberi vuajtja eshte hidhur sot, por do te jete e embel neser ....

hajd tani jo kaq pesimiste kiss


Postuar nga AndreaPirelli datë 03 Shtator 2009 - 02:42:

Ehhhh ......... i gjithe faji eshte i Tulpes ......................


Postuar nga erious datë 03 Shtator 2009 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia2006
Ne epoken qe jetojme nuk ka masa per tu pergjigjur konkretisht ketyreve pyetjeve qe duken kaq te thjeshta ne aparence.


Sokratin (qe ka jetu perpara krishtit) akoma nuk e kuptojme çfare ka dash me tregu (aq i thelle eshte mendimi i tij) e na rren mendja qe kemi avancu ose perparu.

nuk jetojme me mire se babilonasit, egjyptianet, greket, romaket, ne njerezit e sotem... perkundrazi nuk e kemi arrit kurre nivelin e jeteses se tyre.


Postuar nga Ashley datë 27 Tetor 2010 - 19:21:

Te sherben ta besh jeten tende me te bukur....


Postuar nga Klodel datë 27 Tetor 2010 - 19:50:

Une nuk e kuptoj problemin apo pyetjen e temes. Titulli eshte tjeter, permbajtja e tekstit eshte tjeter.
Ceci cfare ngre si pyetje: per cfare sherben te jetojme, apo humanizmi ne ditet e sotme?


Postuar nga cecilia datë 27 Tetor 2010 - 20:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Une nuk e kuptoj problemin apo pyetjen e temes. Titulli eshte tjeter, permbajtja e tekstit eshte tjeter.
Ceci cfare ngre si pyetje: per cfare sherben te jetojme, apo humanizmi ne ditet e sotme?




Ne fakt po ta shohesh mire te dyja besoj se jane si pika. E para eshte a duhet te sherbejme per diçka konkrete gjate egzistences tone? dhe pyetja tjeter qe une e kam pershkruar disi eshte humanizmi. Mos ndoshta duke pare problemet nga afer te njerezve sherben per egzistencen tone?!


Mendoj se si teme eshte me e thelle se sa thjeshte te jetojme. Qe kemi ardhur ne jete dhe detyrimisht jetojme, kjo dihet. Por duhet ditur mendoj une a mund te sherbej per diçka e ardhmja jone ne jete?Dhe per çfare?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.