Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashurojme vetem nje here ne jete???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=173)


Postuar nga Natyra datë 11 Janar 2003 - 05:31:

Question Dashurojme vetem nje here ne jete????

Thone qe jeta ka vetem nje dashuri te madhe dhe te forte.

Si mendoni ju??????
Jeta na prezanton dhe dashuri te tjera,a dashurojme vertet???


Postuar nga Viko datë 12 Janar 2003 - 16:11:

Thumbs down

Vertet se njeriu dashuron vetem njeher,dhe ajo eshte dashuri me e fort se nje termet,prandaj faqen qe kisha hap me pare kishte te bej me te,dashuri te vertet e ndien vetem ateher kur qetesi nuk mundesh me i dhane shpirtit dhe gjithmon je ne psihozen e saj se gjdo et ndodh te nesermen.Viktim e kesaj dashurie jam edhe uen Natyra,por shume me e rende seq e mendoni ju,dashuria ime ka nje histori mjafte te hidhur,prandaj shpesh mallkoj vehten pse jetojm ne meshkujt


Postuar nga Natyra datë 12 Janar 2003 - 18:12:

Lightbulb Viko po te citoj disa vargje te Pushkinit

mos u ngrys prej deshperimit nese jeta te genjen,
hesht ne diten e pendimit,rishtaz dit'e gazit vjen,
zemra me te ardhmen rron,nga e sotmja shqetesohet
kur gjithshka pa pritur shkon,me te djeshmen permallohet.

Mua me kane sherbyer si lajtmotiv gjate jetes time qe nuk ka qene gjithmone e qete dhe e kendeshme.
Jam dakort me ato qe thua dhe te kuptoj shume mire se dhe dashuria ime ka nje fund shume tragjik,por derisa jetojme kemi force te dashurojme perseri e te kerkojme serisht lumturine e humbur.
Nga eksperienca ime mendoj (ky eshte thjesht mendimi im)qe kur dashurojme nuk duhet te perserisim nje dashuri te kaluar,por te vazhdojme nje histori te re pra nje dashuri te re.
konkluzioni:dashurine e madhe,te paperseritshme,unike rendite me kujdes ne nje nga sirtaret e zemres dhe kur te merr malli per te te mjafton vetem ta hapesh pak dhe ajo te vjen e vrullshme ne kujtimet e tua.

Pershendetjet me te perzemerta te gjiteve.


Postuar nga Viko datë 12 Janar 2003 - 20:08:

Frike se jetoj gjate kam

Mendoj se jeta vertet eshte vetem nje pluhur qe te ngjitet per zemer e te ben ta humbasesh rrugetimet e saja.Ndegjo mund te dashuroj por nuk dim ke,dashurojm e nuk dim sa,jane ndjenja te pa kufishme,prandaj te dashurosh per te paren here pas permbysjeve tua,ngritet indentiteti i jetes dhe si njeri vlen te jetosh,te permbysesh prap pas perbysjeve qe kishim eshte jete vdekur mes te gjalleve.
Kam nje thenie timen"me lini te vuaj qe te jem i lumtur"prandaj keshtu besoj se jeta triumfon tek une.


Postuar nga Redi datë 18 Janar 2003 - 14:48:

:)

Nuk eshte Aspak e vertete qe mund te dashurojme nje here ne jete.

Une psh kam dashuruar me shume se njehere, por mund te theme qe nuk e harroj puthjen e pare, ecila per mua eshte e vyer pasi e dij une se si ja vodha

TuNg!


Postuar nga ELV15 datë 22 Janar 2003 - 09:29:

Exclamation

nuk e di nese dikush e kupton vertete termin "dashuri" tamam ashtu sic eshte. po me mire le te themi qe njerez te ndryshem e kuptojne kete term apo fjale ne menyra te ndrushme. nje here takova nje shoqe qe kisha shume kohe pa e pare dhe bisede pas bisede erdhem e po flisnim per dashurine. ajo eshte me e vjeter se une ne moshe keshtu qe si rrjedhoje ajo di me shume se une. nje fjale me beri vertete pershtypje nga menyra e saj e te shprehurit. dashuria eshte zog qe lind nga shpieti yt dhe si te gjithe zogjte e vegjel nuk di te fluturoje. je ti qe e meson dhe e edukon ate, pra ti je prindi i saj.gjeja me kryesore eshte qe kur te jesh gati ta leshosh kete zog ne fluturimin e pare te sigurohesh qe zogu i njeh miqte dhe armiqte e tij. vetem keshte ai do jete i sigurt ne cdo fluturim te tijin.
pra nese ti dashuron kujto gjithmone se ajo eshte ndjenje qe del brenda teje dhe kur ti nuk e kontrollon dot ajo adhe mund te keqperdoret nga te tjeret. mendohu mire para se te fluturosh...!


Postuar nga Ezida datë 05 Shkurt 2003 - 13:36:

Per mendimin tim vetem njeher dashurojme vertet dhe me gjithe force,heret e tjera jane sa per te kalu kohen dhe per te genjy veten se dashuruam perseri.


Postuar nga Ami- datë 10 Shkurt 2003 - 15:45:

Jam plotesisht dakort me parafolesin!

Nuk mund te shprehi nje 17 apo 25 vjec se cila ka qene apo eshte dashuria e vertete e jetes, pasi ka edhe nja 50 vjet te tjera perpara per ta kerkuar dhe per ta gjetur. Mes ee drejte shprehja se eshte nje gracke psikologjike pasi ne ate moshe qe njeriu dashuron per here te pare dashuron me teper nga rastesia dhe kurreshtja sesa nga ndjenja e vertete. Dashuria e vertete duhet vleresuar nga te tera anet pak rendesi ka nese eshte e pesta apo e dymbedhjeta. Rendesi ka qe njeriu me dashurine e vertete te lidhi jeten pasi keshtu do ta shijoje ate me mire. Edhe une si parafolesi sa me teper kalon koha aq me teper ia ndjej lezetin dashurise sepse i kam te qarta idete dhe pretendimet e mija dhe kur kam ndryshuar kam ndryshuar zakonisht ne permiresim. Nuk i mohoj dashurite e kaluara madje u jam mirenjohes qe me kane dhene eksperience edhe me kane drejtuar andej nga ishin pretendime e mija. Fale tyre une tani di te zgjedh me mire se me pare dhe per rrjedhoje d te jem me i lumtur.


Postuar nga Irfani datë 19 Shkurt 2003 - 20:30:

Smile Dashuria

Mendoje se dashuria nuk ndodh vetem nje here ne jete.Une per vetem time kam qene dhe jam i dashuruar perseri per se 2 here.Jam dakort me Redin qe thote qe Puthja e pare nuk harrohet eshte nje pervoje dhe nje eksperience qe nuk harrovet e ngel e ngulur ne fundit e zemrave tona.Por eshte edhe e veshtire qe te harrovet dashurua e pare,une per veten time me ka ndodhur kjo gje shume kohe me pare e kisha ate mendimin qe nuk ndodh me dashuria e pare,por ja qe ndodhem me nje vajze tjeter dhe me beri perseri te bija perseri ne dashuri,eshte dicka shume e bukur qe te biesh per here te dyte ne dashuri,per vete faktin qe jeta qe bej eshte akoma dhe e bukur dhe me terheqese.


Postuar nga Ana datë 11 Prill 2003 - 21:29:

Smile

Dashuria nuk ka fund. Ata qe dashurojne nuk vene kufi, sa te jetojne do dashurojne, ne te kundert jeta nuk do kishte kuptim.

Citoj
dhe pa dashurine njeriu do ishte vetem nje vizitor ne jete, vetem nje i vdekur, dhe.................do ishte me mire te mos egzistonte fare.

Erih Maria Remark


  Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.