Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- A eshte kjo bota e femrave apo meshkujve? / women's world or men's world (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17347)


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:00:

A eshte kjo bota e femrave apo meshkujve? / women's world or men's world

Sot po diskutoja rreth kesaj "women's world or men's world"

Po degjonin kengen "James Brown - this is the men's world" dhe ashtu pa dashje lindi diskutimi.

Eshte e vertete qe burri ka qene gjithmone lider , por dhe koka ka qafen qe mbahet.


Pra Kush e sundon boten femra apo mashkulli ??

It's a mans world - James Brown







Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:06:

dhe ketu ku jam une femrat/grate nuk kane te drejte as te ecin vetem ne rruge ...!!! sad but true


Postuar nga cecilia datë 16 Tetor 2009 - 00:10:

Mendimi i pare qe me erdhi eshte MASHKULLI patjeter...Por femra ne ditet e sotme ka nje rol shume te rendesishem per mos te thene mjaft influencues...

Merr shembull nga Michelle Obama...nje avokate e shkelqyer qe e coi Barak-un ne shtepine e bardhe...
Te kujtojme si fillim Barak Obama do kryente stazhin ne kabinetin e saj...atje u be edhe njohja decizive...
Gjithashtu edhe historia e Hilari Clinton me Bill...tregoi qe ajo eshte vertet nje femer me shume karakter...sot si sekretare shteti, imagjinoni cfare vendimesh merr ajo ne mes shume burrash shteti...
Me ka habitur po ashtu ish-kryeministria e Izraelit...nje femer beton...

Kaq per momentin.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:18:

Teme interesante do dalin ne pah maskilistat e vertete ketu :p

sa per temen thon qe mbas nje mashkulli te sukseshem qendron nje femer e zgjuar ...me ket shprehje jam e une


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:21:

Citim:
Teme interesante do dalin ne pah maskilistat e vertete ketu


e prisja dicka te tille po jo nga ty angel

Pra ju mendoni qe nje president drejtohet nga nje grua ?!

Mua me duket nje cik me e thjesht , me i fuqishmi gjithmone fiton.


Postuar nga cecilia datë 16 Tetor 2009 - 00:28:

Absolutisht jo...por gruaja sot mund te drejtoj shtetin sikurse nje mashkull...


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:32:

Smoke problemi eshte qe edhe shume faj nuk ju ve ketyre maskilistave vertet sepse qe kur jemi rritur qe te vegjel na ka henger shpirtin mentaliteti i semure qe mashkulli eshte superior ne gjithcka.

Me vjen keq qe ne vendin tim eshte akoma ky mentalitet se thone e kete gjen tjeter qe; nqs do me pa sa te perparuar jane meshkujt ne nje vend shiko sa te emancipuara jane femrat


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


me i fuqishmi gjithmone fiton.



e sakte me i fuqishmi fiton ska rendesi eshte femer apo mashkull.


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:49:

Juve keni te drejte por

Sa lidere ferma ka pare e gjithe bota , dhe si mendoni qe ne nje kohe bota do kete lidere femra po aq sa meshkuj?
Un mendoj angel se kjo teme nuk ka te bej me te qenit maskilist ose jo.

cecilia , e njejta pyetje eshte dhe per ty , kujton vertet qe femrat jane dhe do jene te sukseshme po aq sa meshkujt ne ne cdo aspekt ?!!


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:52:

po shume pak lidere femra pse sepse nuk i lejojne meshkujt te dalin ne siperfaqe ketu doja te dilja.

Nejse ky eshte mendimi im seshte e thene qe te jete e pranushme nga te gjithe as nuk pretendoj 1 gje te tille.


  Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.