| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Ju lutem stafit dhe antarve te ktij forumi per ndihm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17518)
Ju lutem stafit dhe antarve te ktij forumi per ndihm
E kam nje problem me konektimin e wirelessit.
Sqarime rreth kompjuterit:
Kompjuteri im ka Kartel te rrjetit LAN (Local Area Network)
Kablla qe hyn ne kartel vjen prej antenes dhe hyn se pari ne wireless pastaj kablla tjeter hyn ne PC.
Mirpo problemi im eshte qe nuk mundem te konektohem me serverat qe jan privat, ne vendin tim. dmth . nuk kam asnje lloj konektimi per veq se (Local Area Network)
Mirpo edhe me (Local Area Network) nuk kam njohuri dhe nuk di te konektohem.
Andaj
Ju lutem stafit dhe antarve te ktij forumi te me ndihmojn.
Me respekt ndaj jush ..
JU falemnderohem per mirkuptim.
Pres pergjigjjen tuaj.
Duhet te shikosh nqs ke DHCP aktivizuar, apo kompjuteri e ka IP te parazgjedhur.
Lidhja ne LAN nuk dmth asgje nese antena dhe lidhja tjeter nuk merr sinjalin e internetit. Prandaj duhet te sigurohesh qe interneti funksionon mire me ndonje kompjuter tjeter ose me administratore te rrjetit.
me shum rreth ktij problemi
nese mundesh me shum rreth ktij problemi sepse te kuptova por plotsisht ..
Faleminderit per ndihmen tuaj.
Kush te siguron qe kablli qe fut ti nga antena sjell internet? Mund te jete gabim, ose te kete nevoje per konfigurim ne routerin wireless me username dhe password qe te lidhesh ne internet.
Keto jane gjera qe i gjen ne manualin e perdorimit ose te spjegon kompania qe te ka dhene internetin. Ka qindra menyra per tu lidhur me internet dhe nuk domethene asgje qe fut kabllin ne kompjuter lidhet vetem LAN.
Ke probleme me konfigurimet.
E para e punese eshte te resetosh wireless-in ne gjendjen e saj fillestare te fabrikes (kur ta besh kete duhet te jete i stakuar nga Pc).
Kompjuteri yt qe do ta lidhesh te parin me Wireless duhet te kete ip e lire pra qe ta marre ne menyre automatike nga aparati wireless.
Fiki te gjithe kompjuterat e tjere dhe puno veç me kompjuterin tend personal.
Lidhe aparatin wireless(i fikur) me kabull me kompjuterin, nqs se aparati ka shume porta lidhe me ate qe eshte me afer butonit qe fik e ndez aparatin wireless, psh mund te jete porta nr 4 afer çelsit ate lidh.
Lidhe aparatin wireless me rrjetin telefonik, ndize aparatin wireless.
Pas pak do te kesh internetin ne pc tend.
Mbasi te jesh lidhur me internet pra nqs çdo gje ka shkuar mbare, gjysma e punes dhe te mbetet te konfigurosh wirelessin dhe kompjutrat e tjere.
Aty ku shkruan adresat e internetit psh " www.forumihorizont.com" shkruaj thjesht numrin 192.168.0.1 ashtu sikurse e shkruajta une te ndare me pika. Pra
192.168.0.1
klik dhe do te hysh ne menu te wireless. bej konfigurimin e vendit gjuhen dhe krijo password per wireless. Ki parasysh se aparati per te te identifikuar do te kerkoje password qe zakonisht gjendet poshte aparatit wireless psh admin- admin dhe password- password.
Mbroje rrjetin me nje pasword.
Ndiz kompjutrat e tjere me rradhe nje nga nje kur te identifikojne vale e wireless do te kerkojne password dhe beje qe ta ruajne ate (save).
Per te komunikuar me pc e tjera duhet te jesh administrator i te gjithe kompjutrave dhe duhet te besh te pakten nje kartele publike te perbashket qe do te thote qe ajo kartele dhe dokumentet e saja si foto video etj mund te shihen nga te gjithe dhe keshtu per çdo pc.
Nqs se ke ndonje paqartesi ketu jemi:p
Shum te faleminderit
shum faleminderit ... Per ndihmen tuaj
Mirpo me sa duket me keni keqkuptuar .pak..
une kam vetem kompjuterin personal dhe dua te kem internet ne kompjuterin tim.
por ajo qe dua te di eshte se si ta kam wirelessin ne pc.
kur nuk me paraqitet fare ikona, me paraqitet vetem (Local area network)
Dhe dua te di a mundem une te kem wireless me ket lloj kartele.
ja se qfar lloji eshte
http://www.laptopsolutions.ca/image...net-lan-100.jpg
Sqarime me shum:
nese hy ne "My Network Places"
I shohe dy ikona (Local area Connection) dhe (Local area Connection 2)
kjo eshte e gjitha qe shohe une.. Mirpo nuk shohe fare Wireless connection.
Edhe nje her ju faleminderoj perzemersisht per ndihmen tuaj.
Me Respekt Enis
Bukur shume, thjesht kjo http://www.laptopsolutions.ca/image...net-lan-100.jpg
te sherben per tu lidhur me LAN por jo me wireless.
Me e bukura nqs ke laptop ti ndoshta nuk ke ndezur antenen tende te wireless qe zakonisht ndizet me Fn plus butonin ku eshte ikona e wireless psh F10 pra shtyp njehkohesisht te dy kta butona per disa sekonda .
Nqs ne zone ke ndonje rrjet internet wireless kompjutri do ta gjeje dhe do te kerkoje te lidhesh provoje dhe pune te mbare.
Ne rast se nuk ke wireless ne kompjuter duhet te blesh nje routerwireless e te besh konfigurimin simbas manualit.
Kam laptop por?
Kam laptop, dhe ne laptop kam Konektim .
mirpo ne PC nuuk po mundem.
DMTH kjo kart nuk mundson konektimin me wireless...
mirpo wireless qe mer lidhje nga antena e madhe .. sdi si tju spjegoj.
Sherben, patjeter por i mungon antena dmth ose blej nje antene (qe futet ne pc ne vend te kesaj) ose blej nje router qe ka dhe wireless qe lidhet me ane te asaj qe tregove ne foto , konfiguroje dhe je ne rregull.
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.