Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Mbipesha dhe problemet qe shkaktohen pres saj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17576)
Mbipesha dhe problemet qe shkaktohen pres saj
Ne inch
Mbipesha.
Kush quhet mbipeshe?
Nje i rritur me BMI midis 25- 29.9 quhet mbi peshe.
BMI midis18.5 - 24.9 peshe normale.
BMI 30 futen te Obese.
Si e percaktojme peshen sipas BMI?
BMI= (Peshen ne pound/ gjatesine ne inch x gjatesine ne inch)x 703
BMI=(Peshen ne kg/ gjatesine necmxgjatesine ne cm)x10.000
Me poshte po sjell nja dy grafike sesi te percaktojme peshen npm BMI.
ne metrik.
Mbipesha, dhe obesity kane te bejne me mosbalancim te energjise. Ka te beje me marrjen e shume kalorive, dhe jo mjaftueshem ushtrime fizike.
Mbipesha mund te vije nga keta faktore:
1)Gjenetik
2)Metabolizmit
3) Mjedisit
4)Kultures
5) Gjendja social-ekonomike.
Ne ditet e sotme ka me shume njerez mbipeshe se vite me pare. Ne Angli masa mesatare e nje fustani eshte rrit nga 12 qe ka qene ne vitin 1951 ne 16 ne ditet e sotme. Qe nga viti 1980 numri i njerezve mbipeshte eshte trefishuar. Australia, Amerika dhe Britania, Kanadaja kane mbi 50% te popullsise mbipeshe.
Mbipesha eshte me e zakonshme te njerezit te shtresave te ulta te ulta, se te shtresat e larta.
Me i zakonshem te Amerikanet, se tek Europianet. Dhe me shume i zakonshem te Amerikanet e sotem, se ne 1900. Sigurisht ka te beje shume menyra e te ushqyrit. Njerezit tani frekuentojne te ngrenit jashte me shume se dikur, sidomos fastfood-et.
Shume programe jane hapur per menaxhimin e peshes, dieta te shumta, si dhe operacione, por eshte vene re qe ne pergjithesi ata qe e humbin peshen me keto programe, ashtu dhe e shtojne perseri.
Mbipesha ka efekte negative jo vetem ne shendetin e njeriut, por edhe ne aspektin social. Mbipesha prek personin jo vetem ne menyren se si te tjeret e trajtojne ate, por edhe ne menyren se si ai e vlereson veten. Zakonisht keta persona kane nje vleresim te ulet per veten. Personat mbipeshe shpesh etiketohen si, '' te ngathet'', ''te pakujdesshem'', jo te mireorganizuar'', ''dembela''.
Kane me pak mundesi se njerezit me peshe normale te punesohen, te jene te sukseshem, apo te kene te ardhura te larta. Eshte vene re se diskriminimi ndaj peshes eshte me i madh se diskriminimi racial apo gjinor. Diskriminim ndaj njerezve mbi peshe ndodh jo vetem nga shoqeria, por edhe nga vet familja: burri, gruaja, femijet. Diskriminim ne peshe eshte me i theksuar te femrat se te meshkujt.
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.