Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret
ITALI
Gjykata e Katanzaros, ka dënuar dje me burg 12 shtetas mes tyre dhe shqiptarë, italianë dhe moldave. Mes shqiptarëve të dënuar, janë Alberto Mesiti, 29 vjec e Elvis Metvelaj, 25 vjec me nga 8 vjet e 4 muaj burg dhe Rodon Rexhepi, 28 vjec i dënuar me 8 vjet burg- shkruajne mediat italiane.
Hetimet e drejtuar nga Guardia di Financa për operacionin “Shkodër” nisën në 2005 dhe përfunduan në tetor të 2008. Gjatë operacioneve të policisë u sekuestruan gati 500 kg kokainë, heroinë dhe marijuanë. Sipas medias italiane në këtë trafik merrnin pjesë elemente të kriminalitetit shqiptar, rumun si dhe kalabrez të cilët kontrollin fluksin e lëndëve narkotike. Ata siguronin që asnjë ngarkesë droge e ardhur nga lindja të hynte në tregun kalabrez pa kaluar më parë në Altomonte, në qytezën vogël ku banda kishte krijuar një qendër të vërtetë të mbledhjes dhe përpunimit të drogës që vinte nga Shqipëria.
550 milione euro per nje dite
Sot ne Itali u sekuestruan 550 milione euro ne pasuri te tundshme e te patundshme nga nje klan mafioz siçilian. Vlera astronomike iu sekuestrua Rosario Cascios, i cili manaxhonte impiante te ndryshme industriale per llogari te kapomafias Matteo Messina Denaro.
http://www.corriere.it/cronache/10_...44f02aabe.shtml
Vetem nje vit me pare u sekuestruan 400 milione euro te tjera nga ky grup mafioz. Keto shifra do te mjaftonin qe te ndertohej autostrada Durres-Kukes nga fillimi.
E nderkohe qe Italia vazhdon sekuestrimet dhe arrestimet thuajse çdo muaj, ne Shqiperi keto lajme jane te rralla. Kjo eshte pak e çuditshme kur lajmet e policive te botes tregojne vazhdimisht se burimet e droges per Italine gjenden shpesh ne Shqiperi.
Tashme dihen strategjite e policise italiane, ajo nuk arreston njerez koti e pa para. Mua me çudit fakti se ku perfundojne gjithe keta te arrrestuar se veç ne burg jo se nuk dalin llogarite pastaj.
Dr.Skënder Brataj, mjeku shqiptar hap dyert e politikës italiane.
Nga mjekësia ne listën e profesionisteve të kandidates për presidente të koalicionit të Qendrës së Majtë Mercedes Bresso ’Inssieme per Bresso’. Brataj është shqiptari i parë që kandidohet për zgjedhjet e rajonale në Piemonte 28-29 Mars në Itali.
http://www.hermesnews.org/articoli/...endra-majte.asp
_____________________________
Me pelqen te sjell shembuj pozitive ne kete teme sa me prish syrin e keq
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mua me çudit fakti se ku perfundojne gjithe keta te arrrestuar se veç ne burg jo se nuk dalin llogarite pastaj.
Cne interpoli me mafian siçiliane. Te arrestuarit burgosen ne Itali (edhe po te jene shqiptare), sepse krimi eshte kryer aty.
Ne fakt burgjet italiane jane plot dhe ka nje emergjence kombetare per kete pune. Per te zgjidhur mbipopullimin e burgjeve jane bere ligje dhe amnistira pa fund. Para tre ditesh kishte nje lajm mbi spostimin e repartit te transeksual ne nje burg te ri qe do lehtesonte popullimin e Rebbibias. Ndersa ligjet e fundit propozojne gjyqet me date skadence, si tip djathi. Kjo i shtohet konceptit te skadences absolute, sipas te cilit nqs ke kryer nje krim para 10 vjetesh dhe s'te ka kapur akoma njeri, je i falur.
Koncepte qe vendet e tjera nuk i kane, sepse krimet penale nuk kane skadence. Ne France, Gjermani apo SHBA, edhe pas 40 vjetesh mund te kapesh.
sorry qe nuk e cilesova per ty ... e kisha fjalen per shqiptaret e arrestuar neper bote, dhe me aq sa di e kam degjuar une i kthejne ne Shqiperi ka marveshje nderkombetare per ket gje (e cilesoj me aq sa kam degjuar une)
Mos u habis kaq shume ti zogu
S'qenke mire me jurdikun
Edhe SIKUR te kete marreveshje, ajo eshte per vuajtjen e denimit ne Shqiperi, jo per gjykimin ne Shqiperi.
Gjykata qe vendos gjendet aty ku kryhet krimi. Nuk vendos dot prokurori e gjykata shqiptare per krime te ndodhura neper bote.
Ndoshta nuk kembengul .... mund te kesh te drejte per ket punen e gjykimit
ja e mesova 1 gje te re
Turqi- e marre nga e perditshmja Sabah
Historia e nje burri. I cili meson se eshte babai i nje djali nga dy binjaket e tij.
Historia fillon kur ky dyshonte per besnikerine e te shoqes dhe kerkoi te bej test-in e ADN e femijeve te tij 3 vjecar sot. Rezultatet treguan se eshte babai vetem i nje djali.
Sipas gjinekologve ky rast ka te bej me nje 'superfecondation' -dmth kur femra eshte tashme shtatezene dhe nje tjeter fecondation prodhohet- ndryshe, duble fecondation.
Spermatozoidet duke pasur nje jetgjatesi prej 8 ditesh kjo grua do kete pasur raporte me dy meshkuj te ndryshem.Ovulationi pra ka zene ne te njejten moment por ovula do jete pllenuar (feconde) nga dy spermatozoide te ndryshme. (qe nuk vinin nga i njejti mashkull)
Babai anagazhoi proceduren e divorcit dhe kerkoi mbajtjen e djalit te tij biologjik.Kurse vellai i tij binjak u la ne institucionet perkatese.
P.S: Faje do me falesh nqs s'jam te tema e duhur. Une gjeta teme lajme nga bota...por "ndoshta per Shqiptaret" kte s'ta garantoj.
Gjithsej 33 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.