Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Mbyllja e venes qendrore retinale (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17739)


Postuar nga shelgu datë 24 Mars 2010 - 23:30:

Mbyllja e venes qendrore retinale

Ne fakt shqiperimi i ketyre diagnozave eshte pak si i papershtatshem per mua.

Central Retinal Vein Occlusion CRVO


Vena qendrore e syrit del nga zgavra e syrit dhe futet ne pjesen e brnedeshme te kafkes per tu bashkuar me vena me te medh atje. Gjate rruges per ne brendesi te kafkes kjo vene kalon nepermjet te quajtures "lamina cribrosa", nje vrime ne pjesen e mbrapme te syrit. fatkeqesisht ne kete ngushtim del edhe nervi i syrit per te vazhduar rrugen drejt trurit.
Cdo enjtje e venes sigurisht qe ngushton nervin dhe kjo sjell ulje te pamjes dhe demtim ne pergjithesi te veshtrimit.

Eshte nje semundje me shkak te pajnohur.
Mjekimi eshte konservativ dhe simptomatik.


Postuar nga Fajtori datë 24 Mars 2010 - 23:58:

E kupton personi qe ka renie te shikimit apo del vetem pas testesh objektive?


Postuar nga shelgu datë 25 Mars 2010 - 17:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E kupton personi qe ka renie te shikimit apo del vetem pas testesh objektive?


Po, kuptohet menjehere. Per cudi, ne sensin paradoksal, ne fillim ke idene e nje qartesimi te pamjes te shoqerar me nje ndicim te shtuar, si ne rastin e nje fotoje qe i rrit kontrastin. Kjo nuk shpjegohet, por mund te jete si rezultat i ngacmimit, ose hiperaktivizimit te sensorit(nervit). Pas pak kohe, kur nervi e kupton se eshte "genjyer' vjen nje turrbullim i pamjes i shoqeruar me flokezime (si ne rastin e renjes se debores). pra shikoj disa si floke bore qe vallezojne midis syrit dhe objektit. Me vone fillon renja e pamjes. Kjo e detyron te semurin qe te shkoje tek mjeku.

Eshte mire te thuhet,q e shenjat e para mund t'i kete cdo njeri, pa pasur detyrimisht pathologji. Kjo eshte edhe arsyeja qe i semuri paraqitet tek mjeku zakonisht kur ulet mprehtesia e veshtrimit.

Semundja objektivizohet shume lehte:

Fundus oculi ose kqyrja e pjese se brendshme te syrit.

Bebja e syrit zgjerohet me disa pika atropine te holluar dhe pas rreth 30 minutash shihet fundi i syrit. Atje dallohet qarte edeme e venes dhe nje skuqje (hiperemi) e zones perreth. KJo skuqje ven si rezultat i pamunsesise se venes te terheqe (drenoje) mire gjakun..

Eshte i njejti mekanizem si tek venat varikoze ne kembe.


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 17:39:

Po shkeputja e retines cfare eshte? Rrezikonte ti ndodhte nje shoku para pak javesh, pasi u perplas gjate nje loje. Doktoret thane qe mund te ndodhe papritur dhe duhej mbajtur nen kontroll nja dy dite.


Postuar nga shelgu datë 25 Mars 2010 - 18:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po shkeputja e retines cfare eshte? Rrezikonte ti ndodhte nje shoku para pak javesh, pasi u perplas gjate nje loje. Doktoret thane qe mund te ndodhe papritur dhe duhej mbajtur nen kontroll nja dy dite.

Po hap nje teme tjeter per kete semundje


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.