Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ablatio retinae (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17741)


Postuar nga shelgu datë 25 Mars 2010 - 18:19:

Ablatio retinae

Shkeputja e retines


Eshte nje semundje qe shkaktohet nga ndarja e dy shtresave te retines.

Syri eshte nje organ shume i zakte. Ai perthyen driten nepermjet lentes dhe dergon imazhin ne pjesen e tij te brendeshme.

Muri i pjeses se brendeshme te syrit quhet retine. Pra retina eshte ajo pjese e syrit te brendshem ku perplaset imazhi. Kjo eshte shume e pasur me mbaresa nervore te cilat tranzmetojne impulsin e driten nepermjet nervit ne tru, ku edhe behet analiza.

Retina ka dy shtresa te ngjitura me njera tjetren.

Ka shume shkaqe patologjike ose traumatike qe mund te shkaktojne shkeputjen e ketyre shtresave nga njera tjetra. Shkalet e shkeputjes mund te jene qe nga forma me e lehte dhe deri ne carjen e shtreses siperfaqesore, me rezultat futjen e lengut te syrit midis shtresave, forme kjo shume e rende e semundjes.

Shenjat dhe simptomat lidhen sigurisht me alternim te pamjes.
Fillon si nje ndicim i befte qe shoqerohet me flokezime dhe crregullim te pamjes.
Shenje patognomonike eshte dica tjeter. I semuri humbet pamjen ne zonen qe i korresondon virtualisht zones se shkeputur.. Pra nese dikush ka shkeputje te retines ne oren 3 do te humbe pamhen ne oren 9.
Shpjegim.

Okulizti kur shikon fundus oculi (fundin e syrit) e krahason ne menyre imagjinare syrin me fushen e sahatit. Ora 3 presupozon nje zone djathtas qendres. per te saktesuar vendin e demtuar. mjeku okulist shenon oren dhe mm larg nga nervi optik i ciki merret si pike referimi e qendres se syrit.

Psh:

Per nje demtim te retines ne oren 3- 2mm demtimi eshte i lokalizuar 2mm larg nervit optik ne oren tre te fushes se sahatit.

Per te plotesuar shpjegimin:
I semuri do te shohe nje jnolle te erret, ose te paqarte ne oren 9 te fushes se tij te pamjes. Kjo vjen nga arsyeja e thejshte e perthyerjes se imazhit ne lenten e syrit.


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 19:55:

Atehere si evitohet, si mjekohet?

Gjithashtu nuk kuptova mire cfare shkeputet tamam.

Te pakten shokut qe i ndodhi i thane se duhet te rrije ne spital per rast emergjence, sepse nese shkeputej duhet te futej ne operacion menjehere. Po te rrinte ne shtepi mund te vonohej shume para se te arrinte ne spital per nderhyrje urgjente. Ai shikonte dyfish ne nje cep te fushes vizive. As kete se mora vesh si spjegohet nga shkeputja.


Postuar nga shelgu datë 25 Mars 2010 - 21:11:

OK

Retina eshte si te thuash: si astari ne pallto, ose si komardarja nen koperton.
Hap figuren me ngjyre te kuqe eshte retina. Mendo sikur ajo te ngrihet mbi siperfaqe dhe te lejoje nen te te futet pak leng

Mjekimi eshte i shumellojshem Kortizon, lazer dhe shume mjekime qe luftojne semundjen primare, pra ate qe e ka shkaktuar.


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 21:17:

Kuptoj. Po pse personi sheh dyfish?


Postuar nga Eria datë 25 Mars 2010 - 22:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kuptoj. Po pse personi sheh dyfish?


Pikerisht kete pyetje kam dhe une,por jo per semundjen ne fjale po pse gjate nje krize Multiple Sklerose,personi i demtuar sheh per nje kohe te gjate figura dyshe..gjithcka i dyfishohet..mos ka te beje me nervin qe eshte demtuar ne tru..


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.