Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Kush i mbron punetoret ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17763)
Kush i mbron punetoret ne Shqiperi?
Doja thjeshte te dija, a egzistojne ndonje sindikat ne Shqiperi, e cila mbron te drejtat elementare te punetoreve?
Cfare bejne punetoret Shqiptare kur i shtypen te drejtat?
Ideja e temes erdhi mbas bisedes me nje miken time ne Shqiperi, e cila po kerkonte te punesonte nje shitese ne dyqanin e saj.
Sapo me erdhi njera, me tha, me pelqeu shume, por me kerkoj 200 euro rroge dhe donte diten e djele pushim. pfff
Une e pyes. "Pse kur doje t'ja jepje diten pushim?"
Ajo pergjigjet. "Po ketu punojne njerzit nga e hena ne te djele, pa pushim".
Nuk eshte hera e pare qe e degjoj nje gje te tille. Kjo me shokon jasht mase. Disa punetore, jo vetem nuk kane nje dite pushim ne jave, por nuk kan as pushime vjetor... Ne raste te tjera shikoj "minore" dmth femije qe nuk kan mbushur akoma 18 vjeç, neper punera te rendomta.
A egziton ndonje ligj per keto? Po ministria e punes cfare ben?
Shqiperi hesapi,ca pret...atje te rroje motua Secili per vete,Zoti per te gjithe..
Teme e gjere....
De juro normale qe ka ligje dhe institucione qe e mbrojne punetorin shqiptar kinez italian amerikan etj etj ..... De fakto nje perqindje e ulet jane te mbrojtur pjesa me e madhe jane ne meshire te fatit dhe kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi por ne cdo vend te botes.
Qeveria se bashku me organizatat e huaja punojne per te nxjerre politika dhe programe sa me efikase ... qeveria perfaqsohet nga Ministria e Punes dhe Shanseve te Barabarta ne krye te organizmave te huaj qe koordinon eshte ILO (International Labour Organization ) ....
Ke fuqi te lexosh
Dikur me interesonte shume ky argument. Kuptova ca gjera mbi mungesen e sindikatave.
Sindikatat kane lindur dhe jane rritur gjate zhvillimeve ekonomike. Ishin tipike ne Itali apo France, ndersa ne Amerike ishin te dobeta se amerikaneve i dukej si komunizem. Amerika edhe sot eshte vend sklleverish, aty shteti te le te vdesesh, jo me firma private.
Sindikatat amerikane jane shtypese me keq se shteti. Nje shoqja ime mori leter para dy javesh. E detyronte sindikata te paguante 200 $ per anetarsimin ne sindikate, ndryshe pushohej nga puna.
Nejse, kthehemi te balta,
Boom ekonomik Shqiperia nuk ka dhe papunesia eshte e larte. Ne keto kushte punetori keqtrajtohet, eshte e paevitueshme. Kerkesa per pune eshte teper e larte per te patur frike se humbet punetorin. Niveli i specializimit eshte i ulet, iken ti vjen tjetri, s'do asnje eksperience.
Por perveç mungeses se zhvillimit, sindikatat kane nevoje per popullsi te ndershme, qe zgjidh problemet ligjerisht. Ne Shqiperi doktori preferon te korruptohet, jo te hidhet ne greve per te marre rroge me te larte. Po kshu mesuesi, polici, etj. Kjo domethene qe leket jane, sepse doktori prape se prape i merr. Por nuk shtyn njeri te ndryshoje sistemi, preferojne te korruptohen te gjithe. Sindikatat franceze linden pikerisht se punetoret kerkonin keto kushte. Dhe kerkesat i zgjidhen me greva, jo duke vjedhur e korruptuar njeri tjetrin.
Kshu qe per tani harroje punen e sindikatave. Dhe mos e kerko tek shteti. Kur vjen puna te shteti jam i djathte, mendoj se shteti s'duhet te fuse hundet ne dinamikat e biznesit. Nuk i takon shtetit te zgjidhe gjithshka. Shteti eshte mjet dhune. Dhuna duhet balancuar ne institucione paralele qe shteti mos marre kot. I takon njerezve, pra, te krijojne levizje apolitike.
Une them qe problemi kryesor eshte te ligjet dhe institucionet qe zbatojne ato ligje sesa te zhvillimi ekonomik apo aftesite profesionale te punetorit....
Pse nuk habitem?
Qe dhe ti pret zgjidhjen te bjere nga qielli politik. :p
P.s. Aftesia profesionale eshte oferta. Nqs oferta eshte e mire firma e respekton. Apo kujton se aftesia jote per te punuar aty ku je nuk influencon te kushtet e mira te punes?
Jo pa qellim thashe qe kjo teme eshte e gjere e ngjall debate pasi varet se ne cfare prizmi e shef. Nuk dua ta personalizoj/konkretizoj me punen qe bej pasi eshte komplet tjeter gje kam status komplet ndryshe nga rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar nejse....
Le te analizojme punetorin e thjesht ne 1 kompani te licensuar dhe punetorin e thjeshte qe punon ne te zeze pa sigurime pa asnje mjet qe siguron 1 lloj mbrojtje te te drejtave te tij si ne aspektin ekonomik ashtu dhe ligjor.
Ne te dyja rastet eshte qeveria qe duhet te kontrrolloje e siguroje qe te zbatohet ligji, kodi i punes, pagesa e sigurimeve shoqerore shendetsore, tatimi mbi te ardhurat, sigurimi i jetes per punetoret e ndertimit ose pozicione te ngjashme ku vihet jeta ne rrezik etj etj.
Oferta eshte e lidh me kerkesen mgjate ne Shqiperi nuk kemi te bejme me 1 treg stabel pune por kemi te bejme me 1 varferi ekstreme ku 1 vend pune eshte shume i domosdoshem per te ushqyer familjen e 1 punetori te thjeshte rrjedhimisht prandaj e nuk ankohet njeri per kushtet pasi ju intereson pagesa.
p.s. Po flasim per punetoret jo per nenpunesit qe te kuptohemi.
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Shqiperi hesapi,ca pret...atje te rroje motua Secili per vete,Zoti per te gjithe..
As mos prit te ndryshoje dicka,ata qe jane atje,sua ndjen me...te hane kokat ata lart thone...ne qqe jemi jashte,,,per nje muaj na skadojne nervat dhe duam te ikim me vrap...Na thuaj ti si do behet Shqiperia?
Kush i mbron puntoret ne Shqiperi.... Zoti ne qiell .
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 42 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.