Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Belbezimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17892)


Postuar nga shelgu datë 29 Korrik 2010 - 06:56:

Belbezimi

Cfare dini per te mbajturen e gojes, ose belbezimin?

Kur ishim ne shkolle, kisha nje shok qe i mbahej goja. Po per te share kurre.

I thoshte nje mesues qe donte ta vinte ne loje, thuaj nje te share dhe pastaj vazhdo mesimin.
Dhe nje dite ja fut ky gagaci:Mmmmme plasi bytha, te q...sha nenen...dhe vazhdoi. Vargmalet e Shqiperise se jugut jane. Shendelli Lunxheri Bureto.mmm. Byth.....Mali i Korabit ka kete lartesi...
Donin ta debonin nga shkolla, por ne u hodhem qe te gjithe demek ishte mesuesi qe e mesoi. Dhe kur te meson mesuesi duhet te mesohesh.


Postuar nga Fajtori datë 29 Korrik 2010 - 08:13:

Kam pare nje dokumentar interesant me nje doktor francez qe ndihmonte ata qe belbezojne. Problemi kryesor sipas tij ne shumicen e rasteve eshte nje kontraktim i shume muskujve te trupit qe ndodh kur do flasin. Ai i mesonte te mos kontraktonin muskujt dhe shume prej tyre thuajse sheroheshin.

Kjo eshte shume e vertete mesa kam pare. Njoh dike qe i merret goja dhe vertet kontrakton muskujt e qafes, shpines, etj. Eshte tip ankthi besoj, qe shfaqet ne kontraktime muskujsh. Ne fakt personi belbezon ne momente emocionale, kur e pyet per diçka, kur eshte ne qender te vemendjes, ku eshte ne ambjent zyrtar. Ndersa ne atmosfere informale fillon te flase me rrjedhshem. Sikur te bente terapine e atij doktorit francez jam i sigurte qe do fliste rrjedhshem.


Postuar nga shelgu datë 29 Korrik 2010 - 17:02:

Po, ashtu kam vene re edhe une, qe shoqerohet me kontraksione muskulare.

Thuhet qe edhe Cicerone ka belbezuar dhe per te rregulluar te foluren mbante ne goje nje gur te vogel. Pra Ciceroni, oratori i madh, pati mundesi qe te dominonte nje cen te lindur nepermjet forces se mendjes.

Dua te them qe njeriu ben cudira kur ka mendje te afte si puna e "Beautiful mind"


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.