Forumi Horizont | Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- "Kompleksi i Hirushes" sipas Collete Dowilng (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18013)
"Kompleksi i Hirushes" sipas Collete Dowilng
Po sjell ketu pjese te shkeputura nga libri "Kompleksi i Hirushes" te autores Collete Dowling.
Jeni te mirepritur te jepni mendimet tuaja te diskutoni rreth asaj qe lexoni.
Gjithcka rreth menyres se si u rritem na tregon se ne do te ishim pjese e dikujt tjeter, qe do te jemi te mbrojtura, dhe te kujdesura nga lumturia martesore deri ne dite qe do te vdesim.
Nje nga nje sigurisht, zbuluam s secila ne menyren e vet genjeshtren e premtuar. Vetem ne vitet 70-te nje ndryshim kulturor ndodhi dhe ne femrat u pame me tjeter sy, dhe u trajtuam si nuk ishim trajtuar asnjehere me pare. Gjera te ndryshme priteshin nga ne. Na u tha qe tani ka gjera te tjera me te mira qe te vleresojme si paraja, fuqia, dhe mbi te gjitha lirine.
Aftesine per te zgjedhur cfare te bejme me jetet tona. Liria, na eshte thene qe eshte me e mire se siguria. Siguria te torturon, por liria shpejt zbuluam qe na tremb.
Na prezanton ne me mundesite per te cilat ne nuk jemi te pajisur te perballohemi me promovimet, pergjegjesite dhe shancin per te udhetua vetem, pa patur nevojen e mashkullit per te na kryesuar. Shancin per te patur shoket tane, Shume mundesira u hapen para nesh shume shpejt, por me kete liri erdhen kerkesa te reja; e ne rritemi dhe pushojme se fshehuri prapa dikujt: qe ne filluam te marrim vendime bazuar ne vlerat tona dhe jo te burrave tane., prinderve, apo disa mesuesve.
Liria na kerkon te jemi origjinale, vetvetja. Ketu fillon veshtiresia, kur ne papritur nuk mund te mjaftohemi vetem me "gura e mire" ,Vajze e mire".
Perse kur na jepet mundesia per te ecur perpara ne terhiqemi?
Sepse femrat nuk jane mesuar te perballen me friken e ta luftojne ate. Ne kemi qene te inkurajuar nga te tjeret qe ti shmangemi gjerave qe na frikesojne. Te bejme vetem ato gjera qe na bejne te ndihemi te sigurta.
Ne fakt ne nuk jemi trajnuar per ''lirine, pavaresine", por per te kunderten '' Varesine".
Deri ne nje fare pike varesia eshte normale si per femren ashtu dhe per mashkullin, por femrat qe ne vogeli jane inkurajuar nga te tjeret te jene te varura deri ne nje shkalle jo te shendetshme.
Meshkujt nuk eshte se jane nga natyra me te pavarur se ne, por ashtu jane trajnuar qe ne vogeli, qe diten kur jane lindur, ashtu si ne te njejten menyre sistematike femrat i kane mesuar qe nje dite ato ne nje fare menyre do shpetohen. Shpetimi do vije nga jashte, nga dikush.
Shkrimi i kesaj me duket deri ne nje fare mase i klishezuar; pra, po ti identifikojme deri diku klishete me populizmat, do thoja se kemi nje populizem te lehte. Vertet qe mashkulli eshte me i pavarur dhe me i sigurte ne jete nga femra, por nuk eshte qe femra eshte kaq e varur sa e paraqet klisheja e mesiperme. Ndryshe nuk do te kishim prej mijra vjetesh me pare mbreteresha si Semiramida e Babilonise, Kleopatra e Egjyptit, e plot te tjera; pa permendur pastaj prifteresha te shumta dhe personalitete te tjera femerore.
Klishete jane gardhi mbrojtes i metafizikes.
robert, libri eshte i vitit 1988. Ajo flet per brezin e saj, dhe jo per femren e koheve me te hershme. Mendoj se femrat Shqiptare tani po kalojne ate qe femrat e huaja e kane perjetuar vite me pare. Edhe pse ka patur te drejta te barabarta me burrin nga ana ligjore asnjehere nuk eshte pare si e (=) ne shoqeri. Gjithmone ka ardhur prapa burrit. Femra Shqiptare ashtu si femra Amerikane e viteve 80-te e shikonte shpetimin nga martesa. Nuk ka rendesi nese ishte e varfer apo jo, do vinte princi i kalter dhe do shpetonte nga varferia si Hirushja. Keshtu u rrit, keshtu e rriten me sakte. Femres i kerkohej vetem te ishte e pergatitur per burrin e ardhshem, per ti sherbyer atij,. Femra duhej te dinte te gatuante, te pastronte, te ishte nikoqire, te kujdesej per femijet, pazarin. Kaq. Per te tjerat i takonte burrit te preokupohej..
Me kujtohet nje cift ne pallatin tim. E la burri ne kohen e Enverit se ajo nuk dinte te gatuante. S'ishte grua e mire per burrin, edhe pse edhe ajo punonte, merrej me femijet, pastronte, etj.
Pastaj ketu hyjne ato femra qe preferojne me shume te varen nga dikush. Nuk duan te perballen me rreziqet. I tremb konkurrenca, dhe vendmmarrja. Preferojne te bejne me shume ato pune te sigurta, monotone, ku u pelqen rutina e perditshme, dhe i tremb ndryshimi, per mire apo per keq qofte.
shyqyr qre paska kalu koha e enverit se te ishte me gatu spaska burre qe me mban hahha shyqyr per zotin ca nuk nigjon ropi duhet me qesh prej ironis nganjeher
Kush te gatuan ty Dylan, mami?
Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Kush te gatuan ty Dylan, mami?
Mua me pelqen, por se mbaj veten per ndonje shefe ne kuzhine, por rendesi ka qe burrit tim i pelqejne. Mua me pelqen te eksperimentoje me ushqimin, sa kur i them burrit c'do per te ngrene me thote, "Bej ndonje nga ato shpikjet e tua."
Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Mua me pelqen, por se mbaj veten per ndonje shefe ne kuzhine, por rendesi ka qe burrit tim i pelqejne.Mua me pelqen te eksperimentoje me ushqimin, sa kur i them burrit c'do per te ngrene me thote, "Bej ndonje nga ato shpikjet e tua."
![]()
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.