Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Gezuar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18204)


Postuar nga Fajtori datë 01 Janar 2011 - 04:54:

Gezuar 2011

Gezuar te gjitheve 2011. Qofte vit i hajrit per te gjithe, dhe ndryshe ne gjerat qe s'u pelqyen ne 2010.


Me vjen keq qe kishte probleme ne server tamam keto dite. Tekniket vazhdojne te punojne. Shpresojme qe FH te kete vazhdimesi siç ka patur qysh kur u hap ne Dhjetor 2002.


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 04:59:

-------------Gezuar -Vitin e Ri -20111 ------------Dhe kudjes mos pini shume se i ngelet qejfi Forumit dhe nuk hapet -
-------Megjithse tekniket po punojne fort fare HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAH


Postuar nga RAIMONDI datë 01 Janar 2011 - 08:38:

---------Gezuar vitin e Ri 2011 ___Nene Shqiperi !!__...........Strehes moj Strehes......--Agolli

---------- Poezia :__Atdheu__ ----------------nga :___ Fatos Arapi

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban - dhe të mban ty - në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë
Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e urritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në një pikë loti lirinë e lind.


Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
__________________


Postuar nga Fajtori datë 01 Janar 2011 - 13:57:

Vjersh me me te shpifur naten e nderrimit te viteve s'mund te gjeje. Gje e kuptueshme po te lexosh bindjet politike komuniste. Pra = depresion.


Ti Raimond je per tu kontaktuar kur robi ka nevoje per depresion.


Postuar nga Vizioner datë 01 Janar 2011 - 14:09:

Gezuar Fajtor!

Shendet dhe gezime ne jete!


Postuar nga Fajtori datë 01 Janar 2011 - 14:25:

FLM, na prifte e mbara dhe pacim shendet e pare (siç thone shumica) pa na shkare mendte e kokes


Postuar nga Vizioner datë 01 Janar 2011 - 14:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
... dhe pacim shendet e pare (siç thone shumica) pa na shkare mendte e kokes



Postuar nga AngelDevil datë 01 Janar 2011 - 15:50:

Gezuar gjithe shqiptareve kudo ndodhen! Qofte nje vit i mbare!


Postuar nga AngelDevil datë 01 Janar 2011 - 16:05:

Të uroj gëzimin, të kesh gjithmonë dikë
me të cilin të ndash çdo gjë.
Të uroj të kesh kujtime të bukura
në të cilat të kthehesh me mëndje në momente të këqija.
Të uroj një nga gëzimet e vogla më të mira të përditshme:
të hapësh një libër që mban mend mirë,
t’i shpërfillësh faqet
e të lexosh fjalët e para familjare.
Të uroj pranverën e mrekullinë
që të vërtetosh që është gjithmonë më mirë
se e kishe menduar.
Të uroj lumturinë e një dhurate prej një fëmije:
- një tufë dhëmbësh luani, të tharë,
- një karamele të lëpirë përgjysëm,
- një bretkose,
- një puthje.
Të uroj që ti të mundesh, të paktën një herë në jetë
të shohësh diçka tepër të rrallë, të çudishëm e të bukur.
Të uroj melankoninë e një kopështi në dimër,
e mbas muajsh pritjeje, të vegjlit e parë, sythet e pranverës.
Të uroj të mbesësh i mahnitur nga pafundësia,
shumëllojshmeria e botës së kafshëve.
Të uroj besimin e një kafshe të egër,
të zbutur me durim e dashuri.
Të uroj që ti të mos shohësh dashurinë
që blihet me çmimin e poshtërimit.
Të uroj që ti të mund të gjesh përherë
fjalët e duhura, për të mbajtur larg kryeneçet
e të kesh mjaftueshëm forcë në gjunjë,
që të ecësh me dinjitet.
Të uroj që ti të mund të kesh një zemër plot me dashuri
e gjykime të zgjuara.
Të uroj kënaqësinë që të jesh i dëshiruar
e të gjesh dhuratën e përkryer,
të ndiesh parfumin e tokës,
nga lulishtja e gjelberuar.
Të uroj letra,
të një kaligrafie që e njeh menjëherë,
me një kaligrafi që s’e shihje prej vitesh.
Të uroj letra plot me lavdërime, plot me inkurajime,
letra me mirënjohje e me dashuri.
Të uroj letra të zhubravitura,
të njollosura me bojë, të shkruara shtrembër,
por të mbuluara me puthje.
Të uroj lumturinë që të harrosh të shkuarën
e të gjesh fillime të reja.
Të uroj lumturinë e ideve,
eksitimin e arsyes,
triumfin e dijes,
pastrimin e pamjes,
hollimin e dëgjimit,
zgjatjen drejt zbulimeve të reja,
kënaqësinë e së shkuarës ashtu si të tashmes.
Të uroj kënaqësinë krijuese.
Të uroj lumturinë,
por jo lumturinë që arrihet duke mbyllur jashtë botën,
as atë ku mohon dashurinë vetjake për privilegje:
të uroj lumturinë e dhënies së asaj që ke në mënyrën më të mirë të mundur,
të rrezikosh për të guxuar, të rrezikosh për të dhënë,
të rrezikosh për të dashuruar.
Trajtoje lumturinë me mirësjellje
është një borxh.

nga Pam Brown

_________________


Postuar nga Eria datë 01 Janar 2011 - 18:16:

Gezuar Vitin e Ri te dashur forumista...
Qofte nje vit i mbare per te gjithe ne...
Gjithe te mirat per ju dhe njerezit tuaj te dashur...
Gezuar..


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.