Forumi Horizont
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- 10 Menyra si te keni sukses ne lidhje--- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18205)


Postuar nga Ashley datë 03 Janar 2011 - 00:36:

10 Menyra si te keni sukses ne lidhje---

1. Kur të jeni në probleme serioze, provoni ta mposhtni zemërimin. Nuk mund të mendoni në mënyrë logjike me gjithë atë zemërim. Nëse nuk mund të përmbaheni, më së miri do të ishte ta shtyni bisedën, derisa të qetësoheni.

2. Nuk është puna aty se kush ka apo kush nuk ka të drejtë. Nëse tentoni ta fajësoni partnerin tuaj, apo ta vërtetoni se ai nuk ka të drejtë, nuk ka bisedë dhe nuk do të arrini kurrfarë përparimi. Që të dy e keni përgjegjësinë që marrëdhënien ta ktheni në drejtimin e duhur.

3. Shikojeni ardhmërinë dhe bisedoni rreth asaj se çfarë është mirë për të dy. Mos pranoni asgjë më shumë se barazinë dhe se bëni gjënë e duhur, si për ju, po ashtu edhe për partnerin tuaj.

4. Jini të qetë dhe nëse me kujdes i tregoni ndjenjat e juaja, pa marrë parasysh se kush ka gabuar, do t’ia falni dhe në të ardhmen do të mësoni nga gabimet tuaja.

5. Kuptoni se nuk po kuptoheni për diçka. Nëse ndaheni nga partneri, nuk e keni zgjedhur problemin. Që marrëdhënia të ketë sukses, duhet të llogaritni në përkrahjen e njëri tjetrit.

6. Për temat e rëndësishme gjithmonë bisedoni të vetëm. Nëse keni fëmijë, nuk do të dëshironit që ata ta “grumbullojnë” energjinë negative, ngase kjo mund të sjellë pasiguri tek ata. Mbani mend se mund t’ju dëgjojnë nëpërmjet dyerve të mbyllura, prandaj toni duhet të jetë sa më i ulët.

7. Para se të sillni vendim se si ta zgjidhni problemin, shikoni të gjitha opsionet e mundshme. Kjo kërkon sjelljen e ideve të reja dhe mund të përbashkët për t’u gjetur një zgjidhje sa më e mirë. Nëse këtë e bëni në mënyrën më të mirë, jeni në rrugë të mirë ta zgjidhni problemin.

8. Mos nxitoni me përfundime. Ndoshta nuk do të jeni të aftë që në momentin e duhur t’i gjeni përgjigjet e duhura, pra më mirë do të ishte të flini para se të vendosni në cilin drejtim do të shkoni.

9. Besoni në atë se do të gjeni zgjidhje, e cila do t’ju përshtatet të dyve. Nëse situatës i qaseni me optimizëm, shumë më lehtë do ta gjeni zgjidhjen.

10. Mendoni sa fitoni me vendimin tuaj. Besoni se gjithçka do të shkojë mirë dhe se do të qetësoheni!


Postuar nga dylan datë 03 Janar 2011 - 00:56:

krejt te drejta po sa mund dhe deri sa mund duroje njeriu pa u shprazuar apo ta mbaj qetesin

shume pak mund te shkojne pas ktyre fjaleve nje perqindje teepr e vogel pa thene asnje


Postuar nga Ashley datë 03 Janar 2011 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
krejt te drejta po sa mund dhe deri sa mund duroje njeriu pa u shprazuar apo ta mbaj qetesin

shume pak mund te shkojne pas ktyre fjaleve nje perqindje teepr e vogel pa thene asnje

Normal qe asnje sepse ne inat e siper smund te heshtesh thjesht duhet te marrim shembuj


Postuar nga dylan datë 03 Janar 2011 - 01:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Ashley
Normal qe asnje sepse ne inat e siper smund te heshtesh thjesht duhet te marrim shembuj


po po i fusim nga njeri dalin nga tjetri


Postuar nga Ashley datë 03 Janar 2011 - 01:19:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


po po i fusim nga njeri dalin nga tjetri

lum ato femra qe i kane kto veti


Postuar nga amor alucius datë 03 Janar 2011 - 03:47:

Thellim i pikes nr. 2

Mos u mundo te dalesh asnjehere fitimtar/-e nga nje diskutim. Idea e te qenit fitimtar nenkupton qe pala tjeter eshte humbese dhe...kush do donte te ishte perkrah nje njeriu qe ndihet ashtu? Not me!


Postuar nga Ashley datë 03 Janar 2011 - 04:09:

Re: Thellim i pikes nr. 2

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Mos u mundo te dalesh asnjehere fitimtar/-e nga nje diskutim. Idea e te qenit fitimtar nenkupton qe pala tjeter eshte humbese dhe...kush do donte te ishte perkrah nje njeriu qe ndihet ashtu? Not me!
un nuk permush asnje rregull


Postuar nga amor alucius datë 07 Janar 2011 - 17:04:

Epo, mos merr n'qafe veten dhe dynjane, mos i hyj asaj loje akoma se per te luajtur duhen njohur rregullat.


Postuar nga shelgu datë 07 Janar 2011 - 19:37:

Re: Thellim i pikes nr. 2

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Mos u mundo te dalesh asnjehere fitimtar/-e nga nje diskutim. Idea e te qenit fitimtar nenkupton qe pala tjeter eshte humbese dhe...kush do donte te ishte perkrah nje njeriu qe ndihet ashtu? Not me!


Amejzing.

Kjo eshte filozofia e nje lidhje.

Po kujt i thua pa!?


Postuar nga Endri datë 16 Tetor 2012 - 10:49:

Mos te dalesh fitimtare = te dalesh perhere "humbes". Dhe kush goc do te doje nje humbes? Pra dalim ne nje situate gracke per meshkujt kur s'mund te jesh as fitimtare e as humbes.


Shkurt muhabeti une mendoj nqs nje goc te do ajo eshte e shkruajtur me perpara nese do jete histori suksesi apo deshtimi.


 
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.