Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- JAPONIA - Frikë nga shpërthimet bërthamore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18309)


Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2011 - 17:27:

JAPONIA - Frikë nga shpërthimet bërthamore

Kryeministri japonez, Naoto Kan e konsideroi situatën si më të rëndën që pas Luftës së Dytë Botërore, kur vendi i tij u godit nga dy bomba bërthamore. (UPDATE)

“Nëse japonezët do ta kalojnë këtë krizë, kjo varet nga secili prej nesh. Besoj fuqimisht se ne mund të tejkalojmë tërmetin dhe tsunamin duke qenë të bashkuar”, tha Kan.

Ai tha se situata në centralin bërthamor të Fukushimës, një nga prefekturat më të goditura prej tërmetit prej 9 ballësh pas përditësimit prej agjencisë sizmiologjike japoneze, është e rëndë.

Sistemet e ftohjes në 2 reaktorët e centralit Fukushima 1 pushuan se funksionuari fill pas tërmetit që goditi brigjet veri-lindore të Japonisë. Pas shpërthimit të së shtunës në këtë reaktor, autoritetet pranuan se në zonë nivelet e radioaktivitetit kishin kaluar limitet.

Të paktën 19 persona po trajtohen pas ekspozimit radioaktiv. Punonjës me veshje speciale kontrollojnë të gjithë banorët për shenja radioaktiviteti, ndërsa këta të fundit po përpiqen të largohen.

Televizioni japonez, NHK raportoi se mbi 310 mijë persona në mbarë vendin, u shpërngulën në tenda. Shumë prej tyre kishin mbetur pa energji elektrike. Zyrtarët njoftuan se do të shtohet me 100 mijë numri i ushtarëve që veprojnë në zonën veri-lindore të Japonisë.

Vendi po jeton me frikë pas alarmit se ekziston rreziku për një shpërthim të dytë në centralin bërthamor Fukushima 1. Teknikët po përpiqen me të gjitha mjetet të ftohin reaktorin 3. Agjencia bërthamore japoneze, shpalli gjendje e jashtëzakonshme edhe në një central të dytë në Anagau, ku janë regjistruar nivele të larta të kontaminimit.

Televizioni NHK raportoi se numri i të vdekurve është 1131, ndërsa policia paralajmëroi se numri i viktimave mund të kalojë mbi 10 mijë.

Ekspertët po përpiqen të mbajnë nën kontroll një tjetër reaktor bërthamor në rrezik shpërthimi pasojat e të cilit do të ishin edhe më të rënda.

Në zonën e goditur nga tsunami llogariten të paktën 10 mijë viktima ndërsa mbi 300 mijë persona janë evakuuar.

Shkencëtarët thonë se tërmeti e ka lëvizur Japoninë me 2.4 metra nga vendndodhja e saj e mëparshme.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2011 - 17:28:

Shpërthim i dytë në Fukushima

Asaj që i druheshin të gjithë në Japoni ndodhi. Një shpërthim i dytë u regjistrua në reaktorin 3 të Fukushimas, dy ditë pasi flakët përfshinë reaktorin 1, fill pas tërmetit prej 9 ballësh që goditi brigjet veri-lindore të Japonisë.
Punonjësit në central thonë se të paktën shtatë persona kanë humbur dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Ekspertët janë të mendimit se një tragjedi si ajo e Cernobilit në vitin 1986 nuk do të ndodhë sepse reaktorët janë ndërtuar me standarde të larta, me shumë masa sigurie.

Policia japoneze tha se deri tani konfirmohet vdekja e e 1597 personave, por bilanci përfundimtar mund të jetë shumë më i lartë.


Postuar nga AndreaPirelli datë 14 Mars 2011 - 19:23:

Nuk eshte per t'iu besuar cfare thone japonezet .........
Media po e perdor kete situate kunder reaktoreve berthamore.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2011 - 19:52:

Informacioni vjen nga shume media te njohura ne bote turll jo thjesht nga mediat japoneze... pastaj ne raste te tilla mbulohet e verteta per te mos hapur panik dhe jo e kunderta.

http://edition.cnn.com/2011/WORLD/a...dex.html?hpt=T1

Me vjen shume keq per ata njerez tmerr vertet... ishalla i ve gishtin kokes Sala e mos vazhdoje me idete e ndertimeve te centraleve te tilla ne Shqiperi


Postuar nga AndreaPirelli datë 14 Mars 2011 - 20:01:

Japonezet jane shume proud of themself to tell the truth ............... Centrali berthamor nuk eshte demtuar nga termeti po nga demet anesore .... dhe tsunami .......


Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2011 - 20:07:

krenar po te dh*ere spi me uje tani ... vertet katastrofe dhe centralet ju duheshin me gjithe ate fatkeqesi natyrore

Ja dhe 1 lajm tjeter ne lidhje me termetin....

Tërmeti ka shkurtuar vazhdimin e ditës me 1,6 mikrosekonda

Agjencia amerikane NASA ka deklaruar se tërmeti i fuqishëm që të premten ka goditur Japoninë, ka shkurtuar vazhdimin e ditës për 1,6 mikrosekonda, ndërsa Instituti italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji ka theksuar se boshti i rotacionit të Tokës ka lëvizur me 10 centimetra. Gjeofizikanti i NASA-s Richard Gros ka llogaritur se tërmeti me fuqi 8,9 ballë të shkallës Rihter, e ka shpejtuar rrotullimin e Tokës për 1,6 mikrosekonda. Ky ndryshim i shpejtësisë së rotacionit të Tokës është diçka më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar, e shkaktuar nga tërmeti që kishte ndodhur në Kili. Ndryshimin më të madhe të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës e ka shkaktuar tërmeti që ka ndodhur në Sumatra në vitin 2004, i cili e kishte shkurtuar ditën për 6,9 mikrosekonda.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Mars 2011 - 20:09:

Tërmeti e tsunami lëkundin fort tregun financiar aziatik

Gjithashtu, analistët mendojnë se tërmeti mund të provokojë edhe efekte pozitive. Përveç vendit japonez, lëkundje të forta ka pësuar edhe tregu financiar aziatik. Sipas vlerësimeve të para të ekspertëve ndërkombëtarë, të ekonomisë dhe financave, vala goditëse e ekonomisë së vendit aziatik mund të prek shifrën e 55 miliardë dollarëve. Megjithatë analistët mendojnë se tërmeti mund të provokojë edhe efekte pozitive. Sipas tyre, largimi i investitorëve kundrejt dollarit do të shkaktojë dobësim të monedhës, jen. Dhe një jen i dobët, do të favorizojë eksportet.


Postuar nga AndreaPirelli datë 15 Mars 2011 - 01:25:

Sic e kam thene edhe me siper me duket .......... ata kane leke te ndertojne Japonine nga e para ............ Kane fond te vecante per te tilla raste.
Kompanite e insurances nuk i mbulojne deme te tilla ne Japoni ............ nderkohe qe ne Hawai .... do pagujne lek te modh ........... .


Postuar nga Tulipani datë 21 Mars 2011 - 22:11:

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Nuk eshte per t'iu besuar cfare thone japonezet .........
Media po e perdor kete situate kunder reaktoreve berthamore.



S'me duket se eshte vetem media, rreziku eshte real jo fiktiv ndryshe shume vende si Gjermania, Zvicra etj nuk do rikonsideronin planet e tyre rreth nuklearit. Pas 40 vjetesh minierat e platonit e uranit s'do kene me burime, qe kshu do na ngelen vec skoriet per 5000 vjet te tjera... thua ne njerezit te jemi kaq budallenj sa te mos dime te zgjedhim cfare eshte me e mire per ne?


Postuar nga Tulipani datë 21 Mars 2011 - 22:15:

Radiation Dose Chart

Per kuriozitet...Sikur mos mjaftonte sasia e radiacioneve qe thithim cdo dite nga burime te ndryshme nuk eshte per tu nenvleresuar



http://xkcd.com/radiation/


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.