Forumi Horizont | Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sami Frashëri (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=61)
-- Aforizma nga Sami Frasheri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1833)
Aforizma nga Sami Frasheri
-Duhet te shfrytezohet mire koha ,sepse jeta nga koha perbehet.
-Virtyti i ben te dashur njerezit e medhenj;njerezit e zakonshem, defrimi dhe zbavitja;te keqinjte vagabondazhi dhe delikti.
-Duhen shume mend te shoqerohesh me njerez pa mend.
-S'ka gje me te keqe se te perqeshurit ,sepse me shume prek te miret sesa te keqinjte.
-pendimi eshte pranevera e miresjelljes
-Po te bjere nje pike uji ne det nuk thahet.
-Gjuha eshte genjeshtari i zemres.
-Tri raste kane tre virtyte te pelqyeshme:te ndihmosh nevojtaret kur jane ne gjendje te veshtire;te thuash te verteten edhe ne zemerim e siper;te falesh kur je i zoti te ndeshkosh ose te hakmerresh
Aforizma nga Sami Frasheri
1. Ato ç'ka di nje njeri ne krahasim me ato ç'ka nuk di , jane kurregje.
2. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s'te dogjen , te nxijne.
3. Gabimet qe harrohen, perseriten.
4. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
5. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
6. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
7. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s'ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.
8. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
9. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.
Aforizma nga Sami Frasheri
-Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
-Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
-Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
-Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
-Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
-Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
-Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
-Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
-Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
-Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
-Më i forti i njerëzve është ai që është i Zoti të përmbajë vetveten.
-Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
-Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
-Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
-S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
-Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
-Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
-Kush lexon shumë, medeomos bëhet i mençur ; kush punon shumë, medeomos bëhet i pasur ; kush kujdeset për higjienën, medeomos bëhet i lumtur. Ai që i plotëson të gjitha këto kondita, le të thotë se ka bërë me të vërtet jetë në botë.
-Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
-Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
-Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
-Mos i thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.
-Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
-Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
-Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
-Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
-Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
-Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
-Durimi është më e madhja trimëri.
-Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
-Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.
-Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
-Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
-Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
-Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
-Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
-Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që - përveq dashurisë - janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.
-Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
-Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
-Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
-Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
-Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
-Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
-Pleqëria nuk është jetë.
-Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
-Xhelozia është humnera e dashurisë.
-Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
-Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
-Njeriu i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dhe çka bën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.
-Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqija, mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
-Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
-Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
-Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, duke e parë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
-Për çdo sy ka bukuri.
-Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
-Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
-Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
-Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
-Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
-Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
-Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
-Syri është një dritare e shpirtit.
-Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
-Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
-Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
-Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
-Burrat pretendojnë se çdo gjë e dinë më mirë se gratë, madje dhe ushqimin e fëmijëve dhe larjen e të lintave.
-Njeriu që ka mendjen dhe zemrën të fortë e përdor veten e tij sipas rastit dhe nuk bëhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndërsa njeriu mendjelehtë jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemër të dobët pas ndjenjave duke mos zotëruar vetëveten
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.