Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 116 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- cili eshte raporti juaj me miqesine? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1841)


Postuar nga macekeqe datë 25 Gusht 2003 - 14:22:

cili eshte raporti juaj me miqesine?

me thoni o anetar te forumit, cfare raporti keni me miqte tuaj? ne keni shok o shoqe te ngushte te cileve i rrefeni te gjitha gjerat tuaja me intime, apo ne keni nje raport te hapur me te gjithe shoket tuaj. mendoni se kur nje miqesi eshte e forte mund te thuhet gjithcka e mund te krijohet nje besim i madh apo s'besoni te shoket o shoqet e ngushta?
pres pergjigjen tuaj!!!!!!!!


Postuar nga skalabrino datë 25 Gusht 2003 - 17:14:

hi macekeqe

per mendimin tim nese nje shoqeri eshte e paster nuk besoj s edo kishte sekrete po te themi te drejten sot si eshte bere shoqeria shqiptare veshtire se gjen me shok ose shoqe te mire nuk diskutohet qe ka edhe te mire se kot nuk thone pyll pa zogj nuk kaapo jo ndoshta edhe gabohem po une keshtu mendoj po ti mund te me thuash se cmendim keni?


Postuar nga macekeqe datë 25 Gusht 2003 - 18:05:

une nuk kam shume besim tek shoqeria tani per tani. mbase ngaqe jam djegur pak nga ajo. une mendoj se nje njeriu qe mendon shok te mire mund ti thuash gjithcka po ai njeri mund edhe te perdori ato gjera kunder teje nje dite kur shoqeria mbaron. prandaj une te gjitha gjerat e mia i mbaj per vete dhe nuk kam shume besim te shoqeria. dhe pse besoj me shume te nje shoqeri mes nje mashkulli dhe nje femre se sa mes dy femrave( se femrat kane shume xhelozi). mbase dhe une e kam gabim, se shume njerez qe njoh e mendojne ndryshe.
bye


Postuar nga CCTV datë 25 Gusht 2003 - 18:19:

Macekeqe !
Shoqeria eshte e rendesishme dhe ka vlere te madhe tek nje person , persa i perket asaj qe the ti nuk mund te ndodh tek te gjith por ne raste te vecanta , nejse un them se shoqeria eshte e rendesishme per mua ,ndoshta jo per te gjith por ama ne shumten e rasteve shoqeria luan nje rol te rendesishem te njeriu .
Ky ishte vetem nje mendim i imi dhe asgje me teper !


Postuar nga macekeqe datë 25 Gusht 2003 - 18:31:

kuptova qe shoqeria per ju eshte shume e rendesishme. po hapa kete teme dhe per te ditur neqoftese ju flisni per gjithcka me shoqerine tuja. psh ne flisni per ndjenjat tuaja me te fshehta apo per sex etj..........
bye


Postuar nga skalabrino datë 25 Gusht 2003 - 20:06:

hi macekeqe prap

jam dakort me mendimin tend kur thua se vajzat jane me xheloze dhe kur citon qe me mire i hapem nje mashkulli kjo ndoll tamam se ju vajzat jeni shume xheloze per njera tjetren dhe sa po te beni thafe i nxirrni ne shesh te palarat kurse me djemte ndryshon puna sepse edhe ne qofte se ti zihesh me shokun me te ngushte besoj se ai nuk do te llapte shume.Nuk ka shoqeri besoj qe mos te flasi per seksin apo ndjenjat e shume gjera te tjera per me teper me bere kurioz cfare thoni ju vajzat kur prane jush kalon nje djale qe ju ngacmon ?pres pergjigje? besoj sipas mendimit tim e tallni !? po si vete puna ne qofte se ju bjeni ne dashuri me ate ?


Postuar nga amor alucius datë 26 Gusht 2003 - 00:38:

Besoj ne shoqerine femer-femer,mashkull-femer sepse une i kam jetuar dhe vazhdoj ti jetoj.Kam shoqe te ngushta te cilat nuk do i nderroja per asgje ne bote,nuk kam pasur asnjehere ndjenja xhelozie ndaj tyre dhe as ato ndaj meje keshtu qe ja kemi kaluar perfekt.
Poashtu kam pasur shoqeri te ngushte dhe me cuna,biles nje shok teper i ngushte i imi eshte homo dhe e dua si vella.
Nese i tregoj gjerat personale shoqerise?!!vetem rrethit shume te ngushte sepse sic tha macka nuk dua qe nje dite gjerat e mia private te behen objekt thashethemesh per arsye smire.


Postuar nga i_lire datë 26 Gusht 2003 - 04:08:

Personalisht, duke ju mbeshtur dhe mendimit te amor, duhet te dish se ke te kesh miq. Une kam shume shoke e shoqe, por te vertetet jane ato, qe i thua Mik ose Mikeshe, pra MIQ.
Une kam miq - pak, aq sa per te thene mjaftueshem, numerohen me gishtat e nje dore, por kur ato pak i ke tamam zere se ke nje bote me miq. Njeriu qe i kam besuar dhe vazhdoj t'i besoj akoma me gjithe qenien time eshte femer, mikja ime me e mire, mendoj mund t'i besosh me mire nje femre, se nje mashkulli, sepse tek nje mashkull mund te lind dhe ndjenja e cmires ose konkurenca. Besoj ne miqesine e vertete, ne miqesine e paster, besoj se egziston, por jo ne nje grup te madh njerezish. Miqt e mi i njoh prej nje jete, qe ne kopesht edhe kemi vazhduar deri ne gjimnaz bashke, me pas jeta na ka ndare neper cepa te ndryshme te botes, por vazhdojme te jemi miq. Nuk e di n.q.se do me kuptoje njeri, por shoqeri nje njeri mund te kete shume, vetem se me ato nuk thote gjithcka, por miq mjafton te kesh pak, mjafton dhe 1, por eshte i vertete ama.

U zgjata shume - besoj!
Respektet e mia dhe me sa me shume miqesira.



Amor, po ku je o goc se ke humbur si "voji n'lakra" nga s'te kam kerkuar une ty. Jam per ke bregu lumit sot, do vish? Ec mos e zgjat mo, se kena per tu knoq tu kercy alla gabelce.


Postuar nga amor alucius datë 27 Gusht 2003 - 14:09:

Talking

U pika mua qe me paske kerkuar ti e s'paskam qene une...:p
shiko e di cfare?Perse nuk prenoton ndonje arixhofshke te bukur qe i ka ne gjak keto vallet,ndizni nje zjarr ne bregun e lumit merreni poashtu nje tjeter qe ti bjere dajres...dhe kerceni sa te mundeni gjerisa te ju dhembin kembet

E shikon sa e mire qe jam??
Edhe planet per mbremjet e tua ne bregun e lumit ti bej!!

p.s i_lire me duket qe te ka vajtur mendja per kolopuçe,eshte e qarte kjo ne cdo postim tendin.Mjafton te ngrejme syte ne ikonen tende:p


Postuar nga CCTV datë 27 Gusht 2003 - 23:32:

Macekeqe!

Per ate shoqeri qe e ke fjalen ti ,ajo ka ndjenja te tjera qe shum mire te gjith e din .
Dhe ne ate shoqeri nuk me ka rastisur te keme rene shum dhe nuk mund te flas per te. Sa per ate tjeteren I mbahem fjales qe kam thene qe shoqeria eshte e nevojshme shume.

P.s ;pyet ndonje tjeter te shohim se c'thone !?


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 116 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.