Forumi Horizont | Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 279 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit(pak nga te gjitha, histori, politike, genetike, sport dhe magji). (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18472)
Citim:hahahahahaha
Po citoj ato që tha Vizioner
Po po RAIMONDI, prandaj dhe ne OKB ishte salla plot kur foli ky "miku" jot
Ai s'di te lidhi dy fjale e jo me fjali!
Do ja kete pregatitur patjeter ndonje, sic beje ti dikur per te!
Lexo pjese te intervistes qe i ka dhene CNN-it dhe do e kuptosh me shume.
Tjeter pyetje i ben Gazetari e tjeter pergjigjet; "Pyet ti cte duash se une pergjigjem cte dua"!
Foto: Salla e OKB bosh kur foli Berisha.
CNN Berishës: Pse doni të hyni në BE, jeni mirë jashtë saj
Ja një pjesë e shkurtër e intervistës:
CNN: Kriza ekonomike nuk është vetëm një betejë e Greqisë. 750 mijë emigrantët shqiptarë në vend, po u dërgojnë familjeve të tyre më pak para dhe shumë prej tyre po kthehen në shtëpi. Remitancat janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në vitin 2009 përbënin 9 përqind të GDP. Rritja ekonomike është tkurrur nga rreth 6 përqind përpara krizës ekonomike të vitit 2008, në 3.5 përqind këtë vit, por duke e krahasuar atë me atë të Bashkimit Europian, që është vetëm 0.2 përqind, tremujorin e kaluar, gjërat nuk duken keq. Pse Shqipëria akoma kaq e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, në një rrëmujë të tillë. Këtë pyetje ia bëra më herët Kryeministrit Berisha.
Kryeministri Berisha: Unë mbetem i fokusuar dhe integrimi në Bashkimin Europian është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarde, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar në meritë.
CNN: Por përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme, siç e përshkruan FMN. Ne mund të përballemi me një dekadë me rritje ekonomike të humbur. Pse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e saj?
Kryeministri Berisha: Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave.
emrin e partise e ka te djathte SALA por nuk eshte i djatht .besoj se edhe ti di te besh dallimet e nje qeverie te majte dhe nje qeverie te djathte se ka nje ndryshin total persa i perket konceptit qeverises , po me shqiperi njerzit ecin akoma me emra dhe nuk i vejne re ndryshimet. dhe po ta shkosh mire kjo qeveri eshte nga me socialet qe ka pasur shqiperia
Po pERse eshte e majte kjo qeveri e Sales sipas teje ?
-Se sipas meje kjo eshte qeveria me e djathe ne EUROPE
--- Dhe pikerisht kjo eshte fatkeqsia e Shqiperise --DJATHTIZMI
Ti Raimond je nacional socialist, ti duhet te ishe me Hitlerin e jo Enverin.
Tani nje histori te shkurter personale.
Babai im ka qene shef llogarie tek nje ndermarje makinerish te renda (te asaj pjese qe ti e quan industri).
Me tregon babai, qe kishin ne perdorim vinxha dhe buldozere 30 vjet te vjeter dhe qe mezi terhiqnin zinxhiret e tyre e prisheshin cdo 1 dite e gjysem, e qe harxhonin 1 cisterne me nafte ne dite etj etj.
Nejse, cdo vit vinte plani nga ministria me rritje (lol), se duhet te realizoheshin normat e percaktuar nga kongreset e liderit me handikap mendor dhe zombiet qe e rrethonin.
Buldozeret me zor leviznin, e megjithate plani realizohej 105.7% nje vit, 107.4% vitin tjeter e keshtu me radhe. Ne vendin qe ti jeton kjo praktike quhet "to cook the books", dhe kete ka bere gjithe Shqiperia, 20 apo 30 vjetet e fundit kur mbeshteteshim te forcat tona. Dhe plani do realizohej se s'ben se perndryshe perfundoje ne Spac. Ky eshte shpjegimi i "industrialo-bujqesor" qe ti lexon neper enciklopedi.
Ne vitin 90 Shqiperia ishte ne ZERO. Ne kishte njeri qe te bente nje tranzicion te bute (85-90), madje me ndihme te ofruar nga Gjermania Perendimore, ishte qelbaniku me i ndyre (pas Enverit natyrisht) apatiku Ramiz Alia. Ai kishte fuqine politike dhe mundesite me ndihma, por s'deshi. Pastaj ishte teper vone. Shqiperia ishte si nje fuci baruti qe plasi...
babain shef llogarie ne ate kohe, dhe sot urra urra per salen. Prandaj sbehet shqiperia se keta te ashtuquajturit demokrate, komunistat e hershem jan akoma me pushtet e pozicione e detyrimisht ska se si te behet ai vend.
Petter çe ke kete mentalitet me qafsh???
Po eci njeriu me kto ide , qe ti thua jo komunisti , jo demokrati, j hajduti i hershem ka ngel po ai aktual , normale qe do ngeli Stop ne vend ..leqe harrova un , ti je experti i midhjes , imagjinoje preferon qe shteti te drejtohet nga S.Ngjela
Nejse kushdo ka mendimet e veta , llogjiken e tij , po jo kaq trashanike , se ska lezet .
Citim:Jo vetem qe s'jemi mare me politike asnjehere, por asnje ne fisin tim (familja jo e jo) s'ka pasur ne partine e sumes.
Po citoj ato që tha Petter
babain shef llogarie ne ate kohe, dhe sot urra urra per salen. Prandaj sbehet shqiperia se keta te ashtuquajturit demokrate, komunistat e hershem jan akoma me pushtet e pozicione e detyrimisht ska se si te behet ai vend.
sa I ngjan enverit me keto shprehje. Te mos meresh me politike kjo sdo te thote asgje.. Une me shume po flisja per realitetin shqiptar ne lidhje me njerzit e te shkuares dhe te tashmes, se sa per ty personalisht. Me aq sa di une, me ate kohe pa qen antar partie, ste bente kush shef llogarie...ndoshta e kam dhe gabim. Mos berja e shqiperise ska shume lidhje me mua, se kam ik teper I vogel dhe sjam kthyer ndonje here pervese pushime. Nejse ty te paska shkuar mendja per koqe, dhe une ste zgjidhe dot .. Sorry pal.
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
sa I ngjan enverit me keto shprehje. Te mos meresh me politike kjo sdo te thote asgje.. Une me shume po flisja per realitetin shqiptar ne lidhje me njerzit e te shkuares dhe te tashmes, se sa per ty personalisht. Me aq sa di une, me ate kohe pa qen antar partie, ste bente kush shef llogarie...ndoshta e kam dhe gabim. Mos berja e shqiperise ska shume lidhje me mua, se kam ik teper I vogel dhe sjam kthyer ndonje here pervese pushime. Nejse ty te paska shkuar mendja per koqe, dhe une ste zgjidhe dot .. Sorry pal.
Une e kisha me teper per ate pjese qe eshte sot ne pushtet..perfshire ketu dhe pseudo te majtet... Djemt e sekretarve te pare te rretheve te atehershem sot jane ministra e po vjedhin pa meshire ashtu sic kan ber baballaret e tyre. Eshte e kote te mendosh se brezi ri do bej ndryshim atje. Mesa kam lexuar une ti jeton ne usa apo jo? Dhe se kisha aspak personalisht per ty, e kisha per ate pjese qe jeton me shqiperi. Nejse e harrojme kete keqkuptim.
Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 279 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.