Forumi Horizont | Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Kush e mban mend? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18483)
Kush e mban mend?
Përshëndetje forumistë dhe forumiste
Kam nevoje per ndihmë për të kujtuar diçka:
Rreth viteve 90 TVSH transmeton një program gjerman të marrë nga ZDF apo ARD (nuk më kujtohet mirë). Programi në fjalë kishte një trupë orkestre me vegla muzikore të ndryshme. Kjo trupë, përveçse i binte veglave, bënte dhe humor njëkohësisht ku orkestrantët ngacmonin njëri-tjetrin duke bërë që performanca e tyre të ishte sa më komike. Dirigjenti i orkestrës e kishte për zakon që të dekoronte veten sa herë që bënte ndonjë "performancë komike", dekorata të cilat i mbante në xhepin e brendshëm të xhaketës. E tërë performanca e orkestrës ishte para një salle me spektatorë.
Nqs dikujt i kujtohet kjo shfaqe e dhënë nga TVSH dhe din se ku mund të gjendet në internet, artikull apo qoftë dhe me e shkarkuar, nuk do bëni keq të njoftoni.
Si gjithmonë i juaji, me respekte
Admirali
D.V.
Kjo sme kujtohet hic Admiral por po shfrytezoj rastin e temes nese i kujothet ndokujt ka qene nje lloj konkursi loje ne tvsh si puna e "who wnats to be a millionaire" dhe nuk me kujtohet emri i nje cuni qe fitonte cdo jave per nje kohe te gjate qe theu rrekord.
Nese egziston ndonje video link i atyre shows to ishte fun tja hedh nje sy
James Last?
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.