Forumi Horizont | Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqiperia ne EU pse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18499)
Shqiperia ne EU pse?
Pershendetje te gjitheve...
Jam i ri ne forum dhe mendova te hapja temen time te pare ndoshta ne vendin e gabuar sepse nuk kam bere akoma prezantimin tim por preferoja te qendroja anonim per nje fare kohe gjithsesi...
Po behet gjithe kjo lufte per te hyre ne EU nga politikanet shqiptare perfshi dhe qeverine aktuale ne pushtet por pse po behet gjithe kjo zhurme per te hyre ne europe? Jane gati te leshojne me shume toke shqiptare per nje vote PRO per te hyre ne EU (permend ketu paktin detar me greqine kohet e fundit). Degjojne fjalimet e peshtira te politikaneve greke (skam pune me popullin sepse populli eshte i pafajshem ne shumicen e rasteve) dhe e mbajne gojen kycur dhe veshet pipez e shume e shume te tjera qe nuk po i perseris me shume nga cjane persitur neper tema te tjera.
Pyetja ime vjen pse gjithe ky vrull per te hyre ne EU? A ja ka nevojen Shqiperia EU? Mendoja gjithmone qe nje vend si Shqiperia me disa njerez te mencur qe te punojne per shtetin, te arrijne sigurine e qytetarit dhe biznesit brenda shtetit, me gjithe pasurite natyrore qe ne posedojme si shtet duhet te na e kene nevojen dhe jo te arrijme ne kete pike qe kemi arritur. Kaq e veshtire eshte per ne si shtet te arrijme keto gjera?
Mirepres pergjigjet tuaja te dashur forumista se me vertet cuditem me shume lajme dhe opinione qe lexoj dhe degjoj ne ditet e sotme.
Ju faleminderit
Hyrja ne EU ka qene nje oportunitet dhe eshte kthyer ne sllogane mediatike. Politikanet e shesin si zgjidhje e te gjitha halleve, sikur pas hyrjes ne Evrope do jemi te ndritur, te mbrojtur, te kulturuar, tamam si europjanet. Koha po tregon qe kjo eshte fantazi e kote. Ne nuk na edukon dot evropa po nuk edukuam veten, nuk na ben dot te ndershem, nuk i ben dot universitetet te mira, etj. Kete e verteton fakti qe tani mund te levizim lirisht (pa viza) dhe asgje nuk ka ndryshuar ne Shqiperi. Por faktet tregojne edhe se Shqiperia nuk eshte e afte te qeverise veten. Cdo dy dite dalin ambasadoret ne TV, mediat raportojne cdo fjale qe thote komisioneri X i departamentit Y. Ndersa kur ka periudha zgjedhjesh na duhen mijera vezhgues dhe ndonje komosion i huaj (mundesisht i Venecias) qe te zgjidhe pacavuren qe quhet shtet shqiptar. Prandaj hyrja ne Evrope deridiku eshte varianti i maskuar per te mos pranuar troc qe nuk mund te kemi shtetin tone, prandaj duam te na qeverisin ata qe dine.
Kaq persa i perket fantazise institucionale. Por pertej fantazise mbetet nje variant real per tu futur ne Evrope: ai qe ka te beje me aspektin ekonomik. Nese ia vlen apo jo te hyhet ne Evrope ekonomikisht, nuk e dime, nuk eshte diskutuar ndonjehere. Televizionet thone vetem se duhet te hyjme, politikanet po ashu. Po cfare te mire sjell, etj, mbetet prape ne fantazine e secilit. Sa per ta lidhur me nje teme tjeter, nuk besoj se hyhet ne Evrope me taksa te sheshta dhe me politika fiskale qe i ngjajne ishujve Cayman.
Hyrja ne BE eshte shume e mire per ne
1. Na nihmon qe shteti te mos vjedhe votat
2.Sistemi gjyqesor do funxionoje me mire
3.Korupsioni do jete nen mbikqyrje
4.EKONOMIA do kete me shume mjete monetare ,sepse EU ju jep kredi me kushte shume te buta vendeve anetare , dhe kjo do coje ne nje zhvillim te vrullshem te biznesit te investimeve
Natyrisht jo te harxhohen per buxhetoret sic bente Greqia qe vajti ne hale,por harxhohen per investime ne bujqesi, inustri etj
5. Duke qene ne EU ,kjo do coje ne nje bashkeveprim me te ngushte te policise sone me policine EUROPIANE per te modernizuar luften kunder krimit
6.Prania ne EU o nikoje edhe ne psikologjine e qytetarit shqiptare per mire
7.Do kete nje efekt shume pozitiv per kombin shqiptar jashte Shqiperise
8.Do kete ndikim pozitiv ne Arsim,ne jeten parlamentare , etj etj
9.Hyrja ne EU eshte edhe nje mburoje kunder politkes kriminale greke ndaj Shqiperise
-Pra hyrja ne EU ,per ne ka vetem te ane pozitive --Ndaj sa me shpejte te hyme ne EU ,me mire
--Taxa e sheshte nuk ka ndonje gje te keqe per hyrjenn ne EU
Raimondi ju si ide nuk e keni keq, por ne praktike mendoj se per momentin hyrja ne EU na ben keq... Duhet te jemi shtet shume me i fuqishem per ti bere balle normave europiane dhe taksave... mendoj se ne do falimentome menjehere me ekonomine qe kemi...
Hyrja ne Be ka te mirat e pasikutueshme pore edhe mund te kete pasoja.
Turqia ka mbi 15 vjet qe aspiron neve u bene 2 vjet qe na mbyllin deren para hundeve dhe na thone shkoni e beni detyrat e shtepise njehere. Biles opozita nuk i la gje pa thene qeverise pse na u mbyll kjo dere.
Aq larg shkuan shoket e opozites mjafton te kujtojme ate historine e "Bukes dhe Kerbaçit" ku buka gjoja ishin heqja e vizave dhe kerbaçi refuzimi i vendit kandidat.
Mbaj mend ato kohe qe thoja se populli e mori noten ndersa politika jo.
Hyrja ne Be nuk lidhet vetem me çeshtjen ekonomike pasi nuk eshte kusht te kesh patjeter monedhen euro por vetem per zonen shengen.
Rumania psh eshte ne Be por ka akoma monedhen e vet.
Megjithate situata ekonomike ne Rumani nuk eshte e mire flitet dhe pritet qe shume shpejt shteti te kaloje ne falimentim.
Gjithsesi nuk diskutohet se hyrja ne Be eshte vetem pozitive.
Pra me pak fjale jane vetem hamendesime qe kjo hyrje ne BE mund te jete pozitive per shtetin Shqiptar dhe Shqiptaret por dhe qe mund te kthehet ne nje pacavure totale sic ka ndodhur me Rumanine ku shumica e bizneseve falimentuan me futjen e shtetit ne EU (kete e di shume mire pasi nje shoqja ime humbi biznesin e saj, shtepine e saj, makinat lluksoze dhe tashme ka ardhur per te rinisur jeten e saj nga zero ne Angli.)
Te vijme tek korrupsioni qe eshte ne cdo hallke te shtetit Shqiptar, per momentin ne nderrimin e qeverive normalisht e kane bere si norme te nderrojne dhe punetoret duke vendosur simpatizante te asaj partie, a do ndaloje kjo dukuri me hyrjen ne EU? Pasi te heqesh persona qe e kane bere ate pune per vite me radhe dhe te vendosesh persona qe nuk dine asgje nga puna eshte katastrofe, normalisht ne cdo vend te botes personat trajnohen me jave per te marre nje pozicion dhe mbahen nen mbikqyrje dhe jo sic veprohet ne Shqiperi.
Tjeter gje isha duke lexuar disa statistika dhe % e studentave qe sigurojne nje pune ne degen qe mbarojne eshte nen 10% pra nje katastrofe totale ku nje qeveri nuk arrin te siguroje dot te ardhura per intelektualet e rinj Shqiptare.
Cudia tjeter ka te beje dhe me kulturen qe permendi dhe fajtori me siper a thua te jete e vertete qe me hyrjen ne EU ne do kulturohemi me shume? Une kam 13 vjet qe jam larguar nga Shqiperia dhe cdo vit qe shkoj dhe shikoj me vjen vertet keq kur shikoj qe kultura ka degraduar dhe nuk eshte me ajo qe une kam lene dikur...
Mbase mund te marresh borxhe me interes me te lire nese je vend anetar i EU por ci duhet ky borxh Shqiperise nese ti nuk ke sigurine? A thua do behet e mundshme zhdukja e frikes dhe rritja e sigurise kur nje polic shqiptar korruptohet me 10mije leke? A mund te zhduken shprehjet si "jam biri filanit" "e njef filanin" etj etj?
Sa do ta rrisi sigurine hyrja ne EU kur shteti nuk mund te perballoje te demshperbleje pronaret qe u shkakton deme nga dukuri qe i shkakton vete ky shtet (permbytjen e shkodres psh)
Sa e sigurte do jete qe femijet tane te luajne te qete neper trotuaret e qytetit dhe te rrine neper keto trotuare pa pasur nevoja te kene friken qe dikush mund te eci si i terbuar ne rruge ose dikush mund ti kercasi ne tru qe te gjuaje me arme etj etj
Po e mbyll me kaq dhe shpresoj te mos ju kem merzitur por shume here me shqeteson fakti qe Shqiperia ka per te ngelur kjo qe eshte sot ose ka per te degraduar gjithmone e me shume per te vetmin fakt qe ketu e 13 vjet sa ka degraduar me shume...
Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Raimondi ju si ide nuk e keni keq, por ne praktike mendoj se per momentin hyrja ne EU na ben keq... Duhet te jemi shtet shume me i fuqishem per ti bere balle normave europiane dhe taksave... mendoj se ne do falimentome menjehere me ekonomine qe kemi...
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.