Forumi Horizont | Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Arben Duka (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18515)
Arben Duka
Bisedë për Enverin me Blendi Fevziun
Vargje nga
Arben Duka
Tani mushkën bëjnë me barrë,
E s’u luan hiç sheqeri,
Del Fevziu e bën libër,
“Paska qenë homo Enveri” (!)
Enverist unë kurrë s’kam qenë,
As kur qe Enveri gjallë,
Po aspak nuk është e thënë,
Të besoj tani çdo prrallë!
Unë jam fare i paanshëm,
rob i fjalës dhe i nderit,
O Fevzi, s’bëhesh shkrimtar
Se i hedh qymyr Enverit!
Ti shumë homo ke në mend,
Se rrethuar je me djem,
Dhe ta thuash për çdokënd,
Nuk e paske hiç problem!
Ti nuk turpëron Enverin,
Se i ngjite ligësinë,
Por ti Librit i nxin nderin,
Poshtëron gjithë historinë!
Po të pyes me lezet,
Përgjigju me fjalë të nderit,
Mendon ti, kish’lindur burrë
t’i ngrihej para Enverit?!
S’e duroj unë dot pisllëkun,
dhe pisllëk është gjithë ky rast,
Por s’më shkon në mend të them,
“O Fevzi je pederast!”
Kurse ti del reciton,
edhe hiç s’të dridhet syri,
se e di që s’të pickon,
as Sokoli, as Iliri!
Asnjëherë o Fevzi djali,
S’të kam dashur e s’të dua,
Po s’rrëzohet Enver mali,
Nga ato pordhët e tua!
Rri aty tek “Opinioni”
rri aty ku pate fatin,
se Enveri, o Fevzi,
sa ç’je ti, kishte Hallatin!
Vargjet e Dukës për Çanin (botuar 5 dhjetor)
Të kisha harruar fare,
more djali i Haxhiut,
pse s’e mbyll atë kamare,
te ekrani i Saliut?
Dhe pse erdhi mot i lig,
shqiponja për miza s’gjuan,
po ti ç’ke more zhapik,
që me emrin tim e kruan?!
Ti s’e mbyll atë kamare,
Qelb dynjanë si gjithë haletë:
“Unë kam mbetur keq për pare
që po shkruaj në gazetë?!”
Sua fisniku unë jam,
s’jam si ty nga soj’i hirës
domosdo para nuk kam,
sa ç’ke ti o bythëlëpirës
Tek unë parja s’ka hiç vlerë,
po s’jam barku i trahanasë
të kam thënë dhe tjetër herë,
s’jam si ty, qen i parasë
Ti ke prerje sharlatani,
je bërë gazi i miletit.
E di ç’je ti Arjan Cani?
Je një mizë në bythë të shtetit
Se më shave aq më bën
aq më bën e s’më prish punë,
se kur më kafshon një qen,
nuk mund ta kafshoj dhe unë
Sa herë në ekran ke dalë,
e përdor gjuhën si kordhë
Unë kam vepër more djalë,
ti ke llafe edhe pordhë
Të shikoj e bëj çudi,
pisllëku si s’ta zë frymën
më vjen keq të të pështyj,
jo për ty po për pështymën
Replikë në vargje nga Arjan Çani
Eh, mor Arben Duka!
Eh, mor Arben Duka,
si je katandisur,
nisur kishe ndryshe,
ndryshe ke bitisur!
Eh, mor Arben Duka,
pijetar i vjetër,
kur bëheshe tapë
ishte kohë tjetër!
Të kish lezet pija
shtrir’ ashtu përtokë,
kur të binte hija
e pemëve mbi kokë!
Festen përmbi sy
e mbaje mënjanë,
dukeshe si Xhon
Uejni me pallë!
E mbaje mënjanë
se e kishe tmerr,
ishte kohë tjetër
ishe oficer.
Bëje ndonjë këngë
dhe për dashurinë,
e haje dhe gjizën,
pije dhe rakinë!
Eh, mor Arben Duka,
dikur ke qenë “horr”,
tani rri në shpi,
sheh televizor!
Sheh televizor,
edhe thur intriga,
je bërë më keq,
dhe se gratë e liga!
Mezi pret ti rastin,
të sulmosh dynjanë,
ah, të vanë mendtë,
o Arben, të vanë!
Ah, të vanë mendtë,
por tani ësht’ vonë,
se s’t’i hanë as qentë ,
në televizion!
Eh, mor Arben Duka,
kur shkruaje vjersha,
të donte dhe Puka,
të donte dhe Lezha!
Ben Duka me halle,
kur shkruaje këngë,
nëpër festivale,
ishin për të qenë!
Nuk të nxjerr më buza,
Këngë për Pranverën,
Të ka ikur Muza,
Të ka mbyllur derën!
Tani që bën bejte,
që s’të pret më kama,
të dua veç unë,
edhe Edvin Rama!
Nëse ngrihet Dashuria…
Vargje nga Arben Duka
Mund të ndezim pak muzikë,
kundër gjithë kësaj zie,
Mund të gdhendim një lirikë,
a një vjershë dashurie…!
Le të dalim dy nga dy,
të lozim porsi mëllenjat,
S’bie kurrë në robëri,
kur të tuat i ke ndjenjat!
Mendja mund t’i shkojë të marrit,
ndjenjat të na kontrollojë,
po blerimet e beharit,
nuk ka zot që t’i ndalojë!
Unë e puth në sy rininë,
çmendem unë për ata sy,
ajo përqesh tiraninë,
me puthje dhe dashuri!
Dashuria shëron jetën,
në gjithë kuptimin e saj,
Kur ajo e merr stafetën,
i gjithë viti bëhet maj!
Për këngët e dashurisë,
unë kam qenë e jam një mjeshtër,
Vetë muzika e rinisë,
Si flori më rrjedh në eshtër!
Ende s’e arritëm fundin,
dhe pse kemi kohë mërzie,
po të keqen mund ta mundim,
dhe me këngë dashurie!
Që kur lindi njerëzia,
dashuria qe e para,
Po të ngrihet dashuria,
nuk do kemi më fanfara!
Saliu dhe këmisha e Ahmetit
Nga Arben Duka
Tani që po tunden fort,
Gjithë themelitë e shtetit,
Sala po na tund përditë,
Mender flamurin e mbretit!
Do përmes referendumit,
Me gjithë këlyshët e vet,
Të kthejë kohën e majmunit,
Dhe ta shpalli veten mbret!
Ç’të të them more Berishë,
Je bërë gallatë e miletit,
Kërkon të veshësh këmishë,
Sipas prerjes së Ahmetit!
Ti s’e kthen dot pas epokën,
Dhe me gjithë fiksimin tënd,
Këtu mbreti theu kokën,
Në 7 Prill tridhjetë e nëntë!
T’i lexoj nuk kuturis,
Historiano – analistët,
“mbreti” ynë u arratis,
Nuk e ndoqën komunistët!
Po të kish veshur opingat,
Ashtu siç ishte betuar,
Histori e Shqipërisë,
Ndofta ndryshe do qe shkruar!
U arratis derdimeni,
Iku fshehur si një lepur,
Gjer edhe qindarkën e fundit,
Nuk e la këtu pa rrjepur!
Ai ka mëkate shumë,
Në gjithë ditët e pushtetit,
Nuk ia lan dot asnjë lumë,
As dhe ujërat e gjithë detit!
Mbret nuk bëhesh tak e fak,
Kollaj s’ngjizet gjak i mbretit,
Ç’ne që kishte atë gjak,
Katundar’ i Burgajetit?!
S’kemi pse të rrimë në ethe,
S’kemi pse të bëjmë gërnjë,
Mbreti u këput si gjethe,
Se këtu nuk kishte rrënjë!
Me gjithë gallatat e Salës,
këtu s’ka më mbretëri,
Vel të zi m’i hodhi fjalës,
Republikani Sabri!
Dikur me Ali Pashanë,
Mbi të gjithë ai shkëlqente,
Një ditë zie për Shkrimtarin,
Domosdo që do t’ia vlente!
Koka e morrit
Vargje nga Arben Duka
Gjembaçët sipër kurore,
s’i kam dashur e s’i dua,
ka ca mbetje njerëzore,
që nisin ditën me mua!
S’kanë durim të hanë mëngjesin,
gazetën lexojnë përpara,
dhe çdo ditë më “përshëndesin”
me pisllëqe e të shara!
S’jemi gjak e s’jemi vëllezër,
as ju dua, as më doni,
po ç’kini o mavro njerëz,
ç’dreq ju shtyn të më lexoni?
Ndonjëri do thotë garant,
ç’ne që kaq e ule pjacën,
që mirresh me injorantë,
nga ata që qelbin racën!
Nuk i njoh as prej fytyre,
ndaj dhe kjo s’quhet replikë,
s’mund t’i bëj diell një zgjyre,
që vetëquhet “Veronikë” (!)
Moj e zezë dhe pse përpiqesh,
shkruan fjalë sikur je gore,
nëse femër je siç hiqesh,
ke hormone mashkullore!
Po ti ç’ke o “Nexho” ziu,
që nga fjala s’të ik’ zhuli?
Keq ka mbetur xha Saliu,
që ta mbrojë një “nexho shuli”
“Nexhos” fjala s’i del dot,
si gomari që s’pa llucën,
t’i përgjigjem më vjen ndot,
‘Nexho, hajt më puth’ këpucën!
Unë perona di të ngul,
di t’i mbath “Nexhos” patkua,
ç’të thotë mendja more shul,
të kruash brirët me mua?!
“Nexho” ziu pa fytyrë,
Të ka ardhur mot i lik,
Nuk kam faj që kjo natyrë,
Të përshtati si zhapik!
Mos më thoni ç’ne o burrë,
ç’dell inati të ka hipur…
S’mbaj dot morra nën lëkurë,
Kok’e morrit duhet shtypur!
Trembëdhjetë xhiro!
Vargje nga Arben Duka
Merkel edhe Sarkozia,
së bashku me Berluskonin,
në një fushë me bar të blertë,
po vraponin e vraponin!
Garën ende pa e nisur,
vendosën që në fillim,
do të merrte fitimtari,
njëmijë euro shpërblim!
Merkeli me Sarkozinë,
u shkëputën shpejt përpara,
Berluskoni s’kish më frymë,
edhe doli vetë nga gara!
Sarkozia nuk tërhiqej,
po e kishte fare kot,
se sado që të përpiqej,
Merkelin s’arrinte dot!
Mbasi bëri disa xhiro,
u këput dhe Sarkozia,
e vetme mbeti në garë,
Merkeli nga Gjermania!
Mbasi zonja mbeti vetëm,
pa Silvion e Sarkozinë,
në njëqind metrat e fundit,
se ç’ju ngjit Saliu ynë!
Njëqind metro mbajti ritmin,
vrapoi mirë shoku Berishë,
dhe mbërriti me gjermanen,
në një hap gjer në finish!
Sala si të gjithë e dimë,
vetëtinte prej gëzimit,
i tha Merkelit në çast:
“Due gjysmën e shpërblimit!”
Mbaje veten o shqiptar,
nga shpërblimi nuk bëj firo,
se kur hyre ti në garë,
kisha bërë trembëdhjetë xhiro!
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.