Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18610)
2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise
Eshte vendosur nga Komisioni Parlamentar qe me date 30.05.2012 te zhvillohet rundi i pare i votimit per Presidentin e Shqiperise.
Ne nje kohe, kur nuk ka asnje kandidature te shpallur!!!
Edhe Fatos Nano, si kandidatura e veteperfolur, duket se ka hequr dore nga kjo "Aventure" edhe per faktin sepse nuk mundi te mbledhe 20 firma deputetesh, gje te cilen ia kerkon Kushtetuta per te qene kandidat.
Ne Shqiperine kaotike, ku mbas 5 ditesh do te votohet per Presidentin, nuk dihet AKOMA se kush mund te jete kandidati, perfaqesuesi i Popullit shqiptare!!!???
Si rrjedhoje, ndjehet shija-era e nje loje te felliqur nga Partite Politike!
Me veprimet e javeve te fundit dhe theniet e Ilir Metes, i cili nuk do te pranoje te votoje nje Kandidat nga PD-ja, Sali Berishes iu ka lekundur tabani Qeverises.
...Secili nga Ne ketu, mund te kete nje mendim te tijin per Kandidatin-Presidentin e Ri te Shqiperise.
Cilin mendoni Ju se do ta perfaqersonte Shqiperine me denjesisht dhe do te ishte deri diku, asnjenjes ne Politiken Shqiptare?
Une, prioritet do ti jepja Kandidatures se Myslym Pashaj-t dhe Pandeli Majko's.
Sidomos P. Majkon e shoh ( e kam pare me kohe) si me Demokratin dhe me te pregatiturin nder Politikanet shqiptare.
Zvarrë si kryeministër!
Nga Mero Baze
Sali Berisha nisi dje një proces konsultimi me aleatët e vet në qeveri, për të konsumuar procesin formal të bisedimeve, ndërkohë që dha sinjale të qarta se nuk ka ndërmend të bisedojë për një president konsensual me opozitën. Takimet e tij me LSI, partinë çame dhe atë republikane, në të vërtetë duan të përcjellin mesazhin se ai është duke punuar për një president të shumicës qeverisëse dhe jo për një president konsesual.
Ndërsa në vitin 2002 dhe 2007 bisedimet janë bërë mes Berishës dhe Nanos, e Berishës dhe Ramës, dje Berisha refuzoi qartazi takimin me Edi Ramën për presidentin konsensual. Ky është sinjali më i fortë politik që Berisha ka dhënë kundër gjithë ëndërrimtarëve të presidentit konsensual. Ndaj në këtë pikë nuk besoj se ia vlen më të bëhet debat për ndonjë emër konkret që do të prekë në zemër Berishën për president konsensual, apo për ndonjë presion ndaj tij.
Ajo që Berishës i intereson është të ruajë formalisht koalicionin me LSI deri në fund të procesit të zgjedhjes së presidentit, që të ketë një shumicë legjitime dhe të përdorë trafikun e votave për një president jolegjitim të një shumice legjitime. Filozofia e tij është që me “hijen” e pushtetit t’i marrë të gjithë zvarrë pas vetes, t’i përbaltë, t’i mundë dhe në fund t’i flakë.
Llogaritë e tij mbi presidentin bëhen nga pozicioni i tij si kryeministër i një shumice legjitime dhe nga shembujt e shpërblimit që ka dhënë ndaj atyre që i kanë dhënë pushtetin dhe shembujt e ndëshkimit ndaj atyre që i kanë dalë kundër. Në një farë mënyre Berisha po i mund të gjithë me hijen e vet, dhe jo me fuqinë reale që ka. Në shoqërinë shqiptare tashmë ekziston miti i tij si një udhëheqës i fortë që nuk mundet, ekziston miti i tij si një hakmarrës, ekziston miti i tij si një shpërblyes i madh, ekziston miti i tij si një pazarxhi i madh dhe si për ironi të fatit kur ia bashkojnë bashkë gjithë këto pisllëqe, formojnë dhe mitin e tij si “politikan i madh”. Të gjitha këto i “besohen” se ai është në pushtet dhe ka mundësi t’i realizojë.
Për të çmontuar këtë hije të frikshme të tij, LSI, nëse e ka seriozisht betejën me të, duhet të çmontojë koalicionin qeveritar. Përpjekjet e tij për të gjetur një president brenda gardhit janë qartazi në kundërshtim me platformën e saj politike dhe angazhimet e saj publike për një proces që duhet të shkojë në një gjatësi vale me Evropën dhe duhet të dalë nga koalicioni, para se Berisha të legjitimojë procesin e zgjedhjes së presidentit të tij me LSI në koalicion. Dalja nga koalicioni është akt politik, që i tregon Perëndimit se Presidentin nuk po e zgjedh as shumica, por klani Berisha me pare të pista. Një dalje në opozitë e LSI para se Berisha ta përdorë atë si noterizuese të procesit të një presidenti me 71 vota, do të bënte që procesi të delegjitimohej dhe Berisha të gjendej përballë alternativës së dytë, asaj të votëbesimit.
Problemi i dytë që ekziston në këtë Kuvend, përveç partive të vogla, janë ata që quhen deputetë të pavarur. Kastriot Islami, Dritan Prifti, por dhe Gazmend Oketa, janë deputetë të ikur nga paritë me të cilat kanë marrë mandatin, dhe në lojën e numrave natyrisht që marrin rëndësi. LSI, si partia më e madhe ndaj të vegjëlve, duhet që jo vetëm të bëjë aktin e largimit nga qeveria, por duhet të formojë një pol të partive të vogla në Kuvend, të cilat bashkohen në një pikë, atë të Presidentit konsensual. Kjo aleancë parlamentare e re, nëse realizohet ende pa u konsumuar ky proces, do t’i japë partive të vogla peshën që tentuan t’u heqin dy partitë e mëdha me reformën kushtetuese. Nëse ato formojnë polin e Presidentit konsensual në Kuvend, atyre u lind e drejta që ta diktojnë atë, ose të diktojnë një shumicë të re në vend. Fuqia për të bërë bashkë deputetët e partive të vogla në Kuvend si kusht ndaj dy partive të mëdha, do t’i japë legjitimitet real procesit të presidentit konsensual.
Një pol i tillë parlamentar do të sillte një pasuri të re në jetën politike shqiptare të këtij muaji, por mbi të gjitha do ndalte tërheqjen zvarrë që Berisha po i bën parlamentit drejt presidentit të tij. Një pol i tillë ka shanse reale dhe të drejtën legjitime të votëbesojë dhe Berishën si kryeministër nëse ai tenton të shkatërrojë deri në fund procesin dhe të mos i bindet kandidatit të tyre. Dhe siç dihet, ai proces është shumë i thjeshtë. Të vegjlit në qeveri me disa ministra teknikë si shtesë dhe vota mbështetëse të opozitës e çojnë Berishën më shpejt se ç’mendon dhe ai vetë në pension. Berisha po tenton t’i marrë zvarrë si kryeministër deri sa të zgjedhë Presidentin, kurse ata duhet ta detyrojnë të zvarritet pas tyre.
Keni për të parë sa qesharak do të duket, sa i dobët, sa banal, sa frikacak dhe sa i përunjur kur të numërojë në tabelë 71 vota kundër tij. Dhe sa shumë trima do dalin pastaj kundër tij rrugëve, në parlament, biles dhe në PD.
UUUUU Pandeli Majko, eshte njeriu me patriot nder te gjithe njerezit qe mirren me politike ne shqiperine fantome(fantazem).
Pandeli Majko mos harrojme ishte ne qeverine e shqiperise ,ne kohen me delikate ku ne si shqipetare,kemi perballu( fluksin e refugjateve nga kosova,vrasjen e azem hajdarit(mafiozit demokrat)....deh situaten e nderlikuar ku shqiperia perballej me realitetin lufte ndaj serbise apo mbijetese nga varferia qe gllaberonte shqipetaret te cilet gjindeshim ne kaos dhe anarki...).ky njeri duhet vleresuar sot!
Sala mo mire ja fut vetes me belcik lol, se tpranoj pandin president, dont get me wrong pandi is a great guy... Po se ha sala ate spinaq ja ka kalu dhe enverit nga paranoja
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
UUUUU Pandeli Majko, eshte njeriu me patriot nder te gjithe njerezit qe mirren me politike ne shqiperine fantome(fantazem).
Pandeli Majko mos harrojme ishte ne qeverine e shqiperise ,ne kohen me delikate ku ne si shqipetare,kemi perballu( fluksin e refugjateve nga kosova,vrasjen e azem hajdarit(mafiozit demokrat)....deh situaten e nderlikuar ku shqiperia perballej me realitetin lufte ndaj serbise apo mbijetese nga varferia qe gllaberonte shqipetaret te cilet gjindeshim ne kaos dhe anarki...).ky njeri duhet vleresuar sot!
Pandi president?
E meriton!
Per mua nuk ka rendesi kush do jete presidenti si emer. Mjafton te mos jete njeri i Edi Rames apo qe ka sadopak simpati per te etj...
Majko eshte nje spiun i rendomte i grekut --Ai eshte rekrutuar kur futi ne bankat greke te Qipros 2 Milione dollare
Per keto miliona ate e ka akuzuar vete ministri i tij i brendeshem Ilir Gjoni , ne kohen kur Majko ishte Kryeminister
Pas kesaj akuze Blendi Fevziu e ftoi Majkon ne emisionin e tij Debat dhe e pyeti ne lidhje me keto para te depozituara ne Bankat greke
Majko nuk dinte ca te thoshte dhe u be qesharak, fare ndersa Blendi Fevziu po e torturonte me pyetje duek qeshur me te
Naga ky muhabet del nje Problemi i tille :.....Perderisa opozita eshte e mbushur me politkane te rekrutaur nga greku, Saliu do ngelet gjithmone en pushtet .......
Ngelet pushteti i pandryshueshem , sepse PS-ja nuk mund te flase asnje fjale pro patriotizmit per shkak se i ka politkanet te kapur nga Greqia
Mirpo nuk ka opozite ne bote qe kerkon t e marre pushtetin dhe t e mos perdori karten e patriotizmit --.....sepse kjo karte te jep shumicen substanciale te elektoratit , hsumice e cila i ben balle edhe manipulimeve te pushtetit
Per mua kandidat i sakte per President nga PS-ja eshte __Agim Fagu --figure e ndershme dhe e pa-konsumuar nga politka e dites ne Shqiperi...
Ndersa me i miri per kandidat per president eshte Lisen Bashkurti --eshte i shkelqyer si politkan dhe si patriot
E kam degjuar njehere te flasi dhe dukej qe kishte nje menyre arsyetimi Perfekte
Ai me duket ka studjuar per filozofi , dhe sic ka thene Sokrati Drejtuesi me i mire eshte nje filozof
Mesila Doda
Nga PD-eja eshte Jozefina qe eshte super -- Ajo i ve perpara gjthee ata te PS-se, dhe eshte edhe patriote shume
Por ka te meten qe eshte ekstremiste partiake
Ndersa PS-ja s'ka asnje per te qene --Depudetet e PS-se kane nivel shume te ulet
Une cuditem kur lexoj ata , se si marrin guximin ata te merren me politke kur,
mendimi tyre politik eshte shume i ceket , njelloj me njeriun e ruges
--Te vetmen gje qe dijne mire ata eshte, kur kalojne ne orgazem ndersa jane duke i lepire bythen grekut ......
Eshte pikerisht kjo lloj politke qe ben opozita , qe ka bllokuar nderimin e pushtetit ne Shqiperi ....
Le te presim tani levizjen qe do beje Sala ---
Sala gjeneron gjithmone ide te reja, porse kete radhe nuk ka nga t'ja mbaje..... hahahahaha
Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.